Lajme nga vendi
Maqedoni, paga mesatare për muajin mars është 40.496 denarë

Siç njoftojnë nga Etni Shtetëror për Statistika, paga mesatare mujore neto për të punësuar në mars të këtij viti arrin 40.496 denarë dhe është 16 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar.
Kjo rritje ka ardhur si rezultat para së gjithash i rritjes së pagës mesatare mujore bruto për të punësuarit në sektorët: Furnizimi me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar (22.2%), administratë publike dhe mbrojtje; sigurim social i detyrueshëm (21.7%) dhe arsim (20.9%).
Rritja e pagës mesatare mujore bruto për të punësuar, krahasuar me muajin paraprak është vërejt në sektorët: Minierat dhe guroret (7.8%), akomodim dhe shërbim ushqimor (7.3%) dhe industria përpunuese (6.1%).
Paga mesatare bruto gjatë muajit mars 2024 është 60 803 denarë.
Lajme nga vendi
Kasami: Përfundon “Tetova n’festë”, 19 ditë, 32 aktivitete kulturore, sportive, koncerte, netë rinore

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami ka njoftuar se më natën finale të Streetballit, ka përfunduar edhe Vera Tetovare “Tetova n’festë”.
“Me natën finale të Streetballit 3×3 përfundoi edhe Vera Tetovare “Tetova n’festë”! 19 ditë, 32 aktivitete kulturore, sportive, koncerte, netë rinore dhe shumëçka tjetër!
Një falënderim i veçantë për qytetarët dhe mërgimtarët për pjesëmarrjen e tyre gjatë aktiviteteve!
Ju faleminderit nga zemra”, ka shkruar kryetari i Besës, Bilall Kasami.
Lajme nga vendi
QMK: Katër zjarre aktive, dy janë nën kontroll

Qendra për Menaxhim me Kriza informoi sot në mëngjes se në territorin e vendit ka katër zjarre aktive, në komunat Çashkë, Likovë, Studeniçan dhe Makedonski Brod.
Në komunën e Çashkës, mbi Bogomillë po digjet një pyll i përzier, në komunën e Likovës midis fshatrave Vaksincë dhe Sllupçan është djegur një pyll i ulët, në komunën e Studeniçanit, më saktësisht pranë fshatit Dreçavicë, ka zjarr pyjor në male, ndërsa në komunën e Makedonski Brod pranë fshatit Greshnicë po digjet një pyll i degraduar me bimësi të ulët.
Nën kontroll janë zjarret në komunën e Dollnenit, pranë fshatit Strovijë, pas vendit të quajtur Gajdarec – Klepalë, ku është djegur një pyll me bimësi të ulët, dhe në komunën e Zhelinës, në afërsi të fshatit Cerovë, ku po digjet një pyll i përzier.
Sipas informacioneve të QMK-së, në 24 orët e fundit kishte gjithsej 23 zjarre nga të cilat 17 janë shuar.
Lajme nga vendi
Thirrjet anti-shqiptare në Kumanovë, Prokuroria nis hetimin

Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë ka hapur një procedurë hetimore dhe ka lëshuar udhëzime për SPB Kumanovë për të hetuar elementet e një vepre penale të mundshme, të lidhur me thirrje me përmbajtje të gjuhës së urrejtjes nga persona të panjohur.
Incidenti ndodhi gjatë ndeshjes së basketbollit mes përfaqësueseve të Maqedonisë dhe Rumanisë, e zhvilluar më 2 gusht në Kumanovë, ku në një pjesë të tribunës u dëgjuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare.
Sipas njoftimit të Prokurorisë, është dhënë gjithashtu urdhër për sigurimin e incizimeve nga kamerat e sigurisë, me qëllim identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Ndeshja në fjalë ishte e para në ciklin kualifikues për Kampionatin Botëror 2027, ndërsa përfaqësuesja e Maqedonisë u mund nga Rumania me rezultat 72:80. Ky aktivitet sportiv shënoi edhe hapjen zyrtare të sallës së rinovuar të sporteve në Kumanovë.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve