Lajme nga vendi
Mickoski: Jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës, jo vetëm në aspektin e energjisë elektrike dhe transaksioneve ndërkufitare
Ne mund të jemi të vegjël, por jemi shumë të rëndësishëm në këtë pjesë të botës, jo vetëm për sa i përket energjisë elektrike dhe transaksioneve ndërkufitare. Duhet të merret parasysh realiteti dhe të mos nënvlerësohet ky treg i vogël dhe i brishtë, tha sot Hristijan Mickoski nga Forumi i 7-të i Energjisë Maqedonase (MEF).
Mickoski theksoi se efiçienca energjetike do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme, por edhe se përfundimi i gazsjellësit greko-maqedonas nuk do ta kompletojë tablonë pa interkonektorë shtesë për Evropën Qendrore dhe Qendrore-Lindore.
Sipas Mickoskit, paralelisht me tranzicionin energjetik, vendi do të duhet të ketë parasysh edhe aspektet sociale, por edhe për ngrohjen, sepse ndotja duhet të jetë ndër prioritetet kryesore.
Lajme nga vendi
Pendarovski: Pa ndryshime thelbësore, LSDM rrezikon zhdukjen
Ish-presidenti Stevo Pendarovski i dërgoi një paralajmërim të fortë udhëheqjes së LSDM-së, duke theksuar se partia ndodhet në një kryqëzim kritik dhe pa ndryshime të thella mund të përballet me rënie të mëtejshme dhe margjinalizim politik.
Pendarovski vuri në dukje një paradoks: edhe pse VMRO-DPMNE ka humbur pjesë të mbështetjes së saj tradicionale, LSDM nuk ka arritur ta shfrytëzojë këtë dhe të tërheqë votuesit opozitarë.
“Kur nuk e bëtë këtë, receta është e qartë, ose ndryshoni strategjinë politike dhe qasjen ndaj qytetarëve, ose sillni njerëz të rinj që dinë të arrijnë shtresat e ndryshme të elektoratit”, theksoi ai.
Ish-presidenti shtoi se problemi nuk është vetëm në komunikim, por edhe në thelbin e veprimit politik, strategjinë, vendosjen e kuadrove dhe mënyrën se si partia i drejtohet publikut.
Ai paralajmëroi se me trendin aktual të uljes së mbështetjes, LSDM rrezikon një rezultat edhe më të keq në zgjedhjet e ardhshme.
“Ekziston një rrezik real që partia të zhduket ose të futet në margjinën statistikore të gabimit”, përfundoi Pendarovski.
Lajme nga vendi
FILIPÇE: MASA TË VONUARA – QYTETARËT TASHMË PAGUAJNË ÇMIMIN!
Lideri i LSDM-së, Venko Filipçe, ka kritikuar Qeverinë dhe Kryeministrin Mickoski për implementimin e ngadaltë të masave ekonomike që do ta lehtësonin situatën financiare të qytetarëve. Sipas tij, qytetarët tashmë po ndjejnë spiralen e çmimeve të shkaktuar nga rritja e çmimeve të karburanteve dhe produkteve bazë ushqimore.
“Çmimi i naftës tek ne është rritur për 34,5%, pra nga 71 në 95,5 denarë. Nga transporti dhe bizneset e kompanive, deri te ajo që qytetarët e ndjejnë më së shumti: shtrenjtimi i produkteve bazë ushqimore.
Para krizës, buka e bardhë prej 500 gramësh kushtonte 34 denarë, ndërsa tani në disa markete shkon në 47,5 denarë. Vaji nga 77,5 në 110 denarë. Vezët nga 220 në 290 denarë. Mielli nga 40 në 52,5 denarë, ndërsa qumështi me 3,2% yndyrë nga 67,5 në 82,5 denarë. Rritje drastike ka edhe te perimet dhe frutat: domatet nga 130 në 235 denarë, ndërsa mollët vendase nga 45 në 70 denarë.
Kjo është dëshmi se qytetarët janë lënë të përballen vetë me situatën. Se as kryeministri dhe as kushdo tjetër në qeveri nuk kanë vullnet – e jam i bindur se nuk kanë as kapacitet – për t’i ndihmuar qytetarët, për të hartuar dhe zbatuar masa që do t’i zbusnin këto goditje të çmimeve.
Ka pasur një rritje të pagës minimale prej 1.667 denarësh. Me këtë nuk arrihet asgjë. Shporta e konsumit ka arritur pothuajse në 68.000 denarë. Duke pasur parasysh se më parë është rritur edhe çmimi i energjisë elektrike, si dhe i ngrohjes qendrore, kjo rritje nuk sjell ndonjë përmirësim real – qytetarët nuk e ndjejnë atë në jetën e përditshme” – tha në një press-konferencë, lideri socialdemokrat Venko Filipçe.
Lajme nga vendi
KRYQËZIME PA SEMAFORË, RREZIK PËR VOZITËSIT DHE KËMBËSORËT
Mungesa e semaforëve në kryqëzimet e bulevardit Vidoe Smilevski Bato po shkaktojnë aksidentë të shumëta në udhëkryqet që me rrugën tek kontrolli i vjetër teknik dhe tek rruga e kazermës së qytetit. Përveç mungesës së semaforëve, problem në vete del të jetë edhe mungesa e shenjave të komunikacionit të cilat janë dëmtuar nga aksidentet dhe më nuk janë zavendësuar. Qytetarët që banojnë dhe punojnë në këtë rajon thanë se janë dëshmitar të aksidenteve të shpeshta. Ata thonë se deri në vendosjen e semaforëve, aksidentet në këto dy pika nuk do të pakësohen pasi që edhe shpejtësia e lëvizjes së automjeteve në këtë rrugë është lartë.
Vozitësit ndërka thonë se vendosja e semaforëve në këto dy udhëkryqe do të thotë rritje e sigurisë edhe për ngasësit e veturave por edhe për këmbësorët.
Nga Komuna e Tetovës thonë se janë të vetëdijshëm se pas depërtimit të bulevardit VS BATO deri në fshatin Poroj, dukshëm është rritur lëvizja e veturave në këtë pjesë. Nënkryetari Albi Qamili premton se për një periudhë të shpejtë kohore do të vendosen semaforët dhe me këtë ai pret që të zgjidhet ky problem.
Aksidente të shumëta kanë ndodhur në këto dy udhëkryqe që nga lëshimi në përdorim i bulevardit VS Bato, sidoms pas asfaltimit deri rrugën rajonale që lidh Tetovën me Jazhincën.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni1 week agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota1 week ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

