Lajme nga vendi
Tani mjekësinë mund ta kryeni edhe në universitetin privat të Merkos në Strugë,i cili fitoi lejen nga ministri Shaqiri

Universiteti Ndërkombëtar i Strugës pas të cilit qëndron kryetari i komunës së Strugës tani do të ketë edhe fakultetin e shkencave mjekësore.
Vendimin e tillë e ka miratuar ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim, Jeton Shaqiri, i cili është nga Struga dhe bashkëpartiak i Merkos në BDI.
Studentët e ardhshëm do të mund të studiojnë shkencat mjekësore në këtë institucion privat të arsimit të lartë, i cili po ashtu ka disa degë të tjerë siç janë, fakulteti për shkencat ekonomike, fakultetin e juridikut, informatikës dhe shkencave politike.
Ministria e arsimit dhe shkencës ka konfirmuar se janë plotësuar kushtet të fillimin e studimeve të mjekësisë në UNS. Mendim pozitiv kanë dhënë edhe Agjencia për kualitet të arsimit të lartë dhe Bordi i akreditimit.
Në Maqedoni ekzistojnë disa fakultete të mjekësisë, duke përfshirë Fakultetin e Mjekësisë në Shkup, Shtip dhe Tetovë. Këto fakultete ofrojnë arsim në fusha të tilla si mjekësia e përgjithshme, infermierët/teknikët profesionistë, teknologët radiologjikë, terapia e të folurit dhe gjuhës dhe terapistë fizike. Vitin e kaluar, institucioni privat i arsimit të lartë International University “Vision” në Gostivar mori leje për themelimin e Fakultetit të Shkencave Shëndetësore.
Vitin e kaluar më 20 qershor, Departamenti i Shtetit e caktoi kryetarin e Strugës Ramiz Merko si të papranueshëm për hyrje në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirjes në korrupsion të madh. Departamenti i Shtetit tha më pas se si kryetar i komunës së Strugës, ai ka keqpërdorur fondet komunale dhe ka ndërhyrë në proceset gjyqësore dhe të tjera publike, duke dëmtuar besimin e publikut maqedonas në institucionet dhe zyrtarët demokratikë. Në të njëjtën kohë, bashkëshortja e tij dhe tre fëmijët e rritur, u futën në listën e zezë të SHBA-ve./sdk.mk/
Lajme nga vendi
Bilall Kasami sot zyrtarisht shpall kandidaturën për mandatin e dytë në Komunën e Tetovës

Lajme nga vendi
VLEN publikon listën e kandidatëve për zgjedhjet lokale

Sot, kryesia qendrore e koalicionit VLEN mbajti mbledhjen e radhës, ku ndër temat kryesore ishte diskutimi për përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, raporton SHENJA.
Në një konferencë për shtyp nga VLEN theksojnë se prioritet mbetet përzgjedhja e kandidatëve më të pranuar për qytetarët, duke u përqendruar në figura që do të jenë në funksion të interesave lokale dhe zhvillimit komunal.
Pas diskutimeve, kryesia ka miratuar listën e mëposhtme të kandidatëve për kryetarë komunash:
Tetovë: Bilall Kasami
Çair: Izet Mexhiti
Strugë: Mendi Qyra (kandidat i pavarur)
Kërçovë: Fatmir Limani
Dibër: Fisnik Mela
Shkup: Bashkim Bakiu
Saraj: Muhamed Elmazi
Likovë: Nexhmedin Sadiku
Haraçinë: Daut Beqiri
Zhelinë: Blerim Sejdiu
Tearcë: Daut Memishi
Bogovinë: Feti Abazi
Bërvenicë: Haqim Ramadani
Dollnen: Blerim Islami
Nga VLEN gjithashtu është bërë e ditur se ende nuk ka një vendim përfundimtar për kandidaturat në komunat e Gostivarit, Vrapçishtit, Studeniçanit dhe Çashkës, ndërsa vendimet për këto pritet të merren në ditët në vijim.
Lajme nga vendi
Aksidenti në Tetovë – i riu jashtë rrezikut për jetë! Nga fillimi i vitit në Tetovë 8 persona e kanë humbur jetën në aksidente

Adoleshenti që u lëndua gjatë aksidentit të djeshëm është në gjendje të qëndrueshme dhe po trajtohet në shtëpi. Trupat e tre viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe pas autopsisë do t’i dorëzohen familjarëve për varrim, bëjnë të ditur nga Spitali i Tetovës.
Aksidenti i djeshëm ndodhi si pasojë e humbjes së kontrollit nga drejtuesi i mjetit Opel Astra, njoftojnë nga Sektori për Punë të Brendshme i Tetovës. Informacione shtesë për shkaqet që çuan në humbjen e kontrollit priten nga mjekësia ligjore dhe prokuroria. Por sipas të dhënave fillestare, nga ajo që shihet në video-incizimet e kamerave të sigurisë, dyshohet se drejtuesi mund të ketë pësuar sulm në zemër.
Nga SPB Tetovë thonë se që nga fillimi i vitit 2025, në rajonin që mbulohet prej tyre, nga aksidentet rrugore kanë humbur jetën tetë persona. Po aq viktima ka pasur edhe gjatë vitit 2024.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve