Connect with us

Lajme nga vendi

Investim amerikan prej 35 milionë eurosh dhe 100 vende të reja pune në RMV, paralajmëroi Mickoski

Published

on

Pas investimit prej 500 milionë dollarësh të Alkazar Enerxhi në parkun e erës, i cili është më i madhi në rajon dhe investimi i kompanisë gjermano-belge Epsoteh Aim në Petrovec prej 20 milionë eurosh, Vabptek-u amerikan do të investojë në Maqedoni. Kompania Vabtek është pjesë e pesëqind kompanive më të mëdha në SHBA, njoftoi kryeministri Hristijan Mickoski, transmeton Portalb.mk.

“Realizova takim me nënkryetarin ekzekutiv të kompanisë në Uashington ku u konfirmua dinamika e realizimit të investimit të ri. Më shumë se 100 vende të reja pune, investim me vlerë prej 35 milionë euro. Investimet do të bëhen në prodhimin e frenave për mjetet hekurudhore”, njoftoi Mickoski.

Ndryshe më 5 korrik, u njoftua se kompanitë gjermane EPSOTECH e cila në partneritet me kompaninë belge AIM do të investojë në ndërtimin e një fabrike të re prodhuese në vend, për të cilën do të investohen 20 milionë euro. Siç njoftoi Qeveria e Maqedonisë së Veriut për një vit do të hapen 110 vende të reja pune.

Nga ana tjetër në fund të qershorit 2024, Qeveria shpalli një investim tjetër po aq të madh. Më 25 qershor 2024Alcazar Energy Partners, investitori kryesor në burimet e rinovueshme të energjisë në tregjet në zhvillim, njoftoi fillimin e investimit të parkut më të madh të erës në Maqedoninë e Veriut me kapacitet deri në 400 MW.

Advertisement

Lajme nga vendi

Nesër dhe të premten moti shumë i nxehtë me temperatura të larta

Published

on

Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende nesër pritet të kalojë edhe 40 gradë. Vlera e indeksit UV do të jetë 9, paralajmërojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

Të premten pasdite dhe në orët e natës në disa vende do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë me erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Në ditët e fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, ndërsa temperaturat e ditës do të bien për 5-7 gradë në krahasim me ato të nesërmet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Filipçe: Siç ka filluar VMRO-DPMNE, më e keqja ende nuk ka ardhur

Published

on

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe foli për vitin e parë të VMRO-së, duke paralajmëruar se vendi po fundoset, ndërsa zyrtarët qeveritarë fshihen pas fjalëve boshe dhe sukseseve të rreme.

“Pasi kuptoi se pakënaqësia po rritet dhe qytetarët ndihen të mashtruar, VMRO-DPMNE thotë se më e mira ende nuk ka ardhur. Pas katër vitesh qeverisje lokale dhe një qeverie qendrore, VMRO-DPMNE thotë: mos shikoni se çfarë kemi bërë deri më tani, por shikoni drejt së ardhmes”, tha Filipçe nga Kavadari.

Filipçe reagon ndaj, siç theksoi ai, përpjekjeve të qeverisë për të relativizuar dështimin e vet.

“Por kam një mesazh për Mickoskin, pasnesër dihet. Dhe mëngjesi që duhej të sillte shpresë, krenari dhe perspektivë, solli vetëm poshtërim, pakujdesi, arrogancë dhe kokëfortësi. Ndërsa Mickoski mban konferenca për shtyp për “sukseset” që askush nuk i ka parë, fermerët mbeten pa asnjë qindarkë mbështetje, ekonomia është e bllokuar, me rritje negative.

Nuk ka rimbursim të TVSH-së për kompanitë, nuk ka rritje të pagave. Nuk ka reforma në gjyqësor. Nuk ka masa për çmimet. Ka vetëm borxhe, 7 miliardë euro borxh të ri në një vit. Ka edhe inflacion galopant, në një kohë kur autoritetet po na bindin se jemi një ‘tigër’ ekonomik”, shtoi Filipçe, duke theksuar absurditetin e narrativave të qeverisë në krahasim me realitetin.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Borisov: PPE do të propozojë amendamente në të cilat Bullgaria këmbëngul në Raportin për Maqedoninë e Veriut

Published

on

“Amendamentet që përmendëm në Raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të propozohen nga Partia Popullore Evropiane (PPE)”, tha sot kreu i GERB-it dhe ish-kryeministri bullgar, Boyko Borisov.

Ai tha se kishte folur edhe me Manfred Weber dhe PPE-në dhe se raporti i PE-së nuk është detyrues.

“Amendamentet do të propozohen nga e gjithë PPE-ja, ndërsa ‘propozimi francez’, siç e quajmë ne, nuk do të anashkalohet”, tha Borisov, duke shtuar se PPE-ja nuk është vetëm partia më e madhe, por edhe më e fuqishme dhe, siç thotë ai, “ne do të arrijmë ta bëjmë këtë për të mbrojtur historinë dhe vendin tonë”.

Ai falënderoi të gjithë eurodeputetët në Parlamentin Evropian.

“Ne po bëjmë përpjekje si nga ana e qeverisë ashtu edhe nga ana e Parlamentit Evropian. Është e vërtetë, nëse do të isha kryeministër, kjo nuk do të kishte ndodhur”, shtoi Borisov.

Advertisement

“Nuk mund të thoshim se kush do të ishte raportuesi, di vetëm se katër ose pesë vjet më parë kjo nuk mund të kishte ndodhur. Pastaj Maqedonia nënshkroi një Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë, shkuam së bashku te Papa, unë shkova në Maqedoni për festat, kryeministri i tyre erdhi këtu, pastaj erdhi ai. Ne vazhdojmë me ndryshimet në pushtet, ata filluan të hapnin fluturime me Shkupin, ata fluturuan një herë dhe ky ishte fundi i gjithë diplomacisë Bullgari-Maqedoni e Veriut”, tha Borisov.

Continue Reading

Më të lexuarat