Connect with us

Lajme nga vendi

Prej nesër deri në mes të javës së ardhshme në disa vende mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima

Published

on

Nesër do të mbajë mot shumë i nxehtë dhe niveli portokalli do të jetë aktiv për rrezik për temperatura të larta, ndërsa në ditët në vijim temperaturat do të shënojnë rënie graduale.

Nga DPHM bënë të ditur se nga nesër deri në mesin e javës së ardhshme (24.07) në orët e pasdites dhe të mbrëmjes në shumë vende moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Lokalisht do të ketë mot të ligë me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të fortë dhe breshër.

Në Shkup, prej nesër dhe në ditët në vijim në orët e pasdites dhe të mbrëmjes moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në pjesë të luginës do të ketë procese më intensive me reshje të rrëmbyeshme, erë të fortë dhe paraqitje lokale të breshërit.

Nga DPHM me rekomandim, në rast të shfaqjes së shkarkimeve elektrike, rekomandohet kujdes më i madh, të mos qëndrojnë në hapësira të hapura dhe nën pemë të vetmuara.

Advertisement

Lajme nga vendi

Privohet nga liria një 44-vjeçar nga Gostivari tentoi t’i sulmojë gruan dhe vajzën e tij

Published

on

Më 09.02.2026 në ora 02:15, punonjës policie nga SP Gostivar kanë privuar nga liria një burrë 44-vjeçar nga Gostivari. paraprakisht, në ora 01:25, bashkëshortja e tij 43-vjeçare ka denoncuar se ai ka tentuar t’i sulmojë atë dhe vajzën e tyre. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’i përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Në vendbanimin Hanet e Mavrovës gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:00, në vendbanimin Hanet e Mavrovës, punonjës policie nga Stacioni Policor Mavrovë kanë privuar nga liria personat G.D. (28) dhe D.A. (28) nga Shkupi, të cilët po transportoheshin me automjetin pasagjerë „Golf“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga G.D.. Gjatë kontrollit të automjetit është gjetur marihuanë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do t’u përgatitet parashtresë përkatëse.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Incident në një bastore në Tetovë: kërcënohet punonjësja dhe thyhet xhami i pultit

Published

on

Më 08.02.2026 në ora 20:15, në SPB Tetovë, A.M. (31) nga fshati Bellovisht, e punësuar në një bastore sportive në Tetovë, ka raportuar se personi B.B. (65) nga Tetova është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar punonjësen, pas së cilës ka thyer xhamin e pultit.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Continue Reading

Më të lexuarat