Lajme nga vendi
Tetë vatra zjarri ende aktive në Maqedoni, autoritetet në terren

Në 24 orët e fundit janë regjistruar gjithsej 35 zjarre në territorin e vendit, prej tyre aktualisht tetë ngelen aktive.
Zjarri në malin Serta, mbi fshatrat Dragoevë dhe Sellcë, është ende aktiv.
Tre zjarre janë në territorin e komunës së Çashkës, në afërsi të fshatrave Bogomillë dhe Oroshe, afër fshatit Gabrovnik dhe afër fshatrave Jabolçishtë dhe Drenovë.
Zjarri i pestë është në komunën Gradsko, afër fshatit Podles, i cili shtrihet në territorin e komunës së Rosomanit, afër fshatit Sirkovë, zjarr ka edhe në komunën e Makedonski Brodit, afër fshatrave Sllatinë dhe Greshnica.
Zjarr ka edhe në fshatin Nebregovë të komunës së Dollnenit dhe afër fshatit Badilen të komunës së Novosellës.
Një aeroplan policor i tipit Bel-412 nga Departamenti për Njësi Ajrore edhe dje veproi në shuarjen e zjarrit që shpërtheu në malin Serta, ndërmjet fshatrave të Shtipit, Dragoevë dhe Sellcë. Gjatë operacionit, në 26 fluturime u hodhën 39 ton ujë. Nga MPB thonë se zjarri ende është aktiv dhe vazhdojnë aktivitetet për shuarjen e tij.
Kryetari i Komunës së Shtipit, Ivan Jordanova, dje pasdite tha për MIA-n se prerjet në pjesët e malit janë bërë në afërsi të fshatrave.
“Bërja e pjesëve malore ishte e vështirë sepse është një pjesë e pjerët e malit. Flakët janë duke u shuar intensivisht nga toka nga zjarrfikësit e NJTZ-Shtip, Probishtip dhe Koçani, pjesëtarë të Armatës dhe Policisë, NP “Pyjet e Maqedonisë” dhe popullata vendase. Ndërmarrjet komunale të Shtipit dhe katër kompani ndërtimore u bashkuan në shuarjen e zjarrit me makineri ndërtimore, tha Jordanov.
Drejtori i QMK-së Stojançe Angelov informoi se dje në shuarjen e zjarreve janë përfshirë 145 pjesëtarë të Armatës, të sistemuar në vende të ndryshme, 55 policë, prej të cilëve 30 nga Njësia për Sistemim të Shpejtë (NJSSH) dhe 25 pjesëtarë të njësitit “Tigrat”, 40 pjesëtarë të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH).
Lajme nga vendi
OLD TIMER FEST MBAHET NË TETOVË

Lajme nga vendi
Ora letrare “Puhizë në vargje” mbahet në Tetovë

U mbajt “Puhizë në vargje”, një orë letrare në kuadër të Verës Kulturore Tetovare, “Tetova në festë” e organizuar nga Shoqata e Shkrimtarëve “Oeneum” dhe nikoqirët e verës kulturore Komuna e Tetovës Të pranishëm ishin poet nga Tetova, Gostivari dhe Shkupi, miq të Oeneumit, por edhe miq të Tetovës, të cilët lexuan poezitë e tyre autoriale dhe zhvilluan diskutime për sfidat e poezisë në kohët e sotme. Kjo ishte një mundësi që Tetovës sonë t’i dhurojmë më shumë ngjyra arti dhe frymë poetike. Sadije Aliti kryetare e Shoqatës së Shkrimtarëve Oeneum, theksoi se është viti i nëntë me rradhë që Shoqata e Shkrimtarëve Oeneum është pjesë e manifestimeve kulturore verore, duke faleminderuar të pranishmit, që edhe në ditë të diele, sakrifikojnë kohën e tyre për aktivitete letrare, pasi poezia është një dashuri e një sakrificë.
Fjalë përshëndetëse kishte edhe Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës, e cila përcolli përshëndetjet e Kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, duke theksuar se Komuna e Tetovës çdo herë është në mbështjetje e përkrahje të veprimtarive letrare e kulturore për të ngritur në një cilësi më të lartë jetën artistike në qytet.
Vargje e tyre peotike i lexuan: Sadije Aliti, Behare Neziri, Ejup Ajdini, Rami Kamberi, Adem Abdullahu, Bajramali Selimi, Muaxher Haruni, Merita Abzazi, Surja Etemi, Sulejman Meazi, Jusufzija Ademi, Mejreme Tushi Kajolli, Leme Ameti, Azra Alija, Merita Emurllai, Emira Ibishi, Bejza Isaki, e të tjerë.
Lajme nga vendi
Promovohet libri “Rrugëtim në artin e veçantë”

Sot, në ambientet e ish Radio Tetovës u promovua libri “Rrugëtim në artin e veçantë” i autorit Zeqir Memeti. Nëpërmjet punës së tij, autori ka sjellë një dimension të veçantë artistik, duke shënuar figura, qytete dhe monumente që mbartin mesazhe të forta kulturore. Edhe ky aktivitet është në kuadër të manifestimeve Vera Kulturore Tetovare. Autori Zeqir Memeti tashmë një kohë të gjatë merret me artin e veçantë duke pikturuar përmes gjilpërave, ndërsa këto punime tashmë janë edhe në librin e tij.
Deklarta Zeqir Memeti
Në ndërkohë, poashtu në hapësirat e ish radio tetovës u mbajt ekspozita “Kinematografi”, që është një ekspozitë faleminderimi për artistët e kinematografisë shqiptare.
“Ekspozita titullohet Kinematografi, është një ekspozitë faleminderimi për artistët e kinematografisë shqiptare dhe ështe gjithashtu edhe një rikujtim për epokën e artë që këta artistë I kanë dhënë shoqërisë tonë. Gjithsej janë 50 piktura të realizuara në stilin Pop Art të cilat janë shpërndarë në ambiente të ndryshme të Radio Tetovës. Në këto piktura janë përfshirë aktorët më në zë të asaj kohe duke përmëndur Robert Ndrenikën, Sandër Prosin, Timo Fllokon, Ndricim Xhepa, Margarita Xhepa, Tinka Kurti dhe një varg akoma më I madh artistësh. Sic e thash janë realizuar në teknikën Pop Art , gjithashtu jam munduar që të ruaj edhe stilin grafik, dhe për të ruajtur identitetin e kinematografisë, imazhet janë realizuar në bardh e zi dhe sfondi ka përbërë një ndërthurje midis modernes dhe të shkuarës ka ngjyra të fuqishme, ngjyra dinamike që bën edhe atë kontrastin e fortë dhe bëhet edhe me tërheqëse për syrin edhe më dinamike si pikturë”. tha Orges Merdani, autor I ekspozitës.
Të dy këta aktivitete janë pjesë e verës kulturore të Tetovës, ndërsa ishin të pranishëm një numër I madh I artdashësve, shkrimtarë dhe mysafirë tjerë. Vera Kulturore në Tetovë, vazhdon edhe me shumë aktivitete tjera kulturore dhe sportive.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve