Lajme nga rajoni
“Punonte për bukën e gojës”, flet gjyshja e kamarierit që u vra në vrasjen e trefishtë në Shqipëri
Hava Muka gjyshja e Gledian Mukës, kamarierit të pafajshëm të vrarë gabimisht gjatë atentatit në Memaliaj, ka dhënë këtë të hënë një deklaratë për media.
Gjyshja e moshuar kërkon drejtësi për nipin e ndjerë. Ajo thotë se 36-vjeçari ishte një person i mrekullueshëm, i cili nuk është i përfshirë në asnjë veprimtari kriminale. Gjyshja thotë se Glediani kishte 1 vit që punonte si kamarier për të siguruar bukën e gojës për familjen e tij.
“Djalin e kemi patur flori e shkuar floririt. Nuk e prisnim që të vritej djali, Ai punonte atje kamarier për bukën e gojës. Përse ma vranë djalin, përse?! E kishte lënë punën dhe po rrinte atje se ishte vapë. Unë jam gjyshja, në këto kushte kërkojmë të drejtën e djalit, përse na i vranë. Çfarë bën shteti, i morën jetën djalit! Floriri i nënës! Duam drejtësi që na vranë djalin pa faj, duke punuar. Ishte i ndershëm dhe punëtor. Kishte një vit që pu nonte atje kamarier. Punonte aty për bukuri. Një djal i mrekullueshëm. E kishim yll mezi e kemi rritur”, tha gjyshja.
Shënjestër e atentatit në Memaliaj, ku vra gabimisht kamarieri Gledion Mukja dhe klienti Marsel Çela ka qenë Shyqyri Kalemi, babai i Andrea Kalemit, i cili mbeti i vrarë gjithashtu.
Lajme nga rajoni
Vuçiq akuzon Kroacinë: Është bërë bashkë me Kosovën e Shqipërinë për ta penguar Serbinë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq foli përsëri për marrëdhëniet me Kroacinë në një paraqitje televizive duke akuzuar se Zagrebi, siç u tha Vuçiq, po bllokon rrugën evropiane të Serbisë.
Vuçiq pretendon se “ngritja e Serbisë”, siç tha ai, si “një feniks”, ka bërë Kracia të bëhet bashkë me Kosovën, Shqipërinë, e të tjerët për ta penguar Beogradin. Ai këtu përmendi edhe aleancën ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë e Kosovës.
“Pse fqinjët tanë nuk duan që ne të jemi në BE? Arsyeja është e thjeshtë. Ata menduan se në momentin që u bashkuan me BE-në dhe NATO-n dhe kur ata që ishin në pushtet në Serbi ishin në pushtet dhe nuk e trajtonin vendin e tyre, le të themi, brenda vendit, gjithçka kishte mbaruar dhe se po bëheshin një forcë dominuese nga Triglav në Stamboll në mënyra të ndryshme, dhe sigurisht në zonën deri në Bullgari dhe Greqi”, tha Vuçiq.
“Që kur Serbia është ngritur, që kur Serbia, fjalë për fjalë është ngritur si një feniks nga hiri, është zgjuar dhe është bërë më e fortë, ata duan të frenojnë forcën e Serbisë. Dhe nuk ka ndonjë filozofi të madhe. Kjo është arsyeja pse ata janë të bashkuar me Prishtinën, Tiranën dhe të gjithë të tjerët”, përfundoi Vuçiq, siç raportohet nga mediat në Serbi.
Lajme nga rajoni
Shqipëria ndaloi 51 ton misër nga Serbia, konstatohet prani e substancave kancerogjene
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AUK) në Shqipëri ka konfirmuar të enjten në mbrëmje praninë e aflatoksinës B1 në dy ngarkesa me misër, të importuara nga Serbia, që përbëjnë një total prej 51 tonësh.
Ato ishin të porositura si ushqim për kafshët, ndërsa sipas njoftimit zyrtar, një nga ngarkesat është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa tjetra është bllokuar për asgjësim.
“AKU kreu në Pikën e Inspektimit Kufitar të Hanit të Hotit mostrimin e dy ngarkesave me misër, ushqim për kafshë, origjina Serbi, të cilat pas kryerjes së analizimit laboratorik, janë konfirmuar me prani të Aflatoksinës B1. Informojmë se njëra nga ngarkesat është kthyer në vendin e origjinës, ndërsa ngarkesa tjetër është bllokuar në ambientet e subjektit me destinacion asgjësimin”, thuhet në njoftim.
Ekspertët e cilësojnë aflatoksinën si një nga toksinat më të rrezikshme për shëndetin e njeriut.
Konsumimi i misrit të kontaminuar nga kafshët mund të ndikojë edhe në qumështin që ato prodhojnë, pasi toksina nuk shkatërrohet gjatë procesit të përpunimit. Sipas OBSH-së, ekspozimi ndaj aflatoksinës mund të shkaktojë sëmundje kancerogjene./TopChanel
Lajme nga rajoni
Pak para afatit, LVV dorëzon koalicionin në KQZ
Vetëm edhe disa orë kanë mbetur deri në përfundim të afatit për arritjen e koalicioneve të mundshme parazgjedhore për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit.
Nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është konfirmuar edhe një koalicion që do të garojnë në këto zgjedhje e të përbëra nga:
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane.
Këto të dhëna i bëri publike zëdhënësi i KQZ-së Valmir Elezi.
Elezi theksoi se deri në ora 20:30 të së dielës 17 subjekte politike kanë aplikuar për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhje. Tri nga këto subjekte politike janë koalicione që janë deklaruar në KQZ.
“Subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që aplikojnë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhje, kanë afat që deri më 7 dhjetor të dorëzojnë listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë”, deklaroi ai.
Ai tregoi se cilat subjekte politike tashmë kanë dorëzuar aplikimin:
Koalicionet:
- Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;
- Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe
- Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja VETËVENDOSJE!, GUXO, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).
Partitë politike:
- LIDHJA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – LDK;
- PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK:
- Kosovaki Nevi Romani Partia;
- JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA;
- Za Slobodu Pravdu i Opstanak;
- KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI;
- PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE;
- PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS;
- SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU;
- SRPSKA LISTA;
- INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS;
- FJALA;
- NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS;
- LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK).
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

