Lajme nga vendi
LAMM: 45 minuta pritje në pikën kufitare “Bogorodicë”

Për shkak të frekuencës së rritur të automjeteve, në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje nga vendi pritet rreth 45 minuta. Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton Lidhja Auto Moto e Maqedonisë.
“Intensiteti i qarkullimit në akset rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, nëpër rrugë të thata. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit, drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë”, thuhet në njoftimin e LAMM.
Lajme nga vendi
Aliu: Po përcaktojmë strategjinë kombëtare dhjetëvjeçare për kapacitetet njerëzore, në shëndetësi nevojitet planifikim afatgjatë

Në paraqitjen e tij mbrëmë në televizionin Kanal 5, ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, foli për rëndësinë e planifikimit afatgjatë dhe krijimit të politikave në sektorin e shëndetësisë.
“Kemi formuar grupe pune së bashku me Ministrinë e Arsimit dhe do të përcaktojmë një strategji kombëtare dhjetëvjeçare për kapacitetet njerëzore në shëndetësi. Do të dihet sa klasa do të hapen, në cilin qytet, për cilat profile të arsimit të mesëm profesional dhe sa do të jetë numri i vendeve të lira në fakultetet e mjekësisë. Në fund të ditës do të dimë se sa mjekë do të kemi pas pesë vitesh ose sa infermierë pas katër vitesh, dhe mbi këtë bazë do të krijojmë politika”, deklaroi ministri Aliu.
Sa i përket largimit të mjekëve jashtë vendit, ministri theksoi se paga nuk është faktori kryesor, por dy elementë të tjerë kanë më shumë peshë – infrastruktura më e mirë dhe zhvillimi i karrierës.
“Ne tashmë po punojmë për të eliminuar një pjesë të këtyre problemeve. Për shembull, për sa i përket infrastrukturës së vjetruar, kemi paralajmëruar tashmë një investim të ri prej 205 milionë eurosh në shëndetësi. Mendoj se do të shohim një trend pozitiv të rikthimit të mjekëve nga jashtë”, shtoi ministri.
Ministri Aliu gjatë intervistës u ndal edhe te optimizimi i sistemit “Termini Im”, duke theksuar se digjitalizimi është një nga prioritetet kryesore, për të cilin është krijuar një sektor i veçantë që merret vetëm me procesin e digjitalizimit.
Lajme nga vendi
Rrahje mes kandidatëve për këshilltarë në Vinicë, ndalohet një person

Një kandidat për këshilltar në Vinicë, rrahu brutalisht një tjetër kandidat për këshilltar. I lënduari po trajtohet në qendrën e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Rastin e konfirmojnë edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme. Njoftojnë se kanë privuar nga liria sulmuesin 37 vjeçar me iniciale D.M.
“Pas masave të ndërmarra, është vërtetuar se rreth orës 11:25 para një restoranti në Vinicë, pas një përplasje verbale paraprake, ka pasur dhe përplase fizike mes D.M dhe I.S nga Vinica. I.S ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe pas ndihmës së dhënë në spitalin e Koçanit, është dërguar në kompleksin Nënë Tereza për mjekim të mëtejmë. D.M është mbajtur në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritët kallëzim përkatës”, thonë nga MPB.
Menjëherë pas incidentit familjarët dhe të afërmit e të lënduarit u mblodhën në vendin e ngjarjes.
“Vetëm nëse vdes! Nëse djali vdes a e dini se çka? As kjo nuk do t’ju shpëtojë! Shihni me çka erdhën të na ndalojnë”.
Sipas informacioneve jozyrtare, kjo nuk është hera e parë që D.M sulmon personin I.S. Këtë e kishte bërë edhe para dy javësh por çështja kishte përfunduar vetëm me denoncim në parti. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Aksidentohet polici që siguronte vendin e aksidentit tjetër!

Të enjten mbrëma në orën 20:00 në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën rajonale Pirok-Tetovë në Reçicë të Vogël, automjeti i pasagjerëve “BMW” me targa kombëtare të Kosovës, i drejtuar nga A.S. (22) nga Kosova, ka goditur një punonjës policie S.A. (26) nga Shipkovicë, i cili kryente sigurimin e vendit të një aksidenti tjetër rrugorë që paraprakisht kishte ndodhur.
Me këtë rast, punonjësi i policisë ka pësuar lëndime, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës. Me urdhër të Prokurorit Publik, këqyrja është kryer nga një ekip i këqyrjes nga SPB Tetovë.
-
Lajme nga vendi2 months ago
Për një muaj, policia ka shqiptuar 161 sanksione për xhama të errësuar në makina
-
Lajme nga vendi2 months ago
Takim i Nikollovskit me ambasadorin spanjoll: Linjat ajrore Shkup – Madrid dhe Shkup – Barcelonë janë mundësi e shkëlqyeshme për përmirësim të bashkëpunimit mes dy vendeve
-
Lajme nga vendi2 months ago
Rreth 200 fëmijë janë incizuar me aparat të ri mobil për rentgen në Klinikën e Fëmijëve në Shkup, i dhuruar nga Ambasada e Japonisë