Lajme nga vendi
Ministri i Ekonomisë dhe Punës Durmishi relizoi takim pune me ambasadorin e Republikës Çeke Jarosllav Ludva

Ministri i Ekonomisë dhe Punës Besar Durmishi relizoi sot takim pune me ambasadorin e Republikës Çeke në Maqedoninë e Veriut, Jarosllav Ludva.Në takim u konkludua se ka pasur zhvillim pozitiv të marrëdhënieve dypalëshe midis dy vendeve, për çka u konstatuan mundësitë për avancim të mëtejshëm.Ministri Durmishi informoi Ambasadorin se me riorganizimin e institucioneve, Ministria e Ekonomisë dhe Punës kishte kompetenca të reja, për të cilat fokusi i punës, përveç mbështetjes së biznesit vendas dhe përmirësimit të klimës së biznesit, do të ishte përmirësimi i tregut të punës.”Republika Çeke është një nga partnerët më të rëndësishëm tregtarë të Maqedonisë së Veriut dhe është ndër 10 vendet e para me të cilat Maqedonia e Veriut ka vëllimin më të madh të shkëmbimit tregtar”, tha ministri Durmishi, duke vënë në dukje se sipas të dhënave, ne kemi rritje të vazhdueshme të tregtisë, që do të thotë se ka mundësi për avancim të mëtejshëm.Ministri Durmishi shfaqi shpresën se bashkëpunimi i suksesshëm dypalësh me Republikën Çeke do të vazhdojë në periudhën e ardhshme dhe falënderoi Republikën Çeke për mbështetjen e saj të fortë për procesin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, meqë, siç tha ministri, hyrja e vendit tonë në BE do të thoshte përfitim të madh për ekonominë dhe biznesin.
Lajme nga vendi
BDI: Largimi i 155 motrave medicinale nga Spitali i Tetovës është akt i turpshëm diskriminues dhe politikisht i motivuar

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim shprehin indinjatën dhe shqetësim për siç thonë, vendimin e Qeverisë aktuale OBRM-VLEN për mosdhënien e pëlqimit për marrëdhënie të përhershme pune për 155 motra medicinale në Spitalin Klinik të Tetovës, gra profesioniste, nëna dhe shtylla të qindra familjeve, të cilat me vite të tëra shërbyen me përkushtim ndaj pacientëve dhe sistemit shëndetësor të vendit.
Nga BDI thonë se “një vendim i tillë është jo vetëm i padrejtë dhe politikisht i motivuar, por bart në vete edhe elemente të diskriminimit të hapur etnik dhe gjinor”.
“Në vend që të vlerësohet profesionalizmi dhe sakrifica e këtyre punonjëseve, shumë prej të cilave ishin në vijën e parë të përballjes me pandeminë, atyre u është kthyer shpina në mënyrën më të padenjë të mundshme. BDI, si parti shtetformuese që ka kontribuar në ndërtimin e sistemit të barabartë dhe të drejtë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, e konsideron këtë vendim një precedent të rrezikshëm, që dëmton seriozisht besimin në institucionet shtetërore, minon themelet e bashkëjetesës dhe rikthen logjikën përjashtuese të së kaluarës”.
“Është e papranueshme që në një shtet që aspiron integrimin evropian, të përjashtohen me një të rënë të lapsit 155 nëna e motra shqiptare, për shkak të një qasjeje të mbyllur, të politizuar dhe të verbër ndaj realitetit shoqëror të vendit. BDI kërkon shfuqizimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rivendosjen e punonjëseve në vendet e tyre të punës me karakter të përhershëm”.
“Qeveria aktuale duhet të kuptojë se luajtja me fatin e njerëzve dhe me dinjitetin e gruas nuk do të kalojë pa pasoja politike. Heshtja nuk është më opsion. Reagimi qytetar është i pashmangshëm, dhe ai do të jetë masiv dhe i drejtë në mbrojtje të barazisë, dinjitetit dhe të drejtës për të punuar në vendin tënd, pa frikë dhe pa përjashtim”, thonë nga BDI.
Lajme nga vendi
Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur.
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga 1 korriku deri më 31 gusht, në rrugët shtetërore në Maqedoni u vendos regjim i përkohshëm veror i trafikut, i cili ndalon lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese me një masë totale mbi 15 ton, gjatë fundjavave dhe në ditët me temperatura jashtëzakonisht të larta.
Lajme nga vendi
Moti sot, deri 40 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë, me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 10 deri 19, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 33 deri 40 gradë.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë nxehtë me erë të lehtë mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të ulet deri 17, ndërsa maksimalja do të arrijë deri 40 gradë.
Gjatë javës së re të punës, moti do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira lokale deri mesatare. Temperatura ditore në disa vende do të kalojë 35 gradë, ndërsa në disa vende edhe 40 gradë Celsius.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve