Lajme nga vendi
GASHI TAKON PËRFAQËSUESIT E KOMISIONIT PËR PARANDALIM DHE MBROJTJE NGA DISKRIMINIMI
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me kryetarin e Komisionit për Parandalim dhe Mbrojtje nga Diskriminimi, Igor Jadrovski; zëvendëskryetarin Limko Bejzaorski dhe anëtaren – Flora Kadriu.
“Nga viti në vit rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për ekzistimin e këtij institucioni, gjë që dëshmohet nga shtimi i numrit të parashtresave nga sfera të ndryshme të jetës së përditshme dhe politike. Komisioni është kompetent t’i shqyrtojë ato dhe të japë mendimin e vet për to. Ky Komision punon mbi parimet e barazisë, joselektivitetit dhe paanshmërisë, me qëllim të sundimit të së drejtës dhe barazisë së të gjithë qytetarëve. Mendimet e tij nuk kanë vetëm rol mbrojtës, por edhe parandalues. Ideja nuk është vetëm të veprohet për parashtresat, por nga ato parashtresa të zbulohen problemet sistematike që mund të zgjidhen”, qëndron në kumtesën e sotme të shërbimit për shtyp qeveritar.
Vetë Komisioni është themeluar në Kuvend, kështu që nga kjo duhet të rezultojë edhe bashkëpunimi më i madh dhe mbështetja logjistike.
“Në këtë drejtim, Kryetari Gashi ofroi derë të hapur për bashkëpunim, për rekomandime këshillëdhënëse, për ndryshime dhe plotësime të ligjeve. Pas bisedës konstruktive, dha idenë që të organizohen mbledhje publike për propozim-ligje të ndryshme ku do të dëgjohen mendimet e Komisionit, në prani të përfaqësuesve të ministrive, ekspertëve dhe mediave. Të pranishmit u pajtuan se mund të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit, me qëllim që trajtimi i barabartë i qytetarëve të jetë në nivelin më të lartë”, nënvizohet në kumtesën.
Lajme nga vendi
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të kohëpaskohshme të shiut, posaçërisht në pjesët veriperëndimore dhe veriore të vendit. Do të fryjë dhe erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 5 deri në 11, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 12 deri në 17 gradë.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut. Do të fryj dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 9, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 15 gradë Celsiusë.
Lajme nga vendi
Izet Mexhiti dhe Bilall Kasami falënderon Albin Kurtin për urimin ndaj VLEN-it: “Miqësia dhe bashkëpunimi mes dy qeverive do të vazhdojnë”
Kryeministri i Kosovës në detyrë, Albin Kurti, ka mirëpritur suksesin e VLEN-it në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut, ku partia fitoi në dhjetë komuna.
Kurti ka lavdëruar dy liderët e VLEN-it, Izeti dhe Bilalli, për fitoren e arritur me projekte konkrete dhe punë të ndershme.
Ai theksoi se ky sukses është një konfirmim i qeverisjes së pastër dhe të orientuar drejt ndryshimit, duke krijuar mundësi për reforma të mëdha në Maqedoninë e Veriut.
Postimi i plotë:
Kryetari i Lëvizjes Demokratike Izet Mexhiti, ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për urimin e tij pas fitores së VLEN-it në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut.
“Miku im, z. Albin Kurti, falemnderit për urimin për fitoret e VLEN-it në çdo cep të Maqedonisë së Veriut. Përgjatë muajve në qeveri, sa unë isha zv/kryeministër, bashkëpunimi ynë qeveritar ka qenë i sinqertë dhe i thellë. I njëjti bashkëpunim do të vazhdojë ende, sepse marrëdhëniet tona janë të fuqishme e të palëkundura,” ka shkruar Mexhiti.
Ai shtoi se Maqedonia e Veriut dhe Kosova, përkatësisht dy qeveritë, kanë ndërtuar tashmë një miqësi të bazuar në punë dhe projekte konkrete. “Punët e mira mes dy qeverive i forcojnë lidhjet tona vëllazërore e fqinjësore,” përfundoi Mexhiti.
Lajme nga vendi
Zv Drejtori i Doganave Dauti: Raporti i progresit të KE për vendin, Doganat me rezultate historike – “Progres serioz dhe integrim i përshpejtuar në BE”
Zv Drejtori i Doganave Mustafa Dauti thotë se në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e shtetit, është theksuar përparim i lartë në fushën e Unionit Doganor – kjo është edhe një dëshmi e fortë për politikat reformuese të zbatuara nga Drejtoria e Doganave, me qëllim integrimin e përshpejtuar në tregun e vetëm të BE-së, transmeton Zhurnal.mk.
✅ Përparim në harmonizimin dhe përmirësimin e sistemeve TIK – përfunduar dhe vënë në funksion #NKTS 5, zhvillim i #EORI 2 dhe menaxhim i unifikuar i përdoruesve dhe nënshkrimit digjital.
✅ Legjislacioni doganor është harmonizuar në nivel të lartë me të drejtën e BE-së. Është ratifikuar Protokolli për eliminimin e tregtisë ilegale me produkte duhani – shteti ka një detyrim të rëndësishëm në luftën kundër mashtrimeve doganore dhe parandalimin e kontrabandës së produkteve të duhanit.
✅ Rritje e të ardhurave të Drejtorisë së Doganave – të ardhurat totale në vitin 2024 janë 6,3% më të larta se në vitin 2023, duke kaluar vlerën e dy miliardë eurove.
✅ Kapaciteti operativ – është miratuar Strategjia për zhvillimin e Drejtorisë së Doganave 2025–2027. Është vendosur një sistem i plotë inteligjence. Është rritur numri i rasteve të konfiskimeve.
✅ Lufta kundër korrupsionit – është miratuar Strategjia e re për integritet dhe luftë kundër korrupsionit 2024–2027, me 22 masa të shënjestruara.
✅ Mbrojtja e të drejtave të pronësisë intelektuale – në vitin 2024, në 73 raste janë konfiskuar 147.525 mallra për shkak të dyshimit për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale.
✅ Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimi rajonal – është nënshkruar Memorandum me Drejtorinë e Doganave të Malit të Zi, me qëllim kontrolle më efikase, parandalim të mashtrimeve doganore dhe përshpejtim të tregtisë legale!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi1 week agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga rajoni2 months agoNë Nju York emërtohet rruga “Isa Boletini” në muajin e Pavarësisë

