Connect with us

Lajme nga vendi

Dita e dytë e debatit për Ribalancin e buxhetit

Published

on

Debati për ribalancimin e buxhetit duhet të vazhdojë sot në kuafër të Komisionit parlamentar për financim dhe buxhet pasi dje në ditën e parë të debatit u drejtua ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska.

Në ekspozenë e saj, ministrja e Financave tregoi se ribalancimi është bërë sipas situatës së konstatuar në buxhet dhe se janë parashikuar mjete për gjithçka që duhet paguar në përputhje me ligjin.

“Me ribalancin sigurojmë mjete për të gjitha ato dhe për çdo gjë që është paraparë me ligj dhe nuk ka pasur mjete të planifikuara, gjegjësisht mjete për punëtorë, pensionistë, studentë, kompani, si dhe për pagesën e detyrimeve në bazë të kamatës, kredive, etj. Jemi munduar dhe kemi bërë kursime maksimale nga çdo gjë që nuk ka pasur dinamikë të realizimit dhe mjetet që kanë mbetur të pashfrytëzuara nga çdo gjë që paraqet shpenzime jo esenciale dhe kemi arritur të gjejmë kursime prej 20 miliardë denarë dhe t’i përdorim aty ku nevojiten”, tha Dimitrieska Koçoska.

Për deputetët nga shumica parlamentare, ribalanci është për shpëtim të shtetiut sepse mjetet nga XBuxheti ishin planifikaur vetëm për gjashtë muajt e parë të vitit dhe hudhin para për obligime që duhet të paguhen nga ana e shtetit, përderisa sipas deputetëve të opozitës, ribalanci është për përmbushje të marrëvehsjeve të koalicionit dhe nuk bëhet fjalë për kursim sepse nga Buxheti duhet të paguhen së paku 12 funksionarë të rinj me katër minsitritë e reja.

Reaguan nga Këshilli buxhetor gjyqësor dhe nga Prokuroria publike duke thënë se nuk guxon të ketë shkurtime të mjeteve dedikaur për pushtetin gjyqësor dhe për prokurorinë, sepse, siç cekën, kjo do të ndikojë në autonominë e tyre dhe cilësinë dhe efikasitetin e drejtësisë.

Advertisement

Në ribalancin e buxhetit nuk janë parashikuar para për rritjen e pagave në shëndetësi dhe arsim, gjë që u konfirmua nga ministrat e shëndetësisë dhe arsimit dhe shkencës.

Nga Lidhja e sindikatave që para zgjedhjeve kanë kërkuar nga qeveria e re rritje të pagës minimale në 450 euro. Dje në një kumtesë për opinionin theksuan se nuk e shohin arsyetimin që punëdhënësit të marrin gjysmë miliardë euro mbështetje nga shteti, kurse paga minimale të mos mund të rritet.

“Nuk e shohim arsyetimin që punëdhënësit të marrin gjysmë miliardë euro dhuratë nga shteti (para nga kredia dhe para që punëdhënësit nuk i paguajnë në buxhet, të cilat më pas u kthehen punëtorëve dhe qytetarëve) ndërsa Qeveria dhe punëdhënësit të kenë arsyetim që të mos rritet menjëherë pagën minimale në 450 euro, si dhe të mos rriten pagat në sektorin privat dhe publik”, thonë nga LSM.

Debati i përgjithshëm për Ribalancin e buxhetit zgjat maksimumi tre ditë, ndërsa debati amendamentar, për të cilin janë dorëzuar 58 amendamente, gjashtë ditë.

Në Ribalancin e buxhetit, të ardhurat e përgjithshme janë planifikuar në nivel prej 318,2 miliarëd denarë, ndërsa shpenzimet në nivel prej 362,8 miliardë denarë. Rritja e BPV-së është projektuar në 2,1 për qind, inflacioni në nivel prej 3,5 për qind, ndërsa deficiti buxhetor në 4,9 për qind.

Advertisement

Gjatë miratimit të Ribalancit të buxhetit, Qeveria me propozim të Ministrisë së Financave miratoi disa konkluzione. Ndër to i ka obliguar shfrytëzuesit buxhetorë gjatë lidhjes së kontratave kolektive që të kenë parasysh mjetet e miratuara buxhetore dhe të mos ndërmarrin obligime për të cilat nuk kanë siguruar mjete në buxhet për vitin aktual, ndërsa dërmarrjet publike dhe shoqëritë aksionare shtetërore duhet të kërkojnë mendim nga Ministria e Financave. Në këtë reaguan nga sindikata e AAGJSH-së nga ku pyetën nëse është në horizont pezullimi i marrëveshjeve kolektive.

Advertisement

Lajme nga vendi

Kasami e mori mandatin e dytë e ‘Të Parit të Tetovës’

Published

on

Bilall Kasami sot edhe zyrtarisht mori mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Tetovës, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 2 nëntor.

Në fjalën e tij, Kasami u zotua se do të vazhdojë realizimin e projekteve të nisura, ndërsa theksoi se ky mandat do të ketë një qasje të re dhe të qartë në punë.

“E mira e këtij mandati është se askush nuk do të mund të më akuzojë që po realizoj projekte të lëna në gjysmë nga ish-kryetari,” deklaroi Kasami.

Ai ritheksoi përkushtimin për zhvillimin e Tetovës, duke vënë në fokus vazhdimin e projekteve dhe realizimin e premtimeve të dhëna para qytetarëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Doganiarët konfiskojnë ari, cigare, para dhe pajisje Apple

Published

on

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se doganierët dhe ekipet mobile të doganës mes tjerash kanë konfiskuar në disa raste të ndryshme 92 gramë pllaka dhe monedha ari, pajisje “Apple”, 37.500 euro, cigare, parfume dhe rroba fëmijësh me marka të mbrojtura tregtare, përcjell TV21.

“Pllaka ari me peshë 53 gramë dhe 11 monedha ari me peshë 39 gramë u gjetën gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi turk, në dalje nga shteti, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Vlera e vlerësuar e arit arrin 538 mijë denarë. Në një rast tjetër, doganierët nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit gjatë kontrollit të bagazhit të një udhëtari, shtetas të Maqedonisë, që kishte ardhur me fluturim nga Londra, gjetën dy laptopë dhe një telefon mobil të markës “Apple”. Gjithsej 37.500 euro u konfiskuan nga ekipet mobile të doganës në dy raste të ndara gjatë hyrjes në shtet në pikën kufitare “Tabanoc”. 96 kuti cigare pa pulla akcize dhe 34 rripa për sigurimin e ngarkesave në automjete transportuese u zbuluan në dy raste të ndara në pikën kufitare Novo Sellë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Shqiponja që dikur qëndronte krenare në Tiranë, sot ka gjetur shtëpinë e saj të re në Kukës

Published

on

Shqiponja që dikur qëndronte krenare në Tiranë, sot ka gjetur shtëpinë e saj të re në Kukës.
Qyteti i Kukësit do të jetë tashmë shtëpia e re e monumentit të njohur “Shqiponja”, që dikur përshëndeste udhëtarët në hyrje të Tiranës.

Vendi i ri i monumentit nuk është zgjedhur rastësisht. Rrethrrotullimi i Gostilit është pika që lidh Rrugën e Kombit me aeroportin ndërkombëtar të Kukësit.

Kjo vepër e bukur është dhuratë nga biznesmeni dhe filantropi Lazim Destani , bir i diasporës që me gjestet e tij e dëshmon se rrënjët nuk harrohen kurrë. Vepra, e cila është derdhur në çelik të rëndë, ka një lartësi prej 10 metrash, dhe përfaqëson një ndër simbolet më të njohura të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

“Shqiponja” u vendos fillimisht në vitin 2012 tek rrethrrotullimi i Doganës në Tiranë, ku për gjashtë vite ishte një pikë referimi për kryeqytetin. Në vitin 2018 u hoq për shkak të punimeve të projektit të Unazës së Madhe.

Tani, monumenti simbolik i bashkimit dhe krenarisë kombëtare gjen shtëpinë e vet të re në Kukës, një qytet që vetë ka qenë simbol i qëndresës dhe mikpritjes shqiptare gjate luftës në Kosovë.

Continue Reading

Më të lexuarat