Connect with us

Lajme nga vendi

Mashtrohet një kompani “rent a car”, një person nga Turqija e merr një “Audi” me qira dhe nuk e kthen

Published

on

MPB ka njoftuar se me datë 25.07.2024 në ora 11:50 në SPB-Tetovë, një kompani e makinave me qira ka raportuar se janë mashtruar nga F.E.  nga Republika e Turqisë.  Sipas kallëzimit, më datë 24.04.2024 personi ka marrë me qira një automjet ,,Audi” prej tyre për të shkuar në Turqi dhe pas skadimit të kontratës, më 01.05.2024, personi ka paguar sërish para për vazhdimin e saj.  Siç raportohet, edhe pas skadimit të afatit të dytë, personi ka refuzuar ta kthejë veturën dhe më pas është denoncuar në komisariat.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Kryetari i Shkupit: I larguam 371 persona që nuk shkonin fare në punë

Published

on

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgievski, njoftoi mbrëmë se gjithsej 371 persona janë larguar nga puna nga ndërmarrjet publike, të cilët ose nuk kanë shkuar në punë ose kanë abuzuar me vendet e tyre të punës, ndërsa e gjithë kjo është paguar me mjete të qytetarëve. Ai njoftoi se aktivitetet për zbulimin e abuzimeve në ndërmarrjet publike të qytetit do të vazhdojnë në ditët në vijim, transmeton Portalb.mk.

Ai shtoi se mbrëmë ka marrë informacione për abuzime të tjera, siç theksoi ai, të mbështetura nga dokumente.

“Në periudhën e kaluar, janë marrë me qira automjete për pastrim në Higjienën Komunale dhe ato automjete janë paguar në emër të individëve për shërbime intelektuale, në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro, prandaj u bëj thirrje institucioneve përgjegjëse për këtë të përfshihen dhe të hetojnë çështjen. Unë njoftova se do të ketë llogaridhënie dhe audit, ndërsa sonte ju informoj se kemi indikacione serioze për shkelje të ligjeve, veçanërisht në Higjienën Komunale”, tha Gjorgievski para fillimit të aksionit për pastrimin e Qytetit të Shkupit.

Sa i përket të larguarve, ai shtoi se kanë keqpërdorur situatën, përkatësisht shumica prej tyre nuk kanë shkuar në punë edhe pse kanë marrë rrogë.

“Deri tani, janë larguar nga puna nga ndërmarrjet publike gjithsej 371 individë, të cilët ose nuk kanë shkuar në punë, kurse kanë marrë pagë ose sërish kanë kryer keqpërdorim të vendit të tyre të punës, kurse gjithë këtë e kanë paguar qytetarët. Këto aktivitete dhe kontrolle do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim. Për të gjithë këtë do të informoheni. Në mënyrë shtesë ka një informacion që ka arritur sot te unë, e kompletuar me dokumente kurse ftoj që sonte që institucionet kompetente të veprojnë, dhe ajo është se kanë qenë të angazhuar automjete gjatë periudhës paraprake për pastrim në Higjienën Komunale dhe të njëjtat vetura janë paguar në emër të personave fizik të cilët kanë marrë shërbime intelektuale në vlerë prej 5 deri në 10 mijë euro. Ftoj të përfshihen institucionet përgjegjëse dhe kompetente për këtë dhe ta hetojnë punën. Unë paralajmërova se do të ketë përgjegjësi dhe revizion dhe ja, që sonte, praktikisht, ju informoj edhe ju se tashmë kemi dyshime serioze për shkeljen e ligjeve, veçanërisht në Higjienën Komunale. Në ditët e ardhshme do të shohim se si është gjendja edhe në ndërmarrjet tjera publike”, tha Gjeorgjievski.

Advertisement

Problemi i kushteve johigjienike në qytet u përshkallëzua në mes të zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Lidhur me problemin me mbledhjen dhe transportimin e mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit, Qeveria i ngarkoi inspektoratet kompetente, së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB), të fillojnë inspektim të jashtëzakonshëm të koordinuar për të përcaktuar situatën me mbeturinat komunale, dhe me qëllim të ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve përkatëse.

Në vazhdën e kësaj situate, u arrestuan edhe ish-drejtorët e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale.

Ata dyshohen se kanë kryer vepër penale të rrezikimit të mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina, sepse kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave dhe aktivitetin themelor të kompanisë për mbledhjen dhe transportimin e rregullt të mbeturinave komunale në territorin e Qytetit të Shkupit.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami e mori mandatin e dytë e ‘Të Parit të Tetovës’

Published

on

Bilall Kasami sot edhe zyrtarisht mori mandatin e dytë si kryetar i Komunës së Tetovës, pas fitores në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 2 nëntor.

Në fjalën e tij, Kasami u zotua se do të vazhdojë realizimin e projekteve të nisura, ndërsa theksoi se ky mandat do të ketë një qasje të re dhe të qartë në punë.

“E mira e këtij mandati është se askush nuk do të mund të më akuzojë që po realizoj projekte të lëna në gjysmë nga ish-kryetari,” deklaroi Kasami.

Ai ritheksoi përkushtimin për zhvillimin e Tetovës, duke vënë në fokus vazhdimin e projekteve dhe realizimin e premtimeve të dhëna para qytetarëve.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Doganiarët konfiskojnë ari, cigare, para dhe pajisje Apple

Published

on

Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se doganierët dhe ekipet mobile të doganës mes tjerash kanë konfiskuar në disa raste të ndryshme 92 gramë pllaka dhe monedha ari, pajisje “Apple”, 37.500 euro, cigare, parfume dhe rroba fëmijësh me marka të mbrojtura tregtare, përcjell TV21.

“Pllaka ari me peshë 53 gramë dhe 11 monedha ari me peshë 39 gramë u gjetën gjatë kontrollit të bagazhit të një shtetasi turk, në dalje nga shteti, në pikën kufitare të Aeroportit Ndërkombëtar të Shkupit. Vlera e vlerësuar e arit arrin 538 mijë denarë. Në një rast tjetër, doganierët nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit gjatë kontrollit të bagazhit të një udhëtari, shtetas të Maqedonisë, që kishte ardhur me fluturim nga Londra, gjetën dy laptopë dhe një telefon mobil të markës “Apple”. Gjithsej 37.500 euro u konfiskuan nga ekipet mobile të doganës në dy raste të ndara gjatë hyrjes në shtet në pikën kufitare “Tabanoc”. 96 kuti cigare pa pulla akcize dhe 34 rripa për sigurimin e ngarkesave në automjete transportuese u zbuluan në dy raste të ndara në pikën kufitare Novo Sellë”, thonë nga Drejtoria e Doganave.

Continue Reading

Më të lexuarat