Sport
Paris 2024/ Ekipet tërheqin sportistët, polemika për ujin e Senës: “Të përfundosh në spital sepse noton në një hale është mungesë respekti ndaj sportistëve”
Organizatorët e Lojërave Olimpike të Parisit kanë anuluar stërvitjen e notit në ujë të hapur, që duhej të zhvillohej këtë të martë në lumin Sena. Arsyeja e anulimit të ushtrimeve ishte për shkak të cilësisë së dobët të ujit, bën me dije AFP.
“Pas takimit të përditshëm lidhur me situatën, është vendosur që të anulohet seanca e njohjes me ujin të planifikuar për datën 6 gusht”, thuhet në informacion.
Duhet theksuar se pavarësisht anulimit të ushtrimeve të notit dhe shtyrjes së fillimit të garës për meshkuj për shkak të cilësisë së dobët të ujit në lumin Senë, më 31 korrik u zhvilluan garat e triatlonit midis meshkujve dhe femrave në Paris.
Si shkaktar i ndotjes së ujit përmenden reshjet, teksa ka pasur akuza të forta nga skuadrat që tërhoqën edhe garuesit për shkak të papastërtive dhe dy baktereve E. Coli dhe Enterococcus të gjetura në analizat e ujit.
Probleme gastroenteriti për shkak të infektimit me Escherichia Coli kanë shfaqur edhe dy atletët zviceranë, Adrien Brifford e Simon Uestermann, të cilët garuan gjatë javës së kaluar dhe patën kontrolle mjekësore. Ndryshe nga Belgjika që u largua nga gara, Zvicra nuk e tërhoqi skuadrën.
Për këtë çështje nuk kanë munguar as komentet e ashpra nga politika. Ministri italian i transportit, Mateo Salvini nuk u kursye në akuza.
“Të përfundosh në spital sepse noton në një hale është mungesë respekti ndaj sportistëve, të cilët kanë sakrifikuar për muaj me radhë për këtë garë”, u shpreh Salvini.
Pavarësisht cilësisë së dyshimtë të ujit, garat në Senë do të vazhdojnë. Më 8 gusht do të zhvillohet disiplina 10 km për femra, ndërsa më 9 gusht, gara 10 km për meshkuj./noa.al/
Sport
LIGA E PARË: NESËR ZHVILLOHEN DY TAKIMET E PARA TË JAVËS SË 26-të
Kampionati në Ligën e parë të futbollit vazhdon me javën e 26-të që në program janë gjatë ditës së martë, mërkurë dhe të enjte. Sipari i kësaj jave hapet nesër me dy ndeshje që fillojnë në ora 15:30 me dhe atë: Tikveshi – Sileksi dhe Bashkimi – AP Brera. Dy takimet tjera zhvillohen edhe të mërkurën me takimet Shkup dhe Manastrir ku përballen Rabotniçki – Shkëndija dhe Pelisteri – Vardari. Java e 26 mbyllet me dy takimet që do të përballen të enjten mes Makedonija Gj.P – Arsimi dhe Shkupi – Struga Trim Lum
E martë:
Tikveshi – Sileksi në ora 15:30
Bashkimi – AP Brera në ora 15:30
E mërkurë:
Pelisteri – Vardari në ora 20:00
Rabotniçki – Shkëndija në ora 15:30
E enjte:
Makedonija Gj.P – Arsimi në ora 15:30
Shkupi – Struga Trim Lum në ora 15:30
SHABAN SINANI – TV KOHA
Sport
FUNDI I NJË EPOKE – KFF LUBOTENI TËRHIQET NGA LIGA!
Klubi më shumë trofe dhe më i suksesshëm i futbollit për femra në Maqedoni në vitet e fundit, Luboteni nga Tetova, ka njoftuar mbylljen e tij. Përmes një komunikate emocionale dhe të ashpër në faqen zyrtare në Facebook, drejtuesit e klubit konfirmuan se sezoni aktual do të jetë i fundit për ta.
“Fundi i një epoke” kështu Klubi I Femrave “Luboteni” ka paralajmëruar shuarjen e klubit.
Sipas tyre, arsyeja e këtij vendimi drastik lidhet me qëndrimin e FFM-së dhe me kushtet e përgjithshme në futboll, përfshirë edhe ngjarjet josportive në terren, të cilat kanë demotivuar njerëzit që e udhëhoqën këtë projekt të suksesshëm.
Në reagimin e tyre, Luboteni shpreh zhgënjim të thellë ndaj federatës, duke theksuar se nuk ka vend për projekte të suksesshme dhe investime serioze në futbollin vendas.
“Pas zhvillimeve të fundit në terren, që ishin gjithçka përveç sportive, si dhe vendimeve të Federatës së Futbollit, u bë e qartë se nuk ka vend për ata që investojnë me sinqeritet dhe duan përparim… Humbën të gjithë – humbi Tetova, humbi përfaqësuesja (kemi 10 lojtare të kombëtares), humbi futbolli!”, thuhet në reagim.
Klubi zbulon gjithashtu se kanë dështuar planet për blerjen e një autobusi të klubit, si dhe një projekt i madh për ndërtimin e një qendre stërvitore me hotel pranë Tetovës, në bashkëpunim me një investitor të huaj.
Në fund, ata falënderuan futbollistet, si dhe kryetarin e komunës së Tetovës dhe ministrin e sportit për mbështetjen, duke theksuar se lufta me padrejtësitë ishte bërë e pamundur.
Sport
LIGA E DYTË: KRYESOJNË OHRI DHE SHKËNDIJA (H)
Katër fitore të skuadrave vendase, një barazim dhe tre fitore të mysafirëve me gjithsejt 23 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së 23 në Ligës së dytë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Shkëndija e Haraçinës para tifozëve të vetë në stadiumin e Maxharit mundi ekipin e Teteksit 2-0.
Me tre pikët e fituar vazhdon të mbetet njëra nga katër skuadrat pretendente per titullin kampion dhe promovim në elitën e futbollit.
Ndeshja derbi i kësaj jave që u zhvillua në Autokomandë midis Skopjes dhe Bregallnicës së Shtipit përfundoi me fitoren e mysafirëve 0-1.
Fitore ka regjistruar edhe Ohri që mposhti Novacin 3-0.
Në Ligën e Dytë, tabelën e kryesojnë Ohri dhe Shkëndija me nga 52 pikë, para Skopjes me 50 dhe Bregallnicës me 49 pikë.
Në xhirot e mbetura këto katër skuadra do të zhvillojnë “beteja” për të siguruar dy vende për t`u inkuadruar në Ligën e Parë.
Rezultatet: e javës së 23-të Shkëndija (H) – Teteksi 2-0, Bellasica – Osogova 0-0, Slloga Vinicë – Pobeda 4-2, Detonit Plaçkovica– Kozhufi 3-2, Skopje – Bregallnica 0-1 ,Prespa – Kamenica Sasa 1-4, Ohri – Novaci 3-0, dhe Golemo Konjare – Vardari Negotinë 0-1.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

