Connect with us

Lajme nga bota

SHBA dhe aleatët thirrje për armëpushim, Netanyahut jep dritë jeshile për rifillimin e negociatave më 15 gusht mes Izraelit dhe Hamasit

Published

on

Shtetet e Bashkuara, Katari dhe Egjipti po i bëjnë thirrje Izraelit dhe Hamasit që të rifillojnë bisedimet për armëpushimin më 15 gusht në Doha ose Kajro. Kështu thonë ata në një shënim të përbashkët, ku nënvizojnë se është koha për mbylljen e marrëveshjes dhe lirimin e pengjeve.

Sakaq, Izraeli i ka dhënë dritën jeshile propozimit në fjalë. Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu njoftoi se Izraeli do të dërgojë një delegacion në Doha ose Kajro për të rënë dakord mbi detajet e kornizës së armëpushimit në Gaza.

Ndërkohë, vetë Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar Iranin se një “sulm masiv” i mundshëm kundër Izraelit do të shkaktonte një “goditje të fortë” për ekonominë dhe qeverinë e Teheranit. Apelet drejtuar Iranit dhe Izraelit po shumohen për të shmangur një zgjerim të konfliktit në Lindjen e Mesme.

Kryeministrja Giorgia Meloni zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës Islamike Pezeshkian ku shprehu nevojën për të shmangur një zgjerim të konfliktit të vazhdueshëm në Gaza, edhe në lidhje me Libanin, duke shmangur një përshkallëzim”. Ndërkohë, sipas CNN, duke cituar burime të inteligjencës, lëvizja shiite libaneze duket gjithnjë e më shumë e synuar të veprojë “në mënyrë të pavarur” për t’u hakmarrë për vrasjen e komandantit ushtarak Foaud Shukr.

Advertisement

Lajme nga bota

Pas dy raundeve takimesh në Abu Dhabi, ja kur priten të mbahen bisedimet e ardhshme SHBA-Rusi-Ukrainë

Published

on

Raundi i ardhshëm i negociatave midis Kievit dhe Moskës për një zgjidhje diplomatike të luftës në Ukrainë do të mbahet të martën dhe të mërkurën në Gjenevë, njoftoi Kremlini.

“Raundi i ardhshëm i negociatave do të mbahet më 17-18 shkurt në Gjenevë, gjithashtu brenda formatit trepalësh Rusi -Shtetet e Bashkuara-Ukrainë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Delegacioni rus do të udhëhiqet nga Vladimir Medinsky, i cili ka marrë pjesë në disa raunde bisedimesh midis Ukrainës dhe Rusisë.

Sakaq, Dmytro Lytvyn, një këshilltar i Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, konfirmoi se delegacioni ukrainas po përgatitet për bisedime në Zvicër.

Presidenti ukrainas tha të mërkurën se Shtetet e Bashkuara kishin propozuar mbajtjen e raundit të ardhshëm të bisedimeve në Miami, pas dy takimeve në Abu Dhabi. Sipas Zelensky-t, Kievi e kishte pranuar “menjëherë” mundësinë e mbajtjes së bisedimeve në Florida.

Advertisement

“Për ne, nuk është e rëndësishme nëse takimi do të zhvillohet në Miami apo Abu Dhabi. Gjëja kryesore është që të sjellë rezultate”, tha ai.

Rusët, ukrainasit dhe amerikanët kanë zhvilluar dy raunde negociatash në Abu Dhabi në javët e fundit, ndërsa bombardimet e ashpra, vdekjeprurëse dhe shkatërruese ruse vazhdojnë, kryesisht kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës.

Javën e kaluar, presidenti ukrainas tha se Shtetet e Bashkuara dëshironin që lufta – më vdekjeprurëse në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – të përfundonte “deri në fillim të verës, në qershor”. Por negociatat duken të vështira, veçanërisht në lidhje me çështjen territoriale.

Continue Reading

Lajme nga bota

Stuhi e fuqishme godet Francën, raportohet për dy viktima dhe mbi 400 000 banesa pa energji elektrike!

Published

on

Rreth 450,000 banesa vijojnë të mbeten pa energji elektrike në Francë, pasi stuhia “Nils” goditi vendin.

Gjithashtu Franca jugperëndimore, u pëfshi nga erëra të forta dhe përmbytje të mëdha.

Departamentet e Gironde dhe Lot-et-Garonne mbeten nën gjendje alarmi të kuq për shkak të rrezikut të përmbytjeve të lumit Garonne, raportojnë mediat e huaja.

“Rajonet më të goditura janë New Aquitaine me 292,000 shtëpi dhe Oksitania me 153,000 shtëpi”, njoftoi Enedis, operatori kryesor i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në Francë.

Continue Reading

Lajme nga bota

Konsumoi gaforre helmuese vetëm për një video/Humb jetën influencerja e njohur!

Published

on

Një influencuese e njohur e ushqimit në Filipine ka ndërruar jetë pasi konsumoi një lloj gaforreje tepër helmuese gjatë xhirimit të një videoje për rrjetet sociale.

Emma Amit, 51 vjeçe, kishte publikuar një video ku shfaqej duke kapur dhe më pas gatuar gaforren toksike Zosimus aeneus, e njohur në vend si Devil Crab. Ajo humbi ndjenjat pak minuta pas konsumimit dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndërroi jetë dy ditë më vonë.

Autoritetet lokale konfirmuan se në banesën e saj u gjetën disa lëvozhga gaforresh. Lloji i konsumuar përmban toksina shumë të rrezikshme që mund të rezultojnë fatale. Sipas ekspertëve, kjo gaforre konsiderohet ndër më helmueset në rajonin Indo-Paqësor dhe në rreth gjysmën e rasteve helmimi përfundon me vdekje.

Një mik i saj, i cili gjithashtu kishte konsumuar nga gaforret, raportohet se ka humbur jetën.

Continue Reading

Më të lexuarat