Connect with us

Lajme nga vendi

Aksident i rëndë afër Kërçovës, një i vdekur dhe disa të lënduar

Published

on

Më 09.08.2024, në orën 23:12, në SPB Manastir është raportuar se në rrugën rajonale Makedonski Brod – Kërçovë ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti të tipit “BMW” me targa të huaja, i drejtuar nga M.K. (23) nga Kërçova dhe një automjeti tjetër “Audi”, i drejtuar nga Gj.I. (40) nga Kërçova, si dhe katër automjete të parkuara: “BMW”, “Audi”, “Volkswagen Sharan” dhe “Opel”.

Në aksident ka humbur jetën M.K., dhe vdekja është konstatuar në Spitalin e Qytetit të Kërçovës, ndërsa drejtuesi tjetër i “Audit” Gj.I. ka pësuar lëndime të rënda trupore, ashtu si edhe katër pasagjerë të tjerë në të dy automjetet, “Mercedes” dhe “Audi”.

Dy pasagjerë të tjerë kanë pësuar lëndime trupore, të gjitha të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Një ekip hetimor nga SPB Manastir ka kryer hetimin në vendngjarje.

Advertisement

Lajme nga vendi

Besimtarët muslimanë nesër festojnë Kurban Bajramin, këto janë orët e faljes

Published

on

Besimtarët muslimanë nesër në Maqedoninë e Veriut dhe mbarë botën festojnë Kurban Bajramin, festë, e cila vijon pas dy muaj pas Fitër Bajramit, i cili nis me mbarimin e agjërimit të Muajit të Ramazanit.

Në ora 04.24 besimtarët në Shkup në RMV do të falin namazin e sabahut, më pas në midis orës 04.40 – 05.39 vijon programi fetar, ndërsa në orën 05.39 falet namazi i Bajramit.

Midis orës 05.45 – 06.05 do të zhvillohet hutbeja e Reis Ulema dhe në fund duaja.

Manifestimi qendror u mbajt në Xhaminë e “Mustafa Pashës” në Shkup, dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në TVM2.

Pas faljes së namazit, muslimanët zakonisht urojnë njëri tjetrin me mesazhe paqeje, mirësie dhe respekti.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe me vranësira.

Pasdite në disa pjesë të vendit do të ketë kushte për reshje të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 9 deri 16, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 26 deri 25 gradë celsius.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Infermieret e Spitalit të Tetovës pezullojnë protestat: Kjo nuk do të thotë se ne dorëzohemi

Published

on

Motrat medicinale dhe personeli teknik në Tetovë do ta pezullojnë protestën e tyre. Ato thonë se janë të zhgënjyer që nuk kanë mbështetje më të madhe publike, kështu që do të presin emërimin e një ministri të ri të Shëndetësisë me shpresën se problemi i tyre do të zgjidhet.

“Në të gjithë botën, protestat janë një e drejtë e garantuar e pashmangshme për të kërkuar të drejtat e çdo individi, por është e qartë se kjo e drejtë nuk vlen në vendin tonë ku jetojmë dhe punojmë. Protestat tona kanë qenë të qeta për vite me radhë me shumë sakrifica. Që nga fillimi, revolta jonë nuk ishte e drejtuar ndaj drejtorit dhe menaxhmentit të tij”.

“Ne jemi përballur me të njëjtin problem për vite me radhë, kur kemi ndryshuar menaxhmentin. Ne gjithmonë kemi reaguar kur jemi thirrur sipas urdhrave të tyre, kemi mbuluar deficitin në të gjitha departamentet, madje edhe gjatë pandemisë”, thotë Lidija Korunovski.

Sipas saj, pavarësisht të gjitha përpjekjeve, ata nuk morën atë që meritonin.

Continue Reading

Më të lexuarat