Lajme nga vendi
ASH-ja e Taravarit padi penale kundër Petar Bogoevskit

Përfaqësuesi ligjor i Aleancës për Shqiptarët nesër (23 gusht), do të parashtrojë padi penale ndaj Petar Bogoevskit për konsumimin e veprës penale: “Shkaktimi i urrejtjes, përçarjes ose intolerancës mbi baza kombëtare, racore, fetare dhe baza të tjera diskriminuese”
Padia do te dorëzohet në prokurorinë publike në orën 12.00 në Shkup.
Para dorëzimit të padisë do të ketë prononcim për media. Ju ftojmë ta ndiqni aktin.
Lajme nga vendi
gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare

Sipas të dhënave zyrtare nga autoritetet bullgare, gjatë vitit 2024 gjithsej 1,698 shtetas të Maqedonisë së Veriut kanë përfituar pasaportë bullgare.
Me këtë shifër, vendi renditet në pozitën e katërt në listën e shteteve me më së shumti shtetas që kanë marrë nënshtetësi bullgare gjatë vitit të kaluar.
Në listë kryeson Ukraina me 2,436 pasaporta, e ndjekur nga Turqia me 2,163 dhe Moldavia me 1,887. Pas Maqedonisë, në vendin e pestë renditet Shqipëria me 1,328 qytetarë që kanë marrë pasaportë bullgare në vitin 2024.
Nga 1 janari 2007 deri në qershor 2025, numri total i shtetasve të Maqedonisë së Veriut që kanë marrë pasaportë bullgare arrin në 216,594, duke e bërë vendin një nga kryesuesit në rajon për këtë fenomen
Lajme nga vendi
“Përgjimet”, deputetët vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës

Anëtarët e Komisionit për Mbikëqyrje të Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Agjencisë së Inteligjencës, sipas marrëveshjes nga seanca e djeshme, do të vizitojnë sot Agjencinë e Inteligjencës. Anëtarët e komisionitnë fjale gjatë ditës së djeshme vizituan ASK-në për të kryer mbikëqyrje mbi akuzat për përgjime.
Deputetët anëtarë të komisionit për mbikëqyrje mbi punën e ASK-së dhe Agjencisë së Inteligjencës, vizituan dje Agjencinë për Siguri Kombëtare. Grupi i përbërë kryesisht prej deputetëve të VMRO-së, dhe vetëm një nga LSDM, nga ASK do të kërkuan prezantimin e të gjithë dokumentacionit lidhur me informacionet e fundit për përgjime të mundshme gjatë periudhës 2019-2024.
Lajme nga vendi
Këshilli Gjyqësor vendos sot se si do të punojë gjatë periudhës zgjedhore

Këshilli Gjyqësor i RMV-së sot do ta mbajë seancën e 528-të, në të cilën siç është paralajmëruar duhet të shqyrtohet çështja për mënyrën e veprimit të Këshillit, gjatë procesit zgjedhor.
Kryetari i Këshillit Gjyqësor Aleksandar Kambovski në fillim të muajit në një deklaratë për mediat paralajmëroi se Këshilli Gjyqësor do të marrë një vendim në seancën e parë të radhës se si do të veprojë dhe punojë në periudhën deri në përfundim të zgjedhjeve, duke treguar se po zhvillohen diskutime nëse Këshilli duhet ta ndërpresë plotësisht punën e tij apo nëse mund të vazhdojë me disa faza të procedurave ndërsa zgjedhja të jetë vetëm pasi të kenë mbaruar zgjedhjet.
“Ende po bisedojmë me kolegët tanë dhe në seancën e parë të ardhshme do të marrim edhe vendim adekuat, nëse do të veprojmë, ç’farë do të veprojmë, në cilën fazë të lëndëve do të veprojmë. Ne jemi të kujdesshëm që të mos e vëmë në pikëpyetje punën tonë ose, Zoti na ruajt, të mos na lidhin me ndonjë zhvillim politik që po ndodh aktualisht, sepse, siç e dini, ka zgjedhje dhe ekziston një rrezik i madh që çdo vendim i yni të interpretohet në atë mënyrë”, tha Kambovski, duke iu përgjigjur pyetjeve gazetareske, pas deklaratës solemne para Këshillit Gjyqësor të gjashtë gjyqtarëve të sapozgjedhur në Gjykatën e Apelit të Shkupit.
Këshilli Gjyqësor, sipas Kambovskit, dëshiron që periudhën e zgjedhjeve ta shfrytëzojë për një mini reformë të brendshme në aspektin e ndryshimeve të rregullores për vlerësimin e gjyqtarëve, si dhe për konfirmim të procedurës për emërimin e gjyqtarëve për Gjykatën Kushtetuese.
Në rend dite të seancës së 528-të të Këshillit Gjyqësor, janë edhe shqyrtimi dhe miratimi i raporteve trejavëshe për punën e gjyqtarëve (prill-qershor 2025) dhe debati për ankesat dhe lëvdatat e dorëzuara nga qytetarët dhe personat juridik për punën e gjyqtarëve, kryetarëve të gjykatave dhe gjykatave.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve