Lajme nga vendi
Del e vërteta për personin që kishte paguar 900 euro për një drekë në Ohër: Kamarieri tregon se çfarë kishte ndodhur pikërisht

Një person nga Manastiri ishte ankuar në facebook se kishte paguar 54.000 denarë për një drekë që ishte dukur shumë shtrejtë, por në rrjeet sociale ka reaguar kamarieri që e ka shërbyer.
“Në mes të ujit, me një kamarier personal, me muzikë posaçërisht për ta, me një tavolinë plot me ushqim dhe pije në një sasi të tillë që një fshat në Afrikë do të hante për një javë të tërë… dhe ky po ankohet se ka paguar 54,000 në Ohër.” ka shkruar ai.
Lajme nga vendi
Konsiderohet si dita më e nxehtë e vitit – temperatura deri në 43 gradë Celsisu

Moti sot në vend do të jetë kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare, ndërsa në disa vende madje e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.
Siç kumton DPHM, temperatura minimale do të jetë në interval prej 14 deri në 23, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 37 deri në 43 gradë Celsius.
Në Shkup, mot me diell dhe shumë i nxehtë me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura minimale do të ulet në 21, ndërsa maksimalja do të arrijë deri në 43 gradë Celsius.
Edhe nesër do të mbajë mot shum i nxehtë me temperatura të cilat në disa vende do të arrijnë deri 43°C.
Prej të dielës dhe në ditët në vijim, temperaturat do të jenë në rënie dhe do të ketë kushte për paaraqitje të paqendrueshme lokale me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare herë pas here e përforcuar nga drejtimi verior.
Lajme nga vendi
Kush do garojë përballë Osmanit në Çair? Mexhiti: Vendimi, ditëve në vijim!

Kandidimi i Bujar Osmanit për kryetar komune të Çairit, nën llogon e Frontit Europian, ka bërë që në këtë komunë të jetë garë e nxehtë mes tij dhe kandidatit të Vlen-it, i cili ende nuk dihet se kush do të jetë përball Osmanit, ndonëse situata në terren është bërë më interesante, pasi zërat në opinion flasin se zv/kryeministri Izet Mexhiti, do ti hyjë kësaj gare, dhe do të kërkon mandatin e 4 nga banorët e kësaj zone.
Në lidhje me këtë çështje, Mexhiti, as nuk e mohoi dhe as nuk e pohoi një gjë të tillë. Ai tha se si koalicion janë duke bërë analizat e fundit dhe ditëve në vijim do të dalin me qëndrim zyrtarë për të gjitha komunat, duke përfshirë edhe kandidatin e tyre për qytetin e Shkupit.
“Po bëjmë biseda, analizat e fundit brenda VLEN-it, besoj se ditëve të vijim, javëve të ardhshme do ti shpalosim kandidatët në të gjitha komunat, përveç Strugës që e kemi shpalosur”, ka deklaruar Mexhiti, raporton SHENJA.
Lajme nga vendi
MPB do ta shpërblejë policin që parandaloi vetëvrasjen e një vajze në Tetovë

Pas ngjarjes së djeshme në Tetovë, ku oficerët e policisë parandaluan një tragjedi dhe shpëtuan një jetë të re, ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski sot priti dhe bisedoi me kolegun e tij Bekim Ismani, i cili me guxim dhe qetësi të jashtëzakonshme e pengoi vajzën të hidhej dhe t’i merrte jetën vetes, ndërsa vet u plagos nga thika që mbante në dorë.
“Bëhet fjalë për një vajzë të re, viktimë e një situate të vështirë jetësore dhe krize psikologjike. Falë ndërhyrjes në kohë dhe vendimtare të oficerëve tanë të policisë nga Sektori i Punëve të Brendshme të Tetovës, ajo është gjallë dhe jashtë rrezikut sot”.
“Ky nuk është vetëm një veprim zyrtar, ky është një akt sakrifice, humanizmi dhe përkushtimi të thellë ndaj misionit për të mbrojtur çdo jetë njerëzore. Brenda kuadrit të mundësive ligjore, do ta shpërblej kolegun tim Bekim Ismani në shenjë mirënjohjeje për guximin, profesionalizmin dhe veprimin e tij vetëmohues”, theksoi ministri Toshkovski.
Toshkovski theksoi se forca e vërtetë e profesionit të policisë shihet në momentet më të vështira.
Ndryshe, ngjarja ndodhi dje në një objekt hotelerik, në të cilin vajza donte të vetëvritej.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve