Connect with us

Lajme nga vendi

Zv.kryeministri Arben Fetai takoi rektorin e UNT-së, Izet Zeqiri: VLEN-i do t’i përmirësojë kushtet dhe cilësinë në arsim!

Published

on

Zv.kryeministri për politika dhe qeverisje të mirë, Arben Fetai, ka takuar sot rektorin e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup, Izet Zeqiri, për tu njohur nga afër me kushtet në të cilat zhvillohen studimet në këtë universitet, por edhe për cilësinë e arsimit, shkruan gazeta LAJM.

“Unë isha këtu për tu njohur me kushtet në të cilat vepron Universitetit Nënë Tereza. Më vjen mirë që duket që ka pasur shumë progres duke marrë parasysh kushtet fillestare nga të cilat ka filluar ky universitet para 2 vitesh. Duket që është punuar shumë sepse kushtet këtu dukeshin shumë të mira, me një punë shumë të mirë që është shtyrë përpara nga rektori. Diskutuam për reformat sa i përket cilësisë në arsim, por edhe qeverisjes së vetë universitetit sepse e kemi parasysh se qeverisja nëpër universitete jo gjithmonë është në nivelin e duhur. Ne si VLEN kemi ardhur me premtimin për përmirësim të kushteve të veprimeve të universiteteve tona, por edhe të cilësisë në arsim, të qeverisjes së universiteteve këtu në mënyrë që të prodhojmë gjenerata të reja që janë mirë të arsimuara”, tha Fetai.

Rektori Zeqiri, tha se pret ndihmën e Fetai për lidhjen e bashkëpunimit të UNT-së me universitetet ndërkombëtare.

“Në takim u fokusuam në informacionet rreth universitetit Nënë Tereza, rreth kushteve, mënyrës së funksionimit, rreth sigurimit të cilësisë në UNT. Gjithashtu diskutuam edhe për çështjet e lidhjes së universitetit me universitetet në fushën ndërkombëtare, duke pasur përvojat e zv.kryeministrit dhe ndihmën që do të na i jep për lidhjen e universiteteve në Belgjikë. Biseduam edhe për fillimin e vitit akademikë. Ajo që ishte me rëndësi, biseduam edhe për punën që bën me ngritjen e cilësisë së arsimit, posaçërisht cilësisë së studimit në UNT”, tha Zeqiri pas takimit./Gazeta LAJM

Advertisement

Lajme nga vendi

Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Published

on

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.

ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të zhvillohet në orët e mbrëmjes pas orës 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe do të kryhet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të favorshme.
Lusim qytetarët dhe veçanërisht bletarët të ndërmarrin masa mbrojtëse dhe të nevojshme për sigurinë e tyre dhe të bletëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Published

on

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.

Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.

Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.

Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Published

on

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.

Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.

Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.

Continue Reading

Më të lexuarat