Lajme nga vendi
Në Aeroportin e Shkupit janë konfiskuar celularë “Iphone” në vlerë të 1.8 milionë denarëve
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se së fundmi në disa raste kanë konfiskuar telefonë Iphone në vlerë të 1.8 milionë denarëve, dëgjuese dhe karkiues për telefonë Samsung, përcjell TV21.
Ndërkaq edhe nga qarkullimi i udhëtarëve janë konfiskuar edhe 11 telefona celularë iPhone 15 Pro, në vlerë prej 799 mijë denarëve dhe një tablet.
“Pasi një pasagjer që udhëtonte nga Stambolli nuk i kishte deklaruar në hyrje të vendit. Është përzgjedhur për kontroll me rreze X, ku në disa valixhe mes rrobave janë zbuluar celularë dhe një tabletë”, shtojnë nga Doganat.
Gjithashtu është kapur mall i brenduar për celularë.
“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, 883 kufje (dëgjuese) me bluetooth dhe 1.048 maska të për celularë me logon “Apple” janë ndaluar përkohësisht në doganë, të deklaruara për import, për të cilat aktualisht ka filluar procedura për shkelje të të drejtave të pronës intelektuale. Ashtu si në rastin e parë, bëhet fjalë për një dërgesë nga Dubai, për të cilën është dorëzuar një deklaratë doganore importi për kufje të zakonshme bluetooth dhe maska për celularë. Çmimi i parashikuar me pakicë për këto produkte nëse shiten si origjinale është 220 mijë euro”, thonë nga Doganat.
“Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, 883 kufje (dëgjuese) me bluetooth dhe 1.048 maska të për celularë me logon “Apple” janë ndaluar përkohësisht në doganë, të deklaruara për import, për të cilat aktualisht ka filluar procedura për shkelje të të drejtave të pronës intelektuale. Ashtu si në rastin e parë, bëhet fjalë për një dërgesë nga Dubai, për të cilën është dorëzuar një deklaratë doganore importi për kufje të zakonshme bluetooth dhe maska për celularë. Çmimi i parashikuar me pakicë për këto produkte nëse shiten si origjinale është 220 mijë euro”, thonë nga Doganat.
Ndërkaq, karikuesit për celularët Samusng janë kapur në Gjevgjeli.
“Në njësinë doganore Gjevgjeli, gjatë kontrollit të mallit për zhdoganim importues, janë zbuluar 1.920 karikues për celularë “Samsung” të cilët nuk ishin të përfshirë në deklaratën e importit. Malli është me origjinë nga Kina dhe ka qenë i dedikuar për një kompani nga Shkupi. Vlera e përgjithshme e parashikuar e mallit të padeklaruar është 374 mijë denarë. Karikuesit janë konfiskuar, ndaj importuesit është iniciuar procedurë kundërvajtëse, si dhe po zhvillohet procedurë për shkelje të të drejtave të pronësisë intelektuale”, thonë nga Doganat./tv21.tv
Lajme nga vendi
“Vërshimet”, Tetova, Gostivari e Zhelina formojnë komisione për vlerësimin e dëmeve
Dhjetëra shtëpi të vërshuara, oborre të kthyera në liqene, por edhe rrugë të bllokuara dhe rrëshqitje dheu në disa vende. Ky është bilanci nga reshjet e dendura të shiut dhe dalja e lumenjve nga shtrati në rajonin e Pollogut. Komunat e Tetovës, Gostivarit dhe Zhelinës kanë filluar me formimin e komisioneve për vlerësim dhe evidentim të dëmeve, e në disa pika, edhe dislokim të banorëve nga objektet e banimit, si pasojë e rrezikut nga përmbytjet.
“Aktualisht po realizohen analiza të detajuara të rrezikshmërisë me qëllim që banorët e zonave ku siguria është cenuar, të zhvendosen në hapësira më të sigurta, dhe paralelisht po bëhet edhe evidentimi i objekteve të rrezikuara për të vërtetuar edhe statusin e tyre juridik. Sa i përket infrastrukturës rrugore, në rrugën e Banjës janë evidentuar rrëshqitje të mëdha të dheut dhe ekipet e komunës kanë ndërhyrë menjëherë për pastrim dhe normalizim të qarkullimit. Ndërhyrje janë realizuar edhe në Gjermë ku situata është më kritike”, tha Besarta Ramdani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.
“Zonat më të prekura në Komunën e Gostivarit kanë qenë, fshati Forinë, fshati Llakavicë, fshati Turçan i Vogël dhe disa lagje të qytetit, por ne si komunë, kemi bashkëpunuar me banorët dhe nga gjitha të dhënat që përmendëm më kritike ka qenë Forina. Për vlerësimin e dëmit, tani do formojmë një komision dhe do dalim në terren për të vlerësuar dëmet në fshatin Forinë dhe banorëve që janë prekur nga vërshimet”, u shpreh Safet Asani, komisioni për mbrojtje dhe shpëtim Komuna e Gostivarit.
Zona e fundit ku pati përmbytje një ditë më parë ishte fshati Strimnicë.
“Në këtë lagje afërsisht 12 shtëpi kanë dëme materiale që iu ka hy uji nëpër bodrume. Ne si ekipe e komunës ishim afër qytetarëve dhe u ndihmuam sa mundëm, andaj shpresoj që Ministria e Ekologjisë dhe institucionet më lartë të marrin masa që ky problem të përfundoj”, deklaroi Suad Alili, Ndërmarrja Publike Komuna e Zhelinës.
Sipas udhëheqësve të komunave dhe Drejtorisë për Mbrojtje dhe shpëtim përmbytjet janë si pasojë e mos pastrimit në kohë të shtretërve të lumenjve, dhe hedhjes së pakontrolluar të mbeturinave nëpër lumenj. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Kosova, 18 vjet shtet i pavarur, krerë shtetesh urojnë Kosovën
Lajme nga vendi
Badinteri në Kushtetuese, Kostadinovski: S’jemi organ politik

