Connect with us

Lajme nga rajoni

Arrestohet çifti shqiptarë në Itali, drejtonin rrjetin e kokainës

Published

on

Një çift shqiptarësh janë arrestuar në Rovato, të Italisë, si të përfshirë në një rrjet të trafikut të kokainës. Bashkëshortët e moshës 47 dhe 53 vjeç, zotëronin gjithashtu dhe një restorant, por që me sa duket nuk ishte biznesi i vetëm i tyre.

Për policinë, burri dhe gruaja drejtonin gjithashtu një rrjet të paligjshëm dhe fitimprurës të tregtisë së kokainës në qendër të qytetit të Franciacortina.

Çifti u vendos nën mbikqyrjen e karabinierëve pas raporteve të shumta në lidhje me kryerjen e një organizimi të trafikut të kokinës në zemër të qytetitt.

Pas mbajtjes nën monitorim të çiftit, policia italiane bastisi banesën e çiftin pasditen e të hënës. Në banesë u gjet një sasi e konsiderueshme kokaine, e mjaftueshme për të plotësuar nevojat e tregut vendas dhe më gjerë. U sekuestruan 1.3 kilogramë lëndë narkotike, vlera e të cilës në treg shkon në 200 mijë euro.SYRI.net

Advertisement

Lajme nga rajoni

Britania e Madhe i bën thirrje Serbisë të bashkëpunojë që përgjegjësit e sulmeve në veri të dalin para drejtësisë

Published

on

Në mbledhjen e Këshillit të Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Neil Holland, i bëri thirrje autoriteteve të Kosovës që të formojnë sa më parë qeverinë e re, duke e cilësuar këtë si një çështje urgjente për stabilitetin institucional dhe politik të vendit.Në deklaratën e tij, Holland shprehu gjithashtu shqetësim për tensionet e vazhdueshme në katër komunat veriore të Kosovës dhe për mbylljet e pakoordinuara të institucioneve që ofrojnë shërbime për komunitetet joshumicë.

“Ne vazhdojmë t’u nënvizojmë bashkëbiseduesve në Kosovë urgjencën e formimit të qeverisë,” tha ai, duke vlerësuar gjithashtu mbajtjen paqësore dhe konkurruese të zgjedhjeve parlamentare në muajin shkurt, si dhe mbështetjen që OSBE-ja i ofroi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve gjatë këtij procesi.Gjatë fjalës së tij, Holland mirëpriti Gerard McGurk si Shef të ri të Misionit të OSBE-së në Kosovë dhe përgëzoi punën e Misionit në një kontekst të ndërlikuar politik dhe të sigurisë.

Ambasadori britanik theksoi rëndësinë që Qeveria e Kosovës të sigurojë pjesëmarrje të plotë dhe të barabartë të komuniteteve joshumicë dhe të përmbushë angazhimet si një shtet multietnik dhe gjithëpërfshirës.Ai përsëriti qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar për nevojën e drejtësisë lidhur me sulmet ndaj KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në vitin 2023, përfshirë incidentin në Banjskë dhe sulmin në kanalin Ibër-Lepenc.
“Ne bëjmë thirrje që Serbia të bashkëpunojë plotësisht me përpjekjet për të nxjerrë para drejtësisë ata që janë përgjegjës për këto akte,” deklaroi Holland.Po ashtu, ai nënvizoi rëndësinë e përmbushjes së angazhimeve të palëve në kuadër të Dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, përfshirë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke paralajmëruar se moszbatimi i marrëveshjeve dëmton jetën e qytetarëve dhe stabilitetin rajonal.
Në fjalën e tij, ambasadori britanik përgëzoi përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, por shprehu shqetësim për ndikimin politik në media dhe sigurinë e gazetarëve, duke shprehur mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për aktivitetet e OSBE-së në këtë fushë.Holland riafirmoi përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar për një Kosovë të pavarur dhe sovrane, si dhe angazhimin për paqe dhe bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor, përfshirë rolin e të Dërguarës së Posaçme Dame Karen Pierce dhe organizimin e Samitit të Procesit të Berlinit në Londër këtë vjeshtë.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Aksidenti tragjik në Gjermani, Ambasada e Shqipërisë ofron mbështetje për qytetarët e prekur

Published

on

Tre shtetas shqiptarë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor në Koblenz të Gjermanisë, ku gjithashtu u lënduar katër shqiptarë të tjerë.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, ku gjithashtu u tha edhe se Ambasada e Shqipërisë në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Mynih kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet gjermane dhe kanë ndjekur nga afër zhvillimet.

Në njoftimin e kësaj ministrie gjithashtu thuhet se hetimet për rrethanat e këtij aksidenti janë duke vazhduar, derisa edhe shprehi për familjet e viktimave dhe uron shërim të plotë për të lënduarit, përcjell Klankosova.tv.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë gjithashtu ka shprehur mbështetje për qytetarët, si dhe ka publikuar numrin në të cilin ata mund të kontaktojnë për informacione shtesë.

“Strukturat tona konsullore kanë ofruar mbështetjen e nevojshme për qytetarët e prekur dhe kanë qenë të angazhuara gjatë gjithë ditës për të ndihmuar në menaxhimin e situatës. Për çdo informacion shtesë, lutemi të kontaktoni në: +49 1523 79 13 997”, thuhet tutje në njoftim.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

Tentativa e 12-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Published

on

Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, gjersa partitë tjera, PDK, LDK e AAK, nuk po e përkrahin, duke thënë se nuk është person unifikues.

E sot, deputetët do të mblidhen pas dështimit të 11 seancave për konstituim.

Të hënën, kryetari i LVV-së, Albin Kurti i ka dërguar një letër kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, përmes së cilës i ka ftuar në koalicion qeverisës.

Pas kësaj letre, të martën është mbledhur kryesia e LDK-së, gjersa kryetari i kësaj partie ka mbajtur edhe një konferencë për media.

Abdixhiku në këtë konferencë ka propozuar një qeveri tranzicionale, duke refuzuar kështu koalicion qeverisës vetëm me LVV.

Advertisement

“Kam marrë një letër nga kryetari i VV-së dhe i nxitur nga konsiderata për votuesit e VV-së, kam ndjerë nevojën që t’i përsëris qëndrimet dhe bindjet tona mbi çështjet qe janë ngritur mbi atë. LDK-ja duke parë stagnimin 4-vjeçar, e kam fjalën për aleancat e rrezikuara, rrezikimin e sigurisë nacionale…

E kam vlerësuar të pamundur bashkëpunimin me z.Kurti. Por, sot vendi është në krizë të thellë institucionale, pikërisht për shkak të partisë së parë. Dhe zgjidhjen nga kjo bllokadë LDK-ja e konsideron të domosdoshme. Propozojmë nisjen e një procesi të ri politik. Në përputhshmëri me këtë LDK-ja propozon nisjen e këtij procesi me të gjitha partitë për nisjen e një qeverie nacionale te tranzicionit”, ka deklaruar ai.

Abdixhiku ka ftuar të gjitha partitë që të bëhen bashkë dhe të ofrojnë zgjidhje.

“Një qeveri me afat të caktuar, deri në zgjedhjen e presidentit të ri”, theksoi Abdixhiku.

Në konferencën për media, ai ftoi Kurtin dhe liderët tjerë politikë për një takim rreth kësaj nisme.

Advertisement

Ai pohoi se kjo do të ishte një qeveri me afat të shkurtër, derisa tha se duhet krijuar qeveria në mënyrë që të shkohet në zgjedhje.

“Qëndrimi i LDK-së është i pandryshuar, pavarësisht a vjen një letër apo disa. Nuk e kam ndërmend ta tradhtoj votuesin e LDK-së. Votuesit tanë le të ndihen të qetë, pra po flas vetëm për një zgjidhje në mes të krizës”, ka pohuar ai.

Continue Reading

Më të lexuarat