Connect with us

Lajme nga rajoni

Beogradi vijon të fshehë krimet. Kurti: Përgatitje për gërmime në Kozhle të Serbisë

Published

on

Strategjia e Serbisë për të fshehur krimet e kryera po zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politikë të Millosheviçit. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti, gjatë tryezës së organizuar për personat e zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Sipas tij, Serbia ka kryer qindra masakra dhe mijëra zhdukje me dhunë të shqiptarëve, nën strategjinë, “nuk ka kufomë, nuk ka krim”. Shefi i ekzekutivit njoftoi se kanë filluar përgatitjet për gërmime në Kozhle të Serbisë, në kërkim të të zhdukurve.

“Këtë javë, pas shumë përpjekjeve dhe angazhimeve nga Komisioni ynë Qeveritar, kanë filluar përgatitjet për gërmimet në lokacionin Kozhle, mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi e shpresojmë që kjo nuk është një përpjekje e re nga shteti serb për të evituar nga agjenda e gërmimeve, lokacionet e tjera të shënjuara nëpër Serbi”, tha kryeministri, raporton televizioni A2.

Kurti tha se kishin dërguar disa herë kërkesa për hapjen e arkivave në Serbi dhe se qeveria ka prioritet ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve. “Në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit 2023 në Brukли ве болат прстите и ви се искривуваат? Ова ќе помогне брзо!sel, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së Brigadës 37 të motorizuar të Ushtrisë Jugosllave, përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës. Sot, sikurse çdo ditë si Qeveri e Republikës së Kosovës ritheksojmë zotimin tonë për të mos reshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës dhe të vërtetën për 1595 personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit”, shtoi Kurti.

Shefi i ekzekutivit theksoi se nevojitet mobilizim kombëtar e mbështetja e ndërkombëtarëve që kriminelët të mbahen përgjegjës. Sipas tij, tashmë janë verifikuar 13 lokacione brenda territorit të Kosovës përmes gërmimit vlerësues.

Advertisement

 

Lajme nga rajoni

VUÇIQ: ALEANCA KROACI-SHQIPËRI-KOSOVË KËRCËNIM PËR SERBINË!

Published

on

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq pas një takimi me Presidentin turk Rexhep Taip Erdogan në Turqi, për mediat serbe ka shtruar pyetjen se përse Kosova, Kroacia dhe Shqipëria formojnë aleancë ushtarake duke shtuar se Serbia nuk do të sulmojë askend, por do të përforcojë kapacitetet ushtarake.

“Çdo aleancë ushtarake, për dikend paraqet kërcënim dhe është e drejtuar kundër dikujt. Unë ju pyes –çfarë ju duhet aleanca ushtarake kur dy shtetet Shqipëria dhe Kroacia janë anëtare të NATO-s? Duhej ta inkuadronin edhe Prishtinën që të gjithëve t`ua bëni të qartë se këtë e krijoni kundër Serbisë”

Kryeministri I Kosovës, Albin Kurti, gjatë ekspozesë së tij para deputetëve, premtoi edhe një investim prej 1 miliard eurosh në sektorin e mbrojtjes.

“Në katër vjetët e ardhshëm do t’i forcojmë aleancat, do të investojmë 1 miliard euro në mbrojtje, do të rekrutojmë ushtarë të rinj, do të shumëfishopjmë numrin e oficerëve, do ta funksionalizojmë fabrikën e municionit, do ta zhvillojmë industrinë ushtarake të Kosovës dhe do të prodhojmë dronët luftarakë Made in Kosova”,

Kosova dhe dy shtete të rajonit të Ballkanit Perëndimor që janë pjesë e NATO-s, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan para gati një viti një deklaratë për thellim të bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Advertisement

Ministrat e Mbrojtjes të tri shteteve thanë se do të rrisin ndërveprueshmërinë e ushtrive përmes edukimit, trajnimit dhe stërvitjeve të përbashkëta, si dhe do të angazhohen në luftimin e kërcënimeve hibride, por edhe do të koordinojnë politikat për integrime euroatlantike.
Serbia e pa këtë si hap që “minon stabilitetin rajonal” dhe si kërcënim për “integritetin territorial” të saj.

Continue Reading

Lajme nga rajoni

Mes lotësh e dhimbjes, përcillen për në banesën e fundit katër anëtarët e familjes Kola

Published

on

Mes dhimbjes e lotëve të afërmit e familjes së Arti Kolës, kanë hapur dyert e mortit për të përcjellë drejt banesës së fundit të dashurit e tyre që humbën jetën tragjikisht në Itali.

Në fshatin Gryksh të Peqinit 4 arkëmortet e familjes Kola mbërritën në orën e para të ditës së sotme.

Qindra shqiptarë u bashkuan në një dhurim parash për të bërë të mundur ardhjen e trupave në Shqipëri.

Familjarët më të afërt, nëna e Arti Kolës dhe vëllai i tij e familjarë të tjerë do të presin ngushëllimet për vdekjen tragjike të 4 personave nga e njëjta familje.

Qindra njerëz të pranishëm në përcjelljen e fundit të familjes Kola, mes heshtjes e zisë që ka kapluar këtë fshat sot.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga rajoni

BRUKSELI PËRSHËNDETI KRIJIMIN E INSTITUCIONEVE TË KOSOVËS

Published

on

Shefja e diplomacisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas, e përshëndeti formimin e qeverisë së re të Kosovës si një zhvillim inkurajues pas më shumë se një viti bllokade politike.

Ajo përgëzoi Albin Kurtin për zgjedhjen në postin e kryeministrit, duke theksuar se ky është një moment i ri për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet BE-së dhe Kosovës.

Në një reagim në platformën X, Kallas u shpeh e gatshme të organizojë së shpejti një takim të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Beograd-Prishtinë. Sipas saj, prioritet mbetet avancimi i reformave, që do të mundësonte zhbllokimin e mbështetjes financiare të BE-së në vlerë qindra miliona euro dhe përshpejtimin e rrugës evropiane të Kosovës.

Formimi i qeverisë u përshëndet edhe nga Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, e cila e cilësoi zhvillimin si “lajm të mirë nga Prishtina” dhe theksoi se tani fokusi duhet të zhvendoset te reformat dhe përfitimet nga Plani i Rritjes për Kosovën.

Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë, përmes zëvendësambasadorit Christian Böttcher, riafirmoi mbështetjen e Berlinit, duke e cilësuar Gjermaninë si partnere të fortë dhe të besueshme të Kosovës në fushat e ekonomisë, sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm. Kuvendi i Kosovës u konstituua dhe qeveria e re u formua më 11 shkurt 2026.

Advertisement

Pas këtyre zhvillimeve, pritet zgjedhja e presidentit të ri deri më 4 mars, sipas afateve kushtetuese. Mandati i presidentes aktuale, Vjosa Osmani, përfundon më 4 prill. Nëse deri në afatin e përcaktuar nuk zgjidhet kreu i ri i shtetit, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të reja.

Continue Reading

Më të lexuarat