Lajme nga vendi
Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodicë” pritet rreth 30 minuta

Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare “Tabanoc” dhe “Bogorodica” pritet rreth 30 minuta për hyrje dhe dalje nga vendi. Në pikat e tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) rekomandon respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Lajme nga vendi
DAP do të realizojë kontrolle të përforcuara tatimore tek transportuesit e auto-taksive

Drejtoria e të Ardhurave Publike (DAP) në periudhën e ardhshme do të zbatoj kontrolle të përforcuara tek transportuesit e auto-taksive me theks të veçantë në lëshimin e llogarive fiskale dhe respektimin e dispozitave të Ligjit për regjistrimin e pagesave me para të gatshme.
Siç paralajmërojnë nga DAP, kontrollet do të zbatohen në bashkëpunim me institucione të tjera kompetente në të gjithë vendin, veçanërisht në rajonet turistike, ku gjatë periudhës së verës është rritur frekuenca e udhëtarëve dhe aktiviteti i transportit të auto-taksive.
“Tatimpaguesit që ofrojnë transport auto-taksi janë të detyruar të përdorin aparate fiskale mobile me pajisje GPRS të integruar, për të regjistruar qarkullimin e përfitimit në aparatin fiskal, të lëshojë faturë fiskale për çdo shërbim me para të gatshme, të evidentojnë përfitimin në librin e raporteve financiare ditore për secilën arkë individualisht. Njëkohësisht janë të detyruar të paguajnë qarkullimin ditorë në llogarinë e transaksionit te bartësi i transaksionit të pagesës jo më vonë se dita e punës ditën e ardhshme, të ketë kumtesë të theksuar dhe në mënyrë të dukshme në lidhje me kërkesën e detyrueshme për llogari fiskale nga përdoruesit e shërbimit”, informojnë nga DAP.
Nëse qytetarët kanë dyshime për parregullsi që lidhen me transportin e auto-taksive ose mosdhënien e llogarive fiskale në secilin do qoftë veprimtari i inkurajojmë ata ta raportojnë atë nëpërmjet Linjës telefonike pa pagesë: 198 • Email: info@ujp.gov.mk.
Drejtoria e të Ardhurave Publike i shqyrton ankesat e pranuara dhe vepron në përputhje me kompetencat e saj. Apelojmë deri tek të gjithë transportuesit e auto-taksive, si dhe të gjithë taksapaguesve, të veprojë në përputhje me rregulloret ligjore, me qëllim përforcimin e pajtueshmërisë tatimore dhe përmirësimin e disiplinës tatimore. Respektimi i detyrimit për të lëshuar llogari fiskale dhe për të përdorur aparate fiskale mobile nuk është vetëm detyrim ligjor – është kontribut drejt ekonomisë së drejtë, transparente dhe të barabarta të të gjithë aktorëve ekonomik”, potencojnë nga DAP.
Lajme nga vendi
VLEN: Mos ikni, jepni përgjigje-pse Bujar Osmani ka realizuar takime të shpeshta me të gjithë funksionarët serbë?

BDI nuk mund të paraqitet si mbrojtëse e kursit euroatlantik të shtetit, pasi ka shumë pyetje të dyshimta të pa pergjigjura pas saj.
BDI nuk ka shpjeguar pse ministri Bujar Osmani ka mbajtur 11 takime me shefin e diplomacisë së Serbisë, ndërkohë që nuk ka pasur asnjë iniciativë zyrtare me Kosovën?
BDI nuk tregon, madje shmang pyetjen se: në sa dreka, darka dhe “shëtitje miqësore” kanë marrë pjesë personalisht Ali Ahmeti dhe Bujar Osmani me presidentin serb Aleksandar Vuçiq?
BDI nuk ka dhënë asnjëherë sqarim për sa herë Osmani është takuar me ambasadorin serb në Shkup, dhe përse nuk e ka informuar publikun për këto takime?
BDI i detyrohet opinionit publik përgjigje për udhëtimet private të Osmanit në Serbi dhe përse qytetarët nuk janë informuar kurrë për to.
Derisa BDI nuk jep përgjigje të qarta për këto çështje, të mos mendojnë se dikush iu beson dhe i sheh ndryshe nga ajo që është realisht: një parti e futur në listën e zezë të partnerëve tanë strategjikë.
Duhet të kujtojmë se ishte pikërisht BDI ajo që shtyu përpara iniciativën “Ballkani i Hapur” si formë integrimi me Serbinë, duke anashkaluar bashkëpunimin me Kosovën.
Është e njëjta BDI që e shpalli “sukses historik” hapjen e korsisë së shpejtë në kufirin me Serbinë, por nuk bëri asnjë përpjekje për të përmirësuar infrastrukturën në pikat kufitare me Kosovën, si në Bllacë dhe Jazhincë apo me Shqipërinë në Qafë Thanë.
Po ashtu, BDI mori pjesë në ndërtimin e autostradave nga Tabanovci drejt Gjevgjelisë, ndërkohë që nuk ndërtoi as edhe një kilometër autostradë në korridorin 8.
BDI dëshiron të paraqitet si “mbrojtëse” e interesave të shqiptarëve, por veprimet e saj tregojnë të kundërtën: një numër i madh takimesh me autoritetet serbe, përhapje të ideve serbe, bashkëpunim të ngushtë me Serbinë dhe injorim të thellë të bashkëpunimit me Kosovën.
Integrimi evropian nuk mbrohet me diplomaci selektive. Nëse Osmani nuk ka kohë për Prishtinën, nuk ka as kredibilitet të flasë për “botën serbe”.
Patriotizmi i vërtetë matet me kilometra autostradë, jo me selfie-diplomaci me Vuçiqin. Shqiptarët meritojnë transparencë, çdo takim zyrtar apo privat me Beogradin duhet të bëhet publik.
Derisa kjo të ndodhë, çdo reagim nga ana e tyre është vetëm një përpjekje për të hedhur mjegull mbi dështimet dhe përgjegjësitë e tyre.
Lajme nga vendi
Kuvend, debat i amandamenteve për ligjet për punë të brendshme dhe për polici

Në Kuvend sot seanca do të mbajnë Komisionet për arsim, shkencë dhe sport, për mbrojtje dhe siguri, për eurointegrime dhe Komisioni ligjvënës juridik.
Në Komisionin për mbrojtje dhe siguri deputetët do të mbajnë debat të amandamenteve për propozimet e ligjeve për punë të brendshme dhe për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për polici. Për dy ligjet janë parashtruar më shumë amandamente.
Në rend të ditës së Komisionit për arsim, shkencë dhe sport është Propozimi i ligjit për veprimtari inovative, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi, me procedurë të shkurtuar.
Ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për orarin e punës së punëtorëve mobilë në komunikacionin rrugor dhe pajisjet për regjistrim në komunikacionin rrugor dhe të Ligjit për të drejta autoriale dhe të drejtat e përafërta, të dyja në lexim të parë, janë në rend të ditës së Komisionit për çështje evropiane.
Komisioni ligjvënës-juridiik do ta shqyrtojë Propozimin e ligjit për veprimtari inovative, zhvillim shkencoro-teknologjik dhe sipërmarrësi, me procedurë të shkurtuar.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve