Connect with us

Lajme nga vendi

Anëtarja e re e Këshillit të Prokurorëve, Marjana Ilievska dha betimin solemn

Published

on

Anëtarja e sapozgjedhur e Këshillit të prokurorëve publik, Marjana Ilievska ka dhënë betimin solemn para kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, sekretares së përgjithshme të Kuvendit, Marina Dimovska dhe kryetares së Këshillit të PP, Dushica Dimtrievska.

Marjana Ilievska me gjithsej 19 vota është zgjedhur anëtare e Këshillit të Prokurorëve Publik nga radhët e prokurorëve publik nga fusha e Prokurorisë së përgjithshme të lartë Manastir më 29 korrik të këtij viti. Ilievska vjen nga Prokuroria Themelore Publike Prilep.

Advertisement

Lajme nga vendi

“Inxhinierët e Maqedonisë”: Është hartuar formular për raportimin e shkeljeve kur nuk ofrohet qasje vizuale në orëmatësit e rrymës

Published

on

Për të lehtësuar paraqitjen e ankesave nga qytetarët, shoqata Inxhinierët e Maqedonisë informon se është hartuar formular për raportimin e një shkeljeje në rastet kur përdoruesve nuk u ofrohet qasje vizuale në orëmatësit e rrymës, transmeton Portalb.mk.

“Bazuar në përgjigjen zyrtare të marrë nga Ministria e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, shoqata Inxhinierët e Maqedonisë ka hartuar një formular për paraqitjen e një ankese në Inspektoratin Shtetëror për Energjinë, Minierat dhe Burimet Minerale, i cili mund të përdoret nga çdo qytetar që beson se e drejta e tij për qasje vizuale në orëmatësit e tij të energjisë elektrike është shkelur”, thotë shoqata, duke shtuar se kushdo i prekur mund ta shkarkojë formularin, ta plotësojë dhe ta dorëzojë atë elektronikisht ose me postë.

Ata shtojnë se ky inspektorat është përgjegjës për kryerjen e inspektimeve në rastet kur operatori i sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike (EVN Maqedoni) nuk ofron qasje në pajisjen matëse.

“Kjo përbën shkelje të nenit 164 paragrafi (1) pika 19 të Ligjit për Energjetikë. Njëkohësisht, kjo kundërvajtje sanksionohet me gjobë prej 1.000 deri në 3.000 euro në kundërvlerë denarë në përputhje me nenin 286 të të njëjtit ligj”, thonë “Inxhinierët e Maqedonisë”.

Kujtojmë se disa muaj më parë, “Inxhinierët e Republikës së Maqedonisë” (IRM) kërkuan të futet leximi i detyrueshëm mujor i orëmatësve aktualë të rrymës.

Advertisement

Nga atje thanë se Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) duhet të ndryshojë rregullat për furnizim me energji elektrike dhe të vendosë leximin e detyrueshëm mujor të orëmatësit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mexhiti: Përveç “Bambit” si çerdhja më e madhe në vend, do hapim edhe dy çerdhe tjera moderne në Çair

Published

on

Gjatë ceremonisë solemne të hapjes së çerdhes “Bambi” në Çair, zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, vuri në pah rëndësinë e këtij objekti, i cili konsiderohet më i madhi, më moderni dhe më atraktivi në Maqedoni.

Mexhiti falënderoi veçanërisht Fatmir Limanin dhe Visar Ganiun për përkushtimin dhe punën e tyre në realizimin e projektit. Ai njoftoi se në muajt e ardhshëm do të fillojë ndërtimi edhe i dy çerdheve tjera moderne “Vesëza” dhe “Borëbardha”.

“Ky objekt i cili është më i madhi, më moderni dhe më atraktivi në Maqedoni,  dua të falënderoj edhe Fatmir Limanin edhe Visarin Ganiun për punën që kanë bë. Të ju informoj se kjo ka kushtuar afërsisht 2 milionë euro. Gjithashtu nga qeveria janë ndarë mbi 3.5 milionë euro për ndërtimin e dy çerdheve kështu të njejta dhe për të shkuar në histori barakat e vjetra komuniste në Çair, që ishin me kushte jo të mira për fëmijët, për gjeneratat e tashme dhe të ardhme. Pra kështu njejt shumë shpejt do të fillojmë muajt në vijim çerdhen Vesëza dhe çerdhen Borëbardha. Pra do jenë edhe dy çerdhe me këto përmasa dhe aq atraktive me kushte shumë më të mira për fëmijët tanë”, deklaroi Mexhiti.

Zëvendëskryeministri Mexhiti theksoi se këto investime synojnë përmirësimin e kushteve të jetesës dhe edukimit për fëmijët e komunitetit, duke krijuar ambiente më të sigurta dhe më të përshtatshme për zhvillimin e tyre.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Shtetasja e Maqedonisë mbytet në Greqi, Halkidiki

Published

on

Një shtetase 75-vjeçare e RMV-së dje u nxor pa shenja jete në plazhin e Sozopolit në komunën e Nea Propontidës, në Halkidiki. Asaj iu dha menjëherë ndihma e parë nga ekipi i shërbimit të urgjencës mjekësore, pas së cilës u dërgua në spital, por mjekët e shpallën të vdekur.

Roja Bregdetare greke njoftoi se Autoriteti Bregdetar i Nea Moudanias u informua se “një shtetase e huaj 75-vjeçare (shtetas i RMV-së) u nxor pa jetë nga plazhi i Sozopolit, në komunën e Nea Propontidës”.

Pas mbërritjes së një ambulance, asaj iu dha ndihma e parë dhe më pas u transferua në Qendrën Shëndetësore të Nea Moudanias, ku u shpall e vdekur.

Ata raportuan gjithashtu se si pjesë e hetimit paraprak, u urdhërua një autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Selanik.

Ky është rasti i katërt i mbytjes së shtetasve të RMV-së në plazhet greke këtë sezon.

Continue Reading

Më të lexuarat