Lajme nga vendi
Sejdiu për personin e plagosur në Strimnicë të Zhelinës: Më kërcënoi! Unë nuk e kam ditur që ai person ka qenë në Bardocë

Kreu i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu konfirmoi se sot është kërcënuar nga personi F.B., i cili më pas u plagos me thikë në Strimnicë të Zhelinës. Sejdiu thotë se nuk e njeh personin në fjalë, por që më pas ka mësuar se i njëjti ka qenë i burgosur dhe se, siç thotë ai, “ka probleme psikologjike”.
“Unë nuk e kam ditur që ai person ka qenë në Bardocë dhe paska qenë i burgosur, tre vite në burg, e kështu me radhë. Isha në xhami, ishte e xhuma sot, mu afrua, tha kam pyetje të parashtroj prej jasht, thash ok. Dolëm jashtë, dhe ai në formë kërcënuese mu afrua dhe më tha kur do të më punësoni, me një ton shumë kërcënues, duke mu afruar shumë afër, dhe e pashë nga afër se personi, nga fizionomia, se nuk është person normal është person me probleme psikologjike. Ndërhyri një person tjetër që ta ndajë, ai personi e kuptova më vonë se quhet Orhan, ta ndajë nga unë që eventualisht mos të më sulmojë fizikisht, pastaj aty u bë situatë tollovi, ku ndërhynë persona të tjerë, unë u largova dhe pastaj më vonë kuptova se ai person ka pësuar një sulm, apo është plagosur , që më vie shumë keq, pse ka ndodhur ashtu. Por qytetarët më njoftuan se bisedohet për një person me probleme të rënda psikologjike, që ka qenë në Bardocë dhe ka qenë i dënuar dhe policia e ka të njohur si emër”, deklaroi kryetari i komunës së Zhelinës, Blerim Sejdiu
Lajme nga vendi
MBPEU me mbështetje financiare ndaj NP “Pyjet nacionale” në vlerë prej 48 milionë denarësh

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Cvetan Tripunovski sot nënshkroi marrëveshje për mbështetje financiare me drejtorin e NP “Pyjet nacionale”, Zdravko Trajanov për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në fushën e pylltarisë dhe mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore, në vlerë të përgjithshme prej 48 milionë denarësh.
“Mbështetja financiare jepet në masën 100% të vlerës për investime në blerjen e mekanizimit dhe pajisjeve në pylltari dhe mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore, por jo më shumë se 48.000.000 denarë me TVSH të përfshirë”, informojnë nga MBPEU.
Me këto mjete financiare parashihet blerja e Pajisjeve speciale për shuarjen e zjarreve pyjore – pompa; Makinave ndërtimore – buldozerë; Kompresor dizel komplet për nevojat gjatë ndërtimit të rrugëve; Traktor me vinç.
“Ky investim i drejtpërdrejtë ka për qëllim modernizimin e NP ‘Pyjet nacionale’ në drejtim të mbrojtjes së pyjeve dhe përballimit efikas të fatkeqësive natyrore”, thonë në MBPEU.
Lajme nga vendi
Ministri Durmishi: Sigurojmë zbritje deri në 15% për pajisjet shkollore, mbështetje reale për familjet para vitit shkollor

Lajme nga vendi
Dorëzohet kërkesë tek deputetët për miratim urgjent të pagës minimale prej 500 euro

LSM dorëzoi kërkesë tek deputetët për miratimin urgjent të pagës minimale në shumën prej 500 eurove.
Nga LSM thonë se kërkesa e tyre është e arsyeshme, e nevojshme dhe e qëndrueshme, e bazuar edhe në krahasimet me vendet e tjera, si dhe në kushtet ekonomike dhe sociale në Maqedoni.
Me këtë ata kërkuan nga deputetët dhe Kuvendi të nisin menjëherë procedurën ligjore dhe ta pranojnë propozimin e punëtorëve, me ç’rast do të mundësohet që duke filluar nga muaji gusht i këtij viti, paga minimale të rritet në 500 euro.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve