Connect with us

Lajme nga vendi

Kasami shpërndanë Abetaren e Unifikuar në Tetovë: Të gjithë nxënësit do ta kenë këtë libër në dorë

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, sot me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka shpërndarë Abetaren e Unifikuar Shqiptare. Ai tha se shpreson që në të ardhmen kjo abetare të përdoret nga të gjithë nxënësit.

“Është libër i unifikuar për gjithë shqiptarët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Është libër me të cilin nxënësit shqiptarë i mësojnë shkronjat e para në rrugën e tyre drejt arsimit dhe zhvillimit. Do të punojmë seriozisht që jo vetëm abetarja, por edhe librat tjerë të jenë të unifikuar në frymë të bashkëjetesës”, tha Kasami.

I pyetur nëse ka miratim nga Ministria e Arsimit, ai tha se po “pasi ajo është lëshuar për përdorim në RMV”.

Kujtojmë se kjo Abetare ka vite të tëra që është paralajmëruar nga institucionet e larta arsimore në Maqedoninë e Veriut, por assesi nuk gjeti zbatim.

Abetarja e Unifikuar Mbarëkombëtare Shqiptare, që tashmë ka vite që shfrytëzohet në Kosovë e Shqipëri, ka për qëllim unifikimin e mësimit të shkronjave dhe fjalëve të para shqipe për nxënësit shqiptarë në këto tre shtete të rajonit.

Advertisement

Lajme nga vendi

MASH: Tekste shkollore për të gjithë nxënësit në fillim të vitit të ri shkollor

Published

on

Të gjithë nxënësit do të kenë tekste shkollore në fillim të vitit të ri shkollor edhe atë për të gjitha lëndët, sipas planeve mësimore në klasat përkatëse, informojnë nga MASH.

“Për të dytin vit radhazi, shtypja dhe shpërndarja e teksteve shkollore realizohet me kohë, dhe çdo shkollë do ta marrë tirazhin që e ka kërkuar përmes aplikacionit të veçantë elektronik të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. Janë siguruar edhe tekste shkollore për gjuhët e huaja, për herë të parë pas shtatë vitesh gjatë të cilave mungonin, ndërsa mësimdhënësit dhe nxënësit janë detyruar të gjejnë vetë literaturë”, qëndron në kumtesë.

Tekste të reja shkollore me përmbajtje të avancuar janë gjithashtu në dispozicion për klasën e shtatë të arsimit fillor dhe për vitin e parë në arsimin e mesëm gjimnaz, ku fillon zbatimi i programeve të reja mësimore. Mbi 100 tituj të rinj do të jenë të disponueshëm edhe për nxënësit e shkollave të mesme profesionale, informojnë nga MASH.

“Përgatitja, botimi dhe shpërndarja e teksteve shkollore ishte sfidë e madhe në të kaluarën. Kjo çështje është zgjidhur në mënyrë sistematike, me Ligjin e ri për Tekstet Shkollore, në përpilimin e të cilit kanë marrë pjesë të gjithë palët e përfshira – përfshirë edhe autorët, recensentët, por edhe të gjitha shtëpitë botuese në vend”, thuhet në kumtesë.

Siç njofotn Ministria, të gjitha institucionet kompetente, organet dhe trupat që marrin pjesë në procedurën për sigurimin e teksteve shkollore i kanë përmbushur detyrimet e tyre në mënyrë të përpiktë dhe me kohë, për të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh mirënjohje dhe bën thirrje që veprimi i përbashkët për të siguruar vazhdimin e arsimimin më të mirë edhe më tej.

Advertisement

Tekstet shkollore janë kusht themelor për procesin edukativo-arsimor më cilësor.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Parandalohet kontrabandë masive e drogës në pikën kufitare Bogorodicë

Published

on

Inspektorët doganorë të Departamentit të Operativës kanë parandaluar një përpjekje të madhe për kontrabandën e narkotikëve në pikën kufitare Bogorodicë.

Siç njofton Drejtoria e Doganave, më 25 gusht 2025, gjatë kontrollit rutinë me qen doganor, në një furgon gjerman për pasagjerë, dy shtetas gjermanë u paraqitën për hyrje në vend. Në çantën e dorës së një pasagjereje u gjetën substanca të ndryshme narkotike:

Detajet e kontrollit:

  • 3 tuba plastike të mbështjellë me letër higjienike, të mbushura me kokainë.
  • Një fletë alumini me substancë me origjinë bimore, marihuanë.
  • 33 kapsula të mbushura me një substancë pluhuri nga grupi i steroideve.

“Para kontrollit personal, pasagjerja tentoi të fshehë 6 tuba të tjerë me kokainë duke i hedhur në tokë. Lënda u dorëzua për ekspertizë në Departamentin e Ministrisë së Brendshme për Ekzaminime Mjekësore.
Kundër të dyshuarës u ngrit kallëzim penal për “Prodhim dhe lëshim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, sipas nenit 215 të Kodit Penal”, thuhet në njoftim./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

RRITJE NATYRORE NEGATIVE EDHE NË TREMUJORIN E DYTË, 1.135 MË PAK TË LINDUR SE SA TË VDEKUR

Published

on

Rritja natyrore edhe në tremujorin e dytë të vitit 2025 është negativ dhe paraqet 1 135 persona, që do të thotë se për aq persona është më i vogël numri i fëmijëve të lindur të gjallë nga numri i personave të vdekur.

Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistika, numri i fëmijëve të lindur të gjallë në tremujorin e dytë është 3 741 dhe në krahasim me periudhën e njejtë vitin e kaluar është ulur për 4.2%.

Numri i personave të vdekur, ndërkaq, në tremujorin e dytë të vitit 2025 shënon rritje prej 1.2% në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2024 dhe është 4 876 persona, ndërsa prej tyre 13 janë foshnja të vdekura.

Në këtë tremujor të vitit janë bërë 2 792 martesa dhe numri i tyre është rritur për 8.1% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024, ndërsa janë regjistruar 545 divorcime, që paraqet rritje prej 0.4% në krahasim me periudhën e njejtë të vitit 2024.

Continue Reading

Më të lexuarat