Connect with us

Lajme nga vendi

Sot filloi viti i ri shkollor

Published

on

Sot filloi viti i ri shkollor 2024/25. Sipas të dhënave të MASH-it, viti i ri shkollor do të nisë për 245 mijë nxënës në shkollat ​​fillore dhe të mesme, një numër ky që është ulur për 17 mijë në shtatë vitet e fundit. Numri i filloristëve është ulur për 3 500.

Viti akademik 2024/24 do të zgjasë deri më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve të cilët mësim do të kenë deri më 16 maj.

Mësimi me një ndërrim do të zhvillohet në 140 shkolla, ndërsa autoritetet po kërkojnë që kjo të bëhet në të gjitha shkollat ​​e vendit.

Lajme nga vendi

Në fshatin malor Vicë të Tetovës u mbajt Dita e Patates

Published

on

Me qëllim mbështetjen dhe promovimin e fermerëve të Sharrit dhe prodhuesve të produkteve bujqësore, në fshatin Vicë, u mbajt manifestimi i dytë me radhë, Dita e Patates së Vicës.

Në eventin e sotëm u ekspozuan prodhimet bujqësore dhe blegtorale, me theksin kryesor pataten e Vicës, e cila bashkë me kaçamakun tradicional dhe groshën u servuan për të pranishmit.

“Ne si prodhues e kemi edhe trashëgimi prej prindërve. 28-30 tonë në vit nxjerrim nga të mbjellat, por ka fshatarë të tjerë që mbjellin edhe më shumë. Tërë fshati jeton nga patatja e Vicës, andaj edhe në treg dua që të mos keqpërdoret emri i patates Vicës, por të shitet kualiteti”, tha Refik Arifi, Kultivues i patates.
“Qëllimi i këtij manifestimi është ta promovojmë Mali

n Sharr si Park Kombëtar. Ta kthejmë qengjin e Sharrit si më i shijshmi, por edhe djathin si brend të Sharrit por gjithsesi edhe racën e deles së Sharrit”, shtoi Mome Mlladenovski, Kryetar i kooperativës bujqësore Ovçepolka.
Fermerët e Sharrit kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë të rrisë subvencionet, gjë që do ndikonte në rritjen e prodhimit dhe cilësisë.

“Problemi primar është çështja e subvencioneve. Subvencioneve duhet të bëhen në një datë sepse e dini gjithë blegtorët në një shkurt duhet t’i kemi të sigurta subvencionet, sepse shkaku i saj fermerëve iu rritet çmimi i ushqimeve”, tha Naser Xhemaili, Kryetar i fermerëve të Sharrit.

Advertisement

Manifestimi që për të dytin vit me radhë organizohet në fshatin malor Vicë të Tetovës, organizohet nga kooperativa “Sharri”, ndërsa financohet nga Ministria e Bujqësisë dhe organizata evropiane e të njëjtës veprimtari./Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

Më ftohtë në Kodrën e Diellit, më së shumti shi në Kriva Pallankë

Published

on

Mëngjesin e sotëm më ftohtë është në Kodrën e Diellit, tre gradë, ndërsa në 24 orët e fundit më shumë shi ka rënë në Kriva Pallankë, 17 litra për metër katror.

Siç informoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike, deri në orën 08:30 janë matur 5 gradë në Llazaropolë, 8 në Krushevë dhe Hanet e Mavrovës, 9 në Ohër dhe Berovë, 10 në Kriva Pallankë dhe Pretor, 11 në Vinicë dhe Prilep, 12 në Shkup-Zajçev Rid, Manastir, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip, 13 gradë në Shkup – Petrovec, Strumicë, Veles, Kavadar dhe Demir Kapi, si dhe 14 gradë në Gjevgjeli.

Deri në orën 8 kanë rënë 15 litra shi për njësi sipërfaqe në Pretor, 12 në Shkup – Petrovec, 10 në Kumanovë, 9 në Kodrën e Diellit, 8 në Tetovë, 7 në Vinicë, 5 në Berovë, 4 në Manastir dhe Gjevgjeli, 3 në Shkup – Zajçev Rid, si dhe një në Veles, Ohër, Krushevë dhe Strumicë.

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të lëvizë prej 16 deri në 22 gradë.

Në Shkup, pjesërisht vranët, gjatë ditës me periudha me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë deri në 22 gradë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Turqisë për vizitë në vendin tonë

Published

on

Një delegacion i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Turqisë, i kryesuar nga kryetari Kadir Ozkaja, sot do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe takim dypalësh me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski dhe gjykatësve të tjerë të kësaj gjykate.

Siç informojnë nga Gjykata Kushtetuese, në kuadër të vizitës, do të bëhet hapje solemne e sallës për mbajtjen e mbledhjeve, ku do të prezantohet pajisja e re për digjitalizim të Gjykatës Kushtetuese.

“Qëllimi i kësaj pajisjeje teknologjike është të promovojë digjitalizimin dhe të sigurojë punë më efikase dhe transparente të Gjykatës. Sistemet e reja mundësojnë: takime hibride me pajisje të integruar audio dhe video – një pjesë e pjesëmarrësve të pranishëm në sallë, ndërsa një pjesë onlajn”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Më të lexuarat