Connect with us

Lajme nga vendi

Greqia dënon me burg katër shtetas të RMV-së, ishin të përfshirë në vjedhjen e veturave luksoze

Published

on

Katër shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët u arrestuan vitin e kaluar dhe të akuzuar si anëtarë të një grupi kriminal që vidhte makina luksoze nga turistët e huaj në Halkidiki, janë dënuar me burgim në Greqi, njoftoi agjencia greke e lajmeve ANA-MPA.

Vitin e kaluar policia greke shkatërroi një organizatë kriminale në të cilën ishin përfshirë gjashtë persona, të gjithë shtetas maqedonas, të cilët akuzoheshin për 19 vjedhje të makinave luksoze në Halkidiki, me vlerë mbi një milion euro, ndërsa dy nga të akuzuarit ende nuk janë arrestuar, por janë identifikuar.

Gjykata penale prej tre anëtarësh në Selanik dënoi tre nga të pandehurit me 12 dhe 14 muaj burg, ndërsa i katërti me tetë vjet e dhjetë muaj burg, i cili, sipas vendimit, ishte përgjegjës për hyrjen në objekte turistike dhe vjedhje.

Dy persona të tjerë ndiqen penalisht për pjesëmarrje në të njëjtin grup kriminal dhe në mesin e tyre, sipas ANA-MPA, është edhe “truri i grupit”.

Agjencia greke e lajmeve shkruan se sipas vendimit të gjykatës, të dënuarit i kanë çuar automjetet e vjedhura në zonën e Eordejës pranë Kozanit, nga ku një tjetër bashkëpunëtor i ka marrë dhe i ka transportuar në Maqedoninë e Veriut përmes kalimeve të fshehura.

Advertisement

Për këtë arsye gjykata i shpalli të pafajshëm tre “shoferët” për veprën penale të vjedhjes së rëndë dhe kërkoi që të ndiqen penalisht për veprën e marrjes së produkteve të veprës penale.

Njëri nga personat e arrestuar u zbulua në rajonin e Halkidikit nga punonjësit e policisë së stacionit Poligiros, teksa drejtonte një automjet të vjedhur nga një shtetas i huaj, i marrë pas një vjedhjeje në një objekt turistik në Halkidiki.

Sa i përket metodologjisë, policia greke më pas sqaroi se anëtarët e organizatës fillimisht kanë lokalizuar automjetet luksoze të turistëve në Halkidiki, më pas kanë hyrë në shtëpi për të marrë çelësat dhe më pas kanë vjedhur automjetet.

Secili prej anëtarëve kishte një rol specifik, i cili i referohet koordinimit të organizatës kriminale, lokalizimit të automjeteve, kryerjes së vjedhjeve dhe transportimit të makinave jashtë vendit.

Advertisement

Lajme nga vendi

TETOVË: PËRUROHET RRUGA E “SHTIPIT”

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami I shoqëruar nga Ministri I Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski dhe Zv/Ministrja Kaltrina Zekolli në Tetovë promovuan përfundimin e punimeve në Rrugën e Shtipit, një investim i Ministrisë së Transportit me ko-financim të Komunës së Tetovës.

Ministri I Transportit, Aleksandar Nikolovski, u shpreh se në Tetovë po vërrehet një bum investimesh, për të cilët përgëzoi Kryetarin Kasami duke u zotuar se Ministria që drejton ai do të jetë në shërbim të projekteve që lehtësojnë lëvizjen e qytetarëve.

Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Transportit në Tetovë po realizohen 29 projekte të përbashkëta.

KALTRINA ZEKOLLI – Bëhet fjalë për një rrugë me 680 metra, me gjerësi mesatarisht 5.5 metra kurse sipërfaqja totale e asfaltuar është rreth 4.000 metra katrorë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Rregulla të reja në lizingun financiar në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Kuvendi ka miratuar ndryshime në Ligjin për Lizingun Financiar, të cilat prekin kushtet për themelimin dhe funksionimin e kompanive të lizingut, menaxhimin korporativ, mbikëqyrjen, transparencën dhe mbrojtjen e përdoruesve. Me ndryshimet përcaktohen elementet e detyrueshme që duhet të përmbajë çdo kontratë e lizingut financiar, përfshirë të gjitha tarifat dhe kompensimet që lidhen me kontratën. Gjithashtu, parashihet mundësia që kontratat të lidhen edhe në formë elektronike, në përputhje me legjislacionin për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik, mbrojtjen e të dhënave personale dhe parandalimin e pastrimit të parave.

Rregullat e reja sjellin kontrata më të qarta, mundësi për shlyerjen e parakohshme pa kosto shtesë, kontroll më të madh mbi punën e kompanive të lizingut dhe standarde më të larta për mbrojtjen e shfrytëzuesve.

“Me qëllim të rritjes së transparencës dhe mbrojtjes së shfrytëzuesve, me ndryshimet specifikohen elementët e detyrueshëm që duhet të përmbajë çdo kontratë lizingu financiar, duke përfshirë të gjitha kompensimet që lidhen me lizingun. Përveç kësaj, mundësohet që kontratat e lizingut financiar të lidhen edhe në formë elektronike, nëse kushtet plotësohen në përputhje me dispozitat për dokumentet elektronike, identifikimin elektronik dhe shërbimet konfidenciale, si dhe dispozitat për parandalimin e pastrimit të parave, mbrojtjen e të dhënave personale dhe dispozitat e tjera përkatëse”, thonë nga Ministria e Financave.

Me këto ndryshime vendoset mundësia që shfrytëzuesi i lizingut financiar të shlyejë detyrimet e mbetura plotësisht ose pjesërisht në çdo kohë në përputhje me planin e amortizimit, pa kosto shtesë. Kjo gjithashtu siguron të drejtën për të ulur kostot e përgjithshme për periudhën e mbetur të kontratës.

“Përveç kësaj, përforcohet mbrojtja e shfrytëzuesve duke specifikuar se ofruesi i lizingut financiar nuk mund ta shfrytëzojë lëndën e lizingut financiar si kolateral pa pëlqimin paraprak me shkrim të shfrytëzuesit. Pëlqimi duhet të jepet te noteri, në dokument të veçantë – deklaratë, veçmas nga kontrata e lizingut financiar, me kushtet e përgjithshme, me përcaktimin e qartë të pasojave juridike të pëlqimit të tillë. Ofruesit e lizingut financiar do të jenë të detyruar të publikojnë raportet financiare vjetore, së bashku me raportin dhe mendimin e revizorit të autorizuar, në faqet e tyre të internetit. Në këtë mënyrë, individët dhe personat juridikë si shfrytëzues të lizingut do të kenë mundësinë të kenë pasqyrë më të qartë mbi punën e kompanive të lizingut para se të krijojnë marrëdhënie afariste”, thonë nga Ministria.

Advertisement

Me ndryshimet, thonë më tej nga kjo Ministri, përforcohet edhe mbikëqyrja përmes avancimit të dispozitave kundërvajtëse, si dhe stabiliteti financiar i ofruesve të lizingut financiar duke rritur vlerën minimale të principalit bazë nga 6.000.000 në 30.000.000 denarë.

“Me qëllim të përforcimit të integritetit të subjekteve që kryejnë lizing financiar, me ndryshimet zbatohen gjithashtu rekomandimet e Komitetit MONEYVAL pranë Këshillit të Evropës në fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit. Me to vendosen kritere për përshtatshmërinë dhe reputacionin që duhet t’i përmbushin themeluesit dhe anëtarët e organeve drejtuese të ofruesve të lizingut financiar”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi janë një nga tetë hapat që Ministria e Financave po zbaton në kuadër të Agjendës reformuese.

Continue Reading

Lajme nga vendi

14-vjeçarja nga Kavadari ndërron jetë pasi ra nga një luhatëse në parkun e Gostivarit

Published

on

SPB Tetovë njofton se ka humbur jetën një 14-vjeçare nga Kavadari, e cila ka rënë nga luahtësja në parkun e Gostivarit.

Nga atje thonë se trupi është dorëzuar për autopsi.

SPB Tetovë njofton se ka humbur jetën një 14-vjeçare nga Kavadari, e cila ka rënë nga luahtësja në parkun e Gostivarit.

Nga atje thonë se trupi është dorëzuar për autopsi.

“Më 09.07.2026 në ora 20:20 në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore Gostivar është raportuar se në spital pa shenja jete është sjellë Sh.N. (14) nga Kavadari, me qëndrim në Gostivar.

Sipas raportimit, e mitura ka rënë nga luhatësja në parkun e Gostivarit, pas së cilës është transportuar në Qendrën Mjekësore Gostivar, ku në ora 20:55 mjekukujdestar ka konstatuar vdekjen.

Advertisement

Është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi është dorëzuar për autopsi“, thonë nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat