Connect with us

Lajme nga vendi

VLEN: Investimi historik prej 34.5 milionë euro për Universitetin “Nënë Tereza” – dëshmi e angazhimit të koalicionit VLEN ndaj arsimit

Published

on

Një epokë e re në arsimin e vendit tonë po hapet me një investim historik prej 34.5 milionë eurosh për ndërtimin e kampusit të Universitetit “Nënë Tereza”. Ky vendim, i përkrahur fuqimisht nga e gjithë Qeveria, shënon një pikë kthese të rëndësishme për të rinjtë dhe për të ardhmen e shqiptarëve, thuhet në njoftimin e lëshuar nga VLEN.

“Koalicioni VLEN nuk flet fjalë boshe sikur parardhësit tanë, të cilët, përveç se me gënjeshtra dhe vjedhje, e lanë rininë tonë pa perspektivë. Ky projekt nuk është thjesht një ndërtesë e re, ai është një monument i përkushtimit tonë ndaj arsimit dhe zhvillimit të brezave të ardhshëm. Breza të tërë kanë ëndërruar për një qendër të tillë edukative që do të pasurojë jo vetëm dijen, por edhe shpirtin e një kombi të tërë. Tani, ajo ëndërr po bëhet realitet, duke krijuar një vatër të dijes dhe inovacionit për brezat e që do të vijnë. Ky investim, i inicuar nga VLEN, është një dëshmi e fortë e angazhimit tonë për të siguruar që rinia jonë të ketë mundësitë më të mira për arsim dhe zhvillim. Ne jemi të bindur se ky kampus do të bëhet qendra kryesore e zhvillimit intelektual dhe inovacioneve, duke krijuar kushte optimale për kërkime shkencore dhe përgatitje akademike të nivelit më të lartë”, thuhet në njoftim.

“Koalicioni VLEN do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të sjellë projekte që pasurojnë arsimin dhe forcojnë themelet e një të ardhmeje të suksesshme për të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ky investim i rëndësishëm është vetëm një nga hapat që po ndërmarrim drejt realizimit të këtij vizioni madhor. KALOJMË NË VEPRIM”, theksojnë nga VLEN.

Lajme nga vendi

Valbon Limani hapi edicionin e pestë të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Rudina Fest 2025”

Published

on

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, ka hapur sonte edicionin e pestë të Festivalit Folklorik Ndërkombëtar “Rudina Fest”, një ngjarje e cila ka ndihmuar në promovimin e trashëgimisë kulturore dhe krijimin e lidhjeve ndërkombëtare mes komunitetit të Gostivarit dhe ansambleve artistike nga e gjithë bota.

Ky festival, i cili do të zhvillohet në periudhën 20-23 korrik 2025, do të sjellë në Gostivar ansamble folklorike dhe grupe artistike nga shtete të ndryshme, duke promovuar vlerat dhe traditat kulturore të rajonit dhe më gjerë. Festivali iso sonte nga Çegrani, ndërsa netët finale do të mbahen në qendrën e Gostivarit më 22 dhe 23 korrik.

Këtë vit, “Rudina Fest” do të ketë pjesëmarrës nga shtetet:
Spanja
Kroacia
Bosnja dhe Hercegovina
Shqipëria
Kosova
Maqedonia e Veriut

Në fjalimin e tij, Kryetari Valbon Limani theksoi rëndësinë e këtij festivali për promovimin e kulturës dhe turizmit në komunën e Gostivarit, duke ftuar të gjithë qytetarët dhe vizitorët e tjerë të marrin pjesë në këtë ngjarje të veçantë dhe të shijojnë magjinë e folklorit ndërkombëtar.

“Festivalet si ‘Rudina Fest’ janë mundësi të jashtëzakonshme për të njohur traditat e popujve të ndryshëm dhe për të krijuar një atmosferë harmonike dhe bashkëpunuese mes komunitetit tonë dhe të huajve. Ky event është një mundësi për të pasur një verë të paharrueshme në Gostivar, ku kultura, muzika dhe vallja janë në qendër të çdo momenti,” tha Limani.

Advertisement

Pjesëmarrësit kishin mundësinë të shijojnë performanca të ndryshme muzikore, valle tradicionale dhe aktivitete kulturore, duke u bërë pjesë e një festimi të madh përmes artit dhe kulturës.

Zgjidh Gostivarin, sepse në Gostivar vera është

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një burrë 49-vjeçar u mbyt në liqenin e Ohrit

Published

on

Një burrë nga fshati Volinë, komuna e Debarcës, u mbyt dje në ujërat e Liqenit të Ohrit pranë Strugës, njoftoi sot Policia e Ohrit.

Sipas policisë, në orën 16:30, Policia e Strugës raportoi se një trup i pajetë mashkullor ishte vërejtur në ujërat e Liqenit të Ohrit.

“Pas marrjes së masave dhe kryerjes së një inspektimi, u përcaktua se personi ishte K.I. (49) nga fshati Volino, Komuna e Debarcës, tek i cili ekipi i Shërbimeve të Emergjencës Mjekësore konstatoi vdekjen pa gjurmë dhune” tha zëdhënësi policisë Stefan Dimoski.

Continue Reading

Lajme nga vendi

MSH: Në procedurë është hapja e disa konkurseve për punësim nëpër disa institucione shëndetësore në vend

Published

on

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate për media njofton se për pak më shumë se një muaj janë realizuar apo janë në fazën përfundimtare mbi 950 vende pune në profile të ndryshme shëndetësore: mjekë, infermierë, laborantë, ndihmës mjekësorë, teknikë, psikologë, punonjës socialë, higjienistë dhe personel tjetër i domosdoshëm.

Sipas Ministrisë, procesi vazhdon edhe në ditët në vijim do të hapen procedura të reja për punësim në disa institucione shëndetësore publike në shtet.

“Zhvillimi profesional dhe forcimi i burimeve njerëzore përbëjnë pjesë kyçe të qasjes së re në sistemin shëndetësor, të shpallur nga ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu. Shëndetësia nuk mund të funksionojë pa njerëzit që çdo ditë kujdesen për mbarëvajtjen e saj. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një sistemi shëndetësor të qëndrueshëm dhe funksional, i cili nis me investimin në njerëzit, që janë themeli i tij”, thekson Ministria.

Kujtojmë se ministër i ri i Shëndetësisë u zgjodh Azir Aliu në fillim të muajit qershor, pasi paraardhësi i tij Arben Taravari vendosi të largohet nga qeveria.

Continue Reading

Më të lexuarat