Connect with us

Lajme nga vendi

Zëvendëskryeministri i  parë Mexhiti nga Uashingtoni: Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri, dallimi nga më parë është se ofrohen kuadro të reja, pa hipoteka, pa bagazh politik

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti i cili ndodhet për vizitë zyrtare në SHBA, ku me ftesë të Këshillit Atlantik po merr pjesë në takimin e 9-të të ministrave kushtuar Evropës Qendrore dhe Lindore në Konferencën për Sigurinë Energjetike, në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës ka deklaruar se Maqedonia e Veriut ka një fillim të ri. Ai më tej ka shtuar se ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës.

“Bëhet fjalë për një koalicion të ri, i cili përbëhet nga katër subjekte politike të vetëm një viti më parë, që në thelb është gjë revolucionare në skenën politike të Maqedonisë së Veriut. Na duhet pak kohë për t’u harmonizuar, për të njohur njëri-tjetrin dhe për të funksionuar nën ombrellën e VLEN-it. Por, ndryshimi nga më parë është se ofrohet kuadër i ri, pa hipoteka, pa bagazh politik. Dhe mendoj se Maqedonia ka një fillim të ri. Ka partnerë në Qeveri që nuk bartin hipoteka nga e kaluara, por janë të gatshëm të përballen me korrupsionin, të angazhohen për zhvillim ekonomik dhe përmirësimin e standardit të jetesës. Fokusi ynë është te decentralizimi. Mendoj se e gjithë kjo do të japë dinamikë të re dhe do ta rikthejë shpresën tek të rinjtë që të mos e shohin si alternativë të vetme largimin nga vendi”, ka thënë Mexhiti në intervistën për Zërin e Amerikës.

Lajme nga vendi

Javën a ardhshme do të kryhet dezinsektim në qytetin e Tetovës

Published

on

Komuna e Tetovës njofton se do të kryhet dezinsektim në territorin e qytetit të Tetovës.

ju njoftojmë se më 13.06.2025, Komuna e Tetovës në bashkëpunim me SH.T.P.SH “PRONTTO”, do të realizoj dezinsektimi nga toka në territorin e qytetit të Tetovës, për zhdukjen e mushkonjave dhe dëmtuesve të tjerë.

Dezinsektimi do të zhvillohet në orët e mbrëmjes pas orës 22:00 deri në orët e hershme të mëngjesit, dhe do të kryhet vetëm nëse kushtet atmosferike janë të favorshme.
Lusim qytetarët dhe veçanërisht bletarët të ndërmarrin masa mbrojtëse dhe të nevojshme për sigurinë e tyre dhe të bletëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Tetovës.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Miratohet aktakuza për rastin “Onkologjia”

Published

on

Gjykata Penale ka miratuar aktakuzën për keqpërdorimet në Klinikën e Onkologjisë në Shkup, ku përfshihen ish-drejtorët e klinikës, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi. Akuza ka edhe kundër tre onkologëve.

Gjykata Penale informon se ankesa e mbrojtjes është refuzuar kurse aktakuza është miratuar, kështu që kjo çështje do t’i caktohet ndonjë gjykatësit përmes sistemit AKMIS për procedura të mëtejshme dhe do të caktohet datë për seancën e parë kryesore.

Vasev akuzohet për dy vepra penale – shpërdorim të detyrës dhe rrezikim të shëndetit të pacientëve kurse akuzohen gjithashtu dy onkologë që u kanë ofruar terapi pacientëve pa bazë mjekësore.

Sipas aktakuzës së dytë, Vasev dhe Nuhi akuzohen për mashtrim, duke shkaktuar dëm prej 35 milionë euro në buxhetin e shtetit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Vëllezërit nga Debreshi dënohen me nga 40 vite burg për vrasjen makabre të Resul Kahremanit

Published

on

Pas më shumë se 10 muaj hetimesh dhe procesi gjyqësor, Gjykata ka shpallur fajtorë tre vëllezërit nga fshati Debresh i Gostivarit për vrasjen brutale të Resul Kahremanit, 35 vjeç. Ata janë dënuar me nga 40 vite burgim secili, që është dënimi maksimal sipas Kodit Penal të Maqedonisë së Veriut për këtë vepër penale.

Ngjarja ndodhi më 23 korrik 2024, kur sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndaj viktimës u qëllua me armë zjarri nga një veturë tip “Volvo” me targa të Zvicrës, në pronësi të të dyshuarve. Vrasja u raportua në ora 17:15 në SPB Tetovë.

Sipas Policisë, menjëherë pas ngjarjes u arrestua njëri nga autorët, B.B., dhe nga ai u sekuestrua edhe pushka automatike me të cilën dyshohet se është kryer krimi. Hetimet e mëvonshme vërtetuan përfshirjen edhe të vëllait të tij, J.B., si bashkëkryerës.

Continue Reading

Më të lexuarat