Lajme nga vendi
BDI: VMRO e detyroi VLEN-in ta pëkrahë Ligjin për branitella në Kuvend
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar sot për ligjin e “branitellave” duke e akuzuar VLEN-in se është marrë peng nga VMRO – DPMNE, përcjell Shenja.
“Bashkimi Demokratik për Integrim thekson se i gjithë opinioni publik kombëtar ishte dëshmitar i dyfytyrësisë së humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorë të VMRO nga rradhët e Vlen me rastin e votimit të propozim ligjit për branitella në rendin e ditës në seancën e djeshme në Kuvend.
Deputetët humbës të Vlen në fillim deklaruan që janë kundër dhe do ta pengojnë miratimin e ligjit për branitella, e braktisën seancën, ndërsa pas telefonatës nga pronarët e tyre nga VMRO, u kthyen me bishtin e paluar dhe mundësuan kuorum për miratimin e rendit të ditës me gjithë Ligjin për branitella.
Ky veprim flet që Vlen janë peng të VMRO dhe po marrin në qafë shqiptarët me çdo veprim të tyre. Flamuri kombëtar, gjuha shqipe, ish ushtarët e UÇK, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, balanseri, u turpëruan para Kosovës dhe Shqipërisë dhe çdo të arritur kombëtare e cënuan oër më pak se 100 ditë.
Maqedonia e veriut duhet të jetë vend i barabartë për të gjithë qytetarët, e jo për disa nënë, e për të tjerët njerkë” – thonë nga BDI.
Lajme nga vendi
Nikolloski: Korridori 8 do të ndërtohet deri në Qafë Thanë, po kërkojmë trasenë adekuate
Autostrada e Korridorit 8 do të ndërtohet deri në kufirin Qafë Thanë, këtu nuk ka dilemë vetëm se duhet të gjendet se në cilën rutë. Kështu u shpreh ministri i transportit Aleksandar Nikollovski.
“Për korridorin 8 mesazhi është i qartë të gjendet alternativë tjetër ose nëse në bazë të rutës alternative, të gjendet rutë tjerët alternative nga kjo që ka qenë si alternativë në marrëveshje, e njëjta të diskutohet me Shqipërinë që edhe ata të mund të lidhen dhe në atë mënyrë të ndërtohet dhe ne për këtë problem komunikojmë intenzivisht me Shqipërinë dhe kemi shpalosur disa opsione. Kështu që autostrada do të ndërtohet. Nuk është më pyetja a do të ndërtohet por vetëm të gjendet ruta adekuate”, tha Nikolloski.
Ai shtoi se pjesa më e vështirë e autostradës Kërçovë-Ohër thuajse është gati dhe se nga fshati Izvor e deri në Vërbjan pritet të lëshohet në përdorim në muajin tetor. Sipas tij mbetet vetëm pjesa e Botunit për tu zgjidhur dhe pritet që në tremujorin e parë të vitit 2027 kjo autostradë të vihet tërësisht në funksion.
“Dy galeri janë përfunduar tërësisht. E treta është 70% e kryer, e katërta është 50% dinamikë, në Botun po punohen tunelet po vendoset softuer, sinjalizimi, sistemi i ventilimit, sistemi zjarreve dhe qendra moderne për kontroll i cili vendoset për rritjen e sigurisë dhe presim që në fillim te muajit tetor të kjo pjesë më e rëndë nga autostrada Kërçovë-Ohër të jetë e vendosur në funksion”, deklaroi Nikolloski.
Ndërkaq autostrada Tetovë Gostivar kilometrat e para pritet që të jetë gati vitin e ardhshëm, ndërkaq përfundimi në vitin 2029. Pjesa e dytë nga Gostivari në Bukojçan pritet poashtu të përfundojë në vitin 2029, ndërsa sipas ministrit po pritet edhe vendimi për pjesën nga Bukojçani në Kërçovë.
Lajme nga vendi
Nesër ndahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës
Nesër, në ora 13:00, në Amfiteatrin e Spitalit Klinik të Tetovës do të organizohet solemniteti me rastin e ndarjes së 109 vendimeve për punësim për të punësuarit e rinj në këtë institucion shëndetësor.
Në ceremoninë solemne pritet të marrin pjesë edhe Izet Mexhiti, Bilall Kasami, si dhe zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali.
Ndarja e vendimeve paraqet një hap të rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve njerëzore të Spitalit Klinik të Tetovës dhe për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët e rajonit.
Lajme nga vendi
29 zjarre brenda 24 orëve, tre janë ende aktiv
Gjatë 24 orëve të fundit deri në orën 07:30 në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 29 zjarre në ambiente të hapura, nga të cilat tre janë aktivë, një është nën kontroll dhe 25 janë shuar, njoftoi Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).
Sipas informacioneve nga QMK, zjarri është aktiv në zonën e komunave Studeniçan dhe Zelenikovë, në shtrirjen nga fshatrat Morane, Vrtekica dhe Ramni Gaber drejt Paligradit, si dhe mbi fshatin Vrazhale, ku është prekur një pyll i përzier. Një zjarr aktiv ka edhe në fshatin Tërnovë në Gostivar, ku po digjet një pyll i përzier, si dhe mbi fshatin Nezhilovë në Komunën Çashkë, ku janë prekur pemë bredhi.
Zjarri pranë fshatit Tajmishte në Kërçovë, në lokalitetin Darda, ku po digjej një pyll ahu me kërcell të lartë, është vënë nën kontroll.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shuar 25 zjarre në vende të ndryshme në të gjithë vendin. Midis tyre janë zjarret në Strumicë, Vasilevë, Delçevë, Kumanovë, Jegunovcë, Gostivar, Vrapçishtë, Demir Hisar, Probishtip, Ilinden, Saraj, Çair, Studeniçan, Haraçinë, Makedonski Brod, Novaci, Petrovec, Berovë, Karbinci dhe Çeshinovë-Obleshevë.
QMK raporton se këto zjarre kanë djegur bimësi të ulët, kashtë, bar të thatë, shkurre, si dhe disa zona pyjore, dhe në disa raste, janë prekur edhe mbeturina, kashtë, ndërtesa dhe një fole lejlekësh.

