Lajme nga vendi
AAC vepron pas ngjarjes së raportuar nga M-NAV për një incident të shmangshëm në qiellin mbi Shkupin

Agjencia për Aviacion Civil (AAC) vepron pas ngjarjes së raportuar nga Dhënësi i shërbimeve të navigacionit M-NAV për një incident të shmangshëm të dy aeroplanëve në qiellin mbi Shkupin në datën 7 të këtij muaji.
“Dhënësi i shërbimeve të navigacionit M-NAV raportoi ngjarjen siç duhet dhe AAC do të veprojë në lidhje me të njëjtën”, konfirmuan sot për MIA nga AAC.
Siç njoftoi paraprakisht portali SDK.mk, duke i’u referuar ueb faqes për ndjekjen e fluturimeve Flajtradar24, aeroplanët e “Turkish erlajns” dhe “Sanekspres” pë pak do të përplaseshin në qiell mbi Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit më 7 shtator në orën 18:32.
Lajme nga vendi
Janevska: Bashkëjetesa mësohet, me OSBE-në ndërtojmë ura mes diversitetit

Në Maqedoni jetojnë qytetarë të cilët flasin gjuhë të ndryshme, me përkatësi fetare dhe kombëtare të ndryshme, dhe ky diversitet është vlerë. Për ta ruajtur atë, duhet të përforcojmë urat mes tyre dhe vazhdimisht të ndërtojmë ura të reja. Përmes arsimit i përforcojmë ato, tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska, në ceremoninë përmbyllëse të projektit “Ndërtojmë ura të reja”, të cilën e organizoi Misioni i OSBE-së në Shkup.
Projekti, i cili zgjati dy vite, është vazhdim i aktiviteteve të mëparshme të Misionit të orientuar në integrim ndëretnik në arsim, përmirësimin e demokracisë dhe kohezionit social në vend.
“Përmes arsimit të integruar dhe bashkëpunimit ndërkulturor mes të rinjve nga shkollat fillore dhe të mesme, ku gjuha amtare e të cilëve është gjuha maqedonase, shqipe, boshnjake dhe turke, përmes aktiviteteve të përbashkëta mësimore dhe aktiviteteve jashtëmësimore, së bashku ndërtojmë mirëkuptim të ndërsjellë dhe lidhje të qëndrueshme. Këto aktivitete konfirmuan edhe njëherë të vërtetën se fëmijët dhe të rinjtë komunikojnë shumë lehtë mes vete, pavarësisht sa janë të ndryshëm, nëse të rriturit ua lejojnë këtë,” tha ministrja Janevska.
Për realizimin me sukses të projektit, përveç mbështetjes nga OSBE-ja dhe SHBA-ja, Norvegjia, Polonia, Holanda dhe Luksemburgu, ishin të rëndësishme partneritetet e ndërtuara ndërmjet shkollave, komunave dhe organizatat qytetare.
“Të gjithë së bashku, me shumë vullnet të mirë, aftësi dhe me mjetet e donatorëve, arritëm të udhëheqim disa mijëra të rinj në rrugën e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe miqësisë, për t’u dhënë atyre aftësi të cilët më pas në jetë do t’ju vlejnë shumë personalisht, por që do të lënë edhe gjurmë pozitive në mjediset ku do të jetojnë dhe punojnë”, theksoi Janevska, duke i falënderuar për kontributin e tyre.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, përmes politikave arsimore, vazhdon me aktivitetet për ndërtimin e bashkëjetesës dhe unitetin, si themele të vendit të përbashkët.
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Lajme nga vendi
“Fushata zgjedhore”, rreth 500 vetura zyrtare ndryshuan targat

Deri më tani rreth 500 vetura shtetërore janë pajisur me targa të specializuara me ngjyrë të kuqe në kuadër të fushatës së Qeverisë për të parandaluar keqpërdorimin e burimeve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore. Drejtori i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Ivica Tomovski, njoftoi se qytetarët do të kenë mundësi të paraqesin keqpërdorimet nëpërmjet telefonit dhe emailit special. Aktualisht, shteti posedon rreth 7.500 vetura zyrtare përfshirë edhe ato të organeve të sigurisë që nuk do të posedojnë targa me ngjyrë të kuqe.
“Qytetarët, praktikisht do të mund të paraqesin keqpërdorime, keqpërdorime potenciale dhe keqpërdorime të mundshme. Ato mund të dërgojnë deri te ne, te shërbimi dhe tani ne si institucion do t’i dërgojmë te të gjitha ata institucione. I lus të gjithë institucionet e shtetit të përpiqen t’i racionalizojnë të gjitha ato vetura që i kanë, pasi shumë prej veturave i kanë në gjendje jofunksionale. Numri i përgjithshëm i veturave është rreth 7.500 vetura, por këtu duhet të theksoj që ato 7.500 vetura janë edhe ato të MPB-së, Armatës, ASK-së, Ndihmës së Shpejtë. Nuk pres që të kemi më shumë se 1500 deri në 2.000 vetura në nivel të shtetit”, deklaroi Ivica Tomovski, drejtor i Shërbimit për Çështje të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Mickoski: Të ndërmerren ndryshime ligjore, me të cilat shkaktimi i zjarrit do të kualifikohet si terrorizëm

Kryeministri Hristijan Mickoski sot bëri thirrje të ndërmerren veprime për ndryshime ligjore me të cilat, zjarrvënia do të kualifikohet si terrorizëm.
“Në kuadër të procedurës parlamentare, diskutova me koordinatorin e grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së se urgjentisht duhen ndryshime në ligjet që do ta kualifikojnë zjarrvënien si akt terrorizmi, ndërsa hedhja e mbeturinave aty ku nuk i takon do të jetë një tjetër vepër penale që do të dënohet me burgim prej më shumë se pesë vjet”, theksoi Mickoski.
Kryeministri informoi se që gjatë ditës së djeshme Ministria e Mjedisit Jetësor ka dërguar letër deri te të gjitha komunat që urgjentisht të marrin masa për pastrimin e deponive të paligjshme dhe mbeturina të hidhet aty ku e ka vendin.
“Gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve të pandërgjegjshëm që i formojnë këto deponi të paligjshme, të ndalojnë së formuari, sepse të gjithë ata që do të kapen do të ndëshkohen rëndë”, apeloi Mickoski.
Kryeministri paraprakisht tha se janë identifikuar rreth njëzet persona për të cilët ka dyshime të arsyeshme se qëndrojnë pas zjarreve dhe se ekzistojnë qendra të pushtetit që po përpiqen të mbjellin frikë dhe panik tek qytetarët para zgjedhjeve.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve