Lajme nga vendi
“Lista e zezë”, Ageler: Departamenti Amerikan i Thesarit dhe DASH po shqyrtojnë shumë raste ku lidhen emra të mëdhenj

Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Price Aggeler në intervistë për Sitel ka deklaruar se ka shumë emra të cilët po filtrohen e që mund të jenë në listën e zezë amerikane. Sipas Aggeler, Departamenti Amerikan i Thesarit dhe DASH po shqyrtojnë shumë raste ku lidhen emra të mëdhenj. Ambasadorja Aggeler tha se nuk mund të jepet një datë konkrete për se kur pritet publikimi i emrit ose emrave të personave që do të jenë nën sanksionet e SHBA-ve. Së fundit në listën e zezë amerikane u përfshi familja e Orce Kamçev, ndërsa paraprakisht kryetari i Strugës, Ramiz Merko dhe familja e tij. Ky i fundit në listën e zezë u fut për shkak të ndikimeve në vendimet gjyqësore dhe dyshimeve të bazuara për afera korruptive.
Lajme nga vendi
Mickoski: U arrit rekordi në Doganë, janë mbledhur 12.6 miliardë denarë për një muaj

“Dy rrjedhat kryesore që mbushin buxhetin janë të ardhurat që vijnë nga Drejtoria Doganore dhe DAP. Mund të them se së bashku me ministren e Financave kemi një fokus personal në punën e këtyre dy institucioneve dhe mund të them se këtë korrik, përfundimisht pas asaj periudhe stabilizimi dhe rimëkëmbjeje të ekonomisë maqedonase, të dy institucionet shënuan rezultate jashtëzakonisht të mira”, u përgjigj Kryeministri Hristijan Mickoski në pyetje gazetareske në lidhje me nivelin e të ardhurave që kanë realizuar Drejtoria Doganore dhe DAP në periudhën e kaluar.
“Drejtoria Doganore arriti të regjistrojë të ardhura prej rreth 12.6 miliardë denarësh, që është një rekord në kuptimin historik, gjë që nuk ka ndodhur kurrë që kur ekziston. Përveç disa majave të larta të karburanteve dhe derivateve të naftës në të kaluarën, dhe pavarësisht disa çmimeve mesatare që kanë tani dhe të ardhurave nga akcizat të cilat, do të thoja, janë më të vogla sepse ndjekin çmimin e naftës dhe derivateve të naftës, Dogana arriti të regjistrojë më shumë se dhjetë milionë euro të ardhura, nga i njëjti muaj i vitit të kaluar. Ky është një rezultat i mirë, për të mos thënë i shkëlqyer. Vitin e kaluar, korriku ishte muaji i parë i menaxhimit të ri në Doganë dhe ato arritën afër 12 miliardë, këtë vit tejkaluan 12.6. E njëjta gjë ndodh edhe në Drejtorinë e të Ardhurave Publike, e cila ka diku afër një miliard më shumë të mbledhura krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, diku rreth 960 milionë mendoj. Në të njëjtën kohë, kemi një efekt neto më të madh prej 7-8% krahasuar me vitin e kaluar, me rimbursimin e TVSH-së që është 37% më i lartë krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Domethënë, të dy institucionet shënojnë rezultate të jashtëzakonshme historike. Kjo do të thotë se punojmë për uljen e ekonomisë gri dhe rritjen e disiplinës”, tha Kryeministri Mickoski.
Ai i përgëzoi të dy institucionet dhe njoftoi se rritja e të ardhurave do të thotë më shumë investime në vend.
“Ne do të duhet të kujdesemi dhe të respektojmë ligjet, për shkak se si mbushet buxheti ashtu dhe investohet. Kështu, qytetarët do të kenë shërbime më të mira mjekësore, arsim më të mirë, bujqit do të kenë më shumë për subvencione, pensionistët për pensione, për mbështetje të biznesit, për më shumë vende pune, për vende pune më të paguara, më shumë për të rinjtë ekështu me rradhë. Këtë muaj jam mjaft i kënaqur. Por nuk po ndalemi këtu. Udhëzimet e mia, sot para këtij eventi me të dy drejtorët, ishin të vazhdonim me të njëjtën dinamikë dhe të ecnim nëpër atë perspektivë deri në fund të vitit, për të arritur rezultatin që presim”, përfundoi Mickoski.
Lajme nga vendi
Prokuroria ka ngritur akuzë kundër gjashtë personave për shoqërim kriminal dhe falsifikim parash

Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuzë kundër gjashtë personave për shoqërim kriminal dhe falsifikim parash, pasi prej fundit të vitit 2023 deri në shkurt të vitit 2025 në territorin e Maqedonisë dhe Serbisë në mënyrë të paautorizuar kanë prodhuar bankënota të falsifikuara në prerje 20, 50, 100 dhe 200 euro, të cilat më pas grupi i ka shpërndarë deri te blerësit e interesuar me çmime 25 deri 30% nga vlera nominale e bankënotave të vërteta. Sipas organit të akuzës, njëri prej të akuzuarve ka ndërtuar makina dhe pjesë për makina për prodhimin e bankënotave. Prej qershorit të vitit 2024 deri në janar të vitit 2025 114 mijë euro të falsifikuara, grupi i ka shitur për 42 mijë euro.
Lajme nga vendi
Fetai: Pushteti nuk guxon të jetë as i përjetshëm e as i gjatë

Zëvëndëskryeministri, Arben Fetai, “Politika nuk është profesion, unë nuk e shoh kështu e as nuk duhet të shihet kështu. Sepse, pastaj vijnë në shprehje interesat personale, miskine, për pasurim. Mendoj që pushteti nuk duhet të jetë i gjatë e as që diskutohet i përjetshëm. Dy mandate janë mjaftueshëm më shumë se kaq bëhet tepër”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Ai shtoi se pas politikës veten e sheh sërish pjesë e projekteve ndërkombtare aty ku e ka bazën e fushës së studimeve të tij.
“Pas politikës do të jem aktiv sërish në organizata ndërkombëtare me projekte që janë edhe fushë e studimit tim. Ka jetë edhe pas politikës”, përfundoi Fetai.
Fetai: Politika është përgjegjësi, vizion afatgjatë dhe kurajo jo çdoherë duhet të veprohet duke parë interesat e ngushta apo përkthimin në votë. Fetai thotë se politika është koncept më i gjërë dhe më i thellë se kaq.
“Politika është përgjegjësi e vizion, e mbi të gjitha kurajo. Nuk është e thënë që çdoherë duhet të merren vendime populiste që ndikojnë në votë. Pra, ka raste kur duhet të merren vendime të guximshme që mbase në popull nuk mund të përkthehet me përkrahje”, tha zëvëndëskryeministri, Arben Fetai.
Ai shtoi se karrieren e tij politike e ka filluar në Kosovë ku ka punuar si praktikantë e më pas edhe ka shërbyer për persë vite me radhë në zyrën e kryeminiatrit.
“Vitin e fundit të studimeve master nga Kuvendi i Belgjikës në një projekt erdha për praktikë në Kuvendin e Kosovës për gjashtë muaj, e që më pastaj për të vazhduar për pesë vite me radhë me shërby në zyrën e kryeministrit të Kosovës”, përfundoi Fetai.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve