Në një atmosferë festive dhe plot simbolikë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri organizoi një ceremoni madhështore për të shënuar 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës. Ngjarja u zhvillua në praninë e aleatëve, partnerëve dhe përfaqësuesve të institucioneve shqiptare, të cilët iu bashkuan festimeve për të nderuar historinë, vlerat dhe miqësinë e ngushtë SHBA–Shqipëri.
Përveç përkujtimit të Ditës së Pavarësisë, ceremonia shënoi edhe një tjetër jubile të rëndësishëm — 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të SHBA, degët e para të ushtrisë amerikane, e cilësuar si më e fuqishmja në historinë botërore.
Ambasada shprehu mirënjohje të veçantë për të gjithë të ftuarit që ndanë këtë moment domethënës, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm me Shqipërinë dhe partnerët e tjerë në rajon për mbrojtjen e lirisë dhe vlerave demokratike.

Ambasada e SHBA festoi me krenari 249-vjetorin e Pavarësisë së Amerikës së bashku me Aleatët dhe partnerët tanë në Shqipëri. Duke nderuar liritë tona dhe heronjtë që luftojnë për to, festuam gjithashtu 250-vjetorin e krijimit të Ushtrisë, Marinës dhe Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara — degët e para të ushtrisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë. Falënderime të përzemërta për të ftuarit tanë që na u bashkuan për të shënuar këtë ditë!