Lajme nga rajoni
Dhëndri dhe e bija i paguan shpenzimet, Berisha: Financat e mia i menaxhon Argita
Sali Berisha ka zhvilluar këtë të hënë videokonferencën e dytë me gazetarët pasi struktura antikorrupsion e mori zyrtarisht të pandehur me akuzën e “Korrupsionit pasiv” për dosjen e ish kompleksit Partizani.
Berisha sulmoi prokurorët e SPAK, duke sjellë edhe disa elementë nga aktakuza prej 500 faqesh.
Ish-kryeministri tha se firma për tjetërsimin në truall ndërtimi të ish-kompleksit sportiv Partizani është bërë me firmën e Edi Ramës si kryebashkiak i Tiranës dhe jo me firmën e tij.
Berisha u pyet dhe mbi arsyet pse vajza e tij ka paguar shpenzimet shëndetësore dhe ato të gjyqit për non-gratën, ku nënvizoi se është e bija që menaxhon financat e tij.
Pjesë nga deklarata:
Pyetje: Është ngritur pretendimi se vajza dhe dhëndri juaj kanë përballuar shpenzimet tuaja 468 mijë euro dhe 153 mijë dollarë nga 2014-2024, shpenzime këto të deklaruara duke paguar shpenzimet ligjore për shpalljen non grata, shpenzimet shëndetësore por edhe pushimet në një rast. Keni një koment për këtë?
Berisha: Të faleminderit për pyetjen. Së pari, po i ndajmë pak. Shpenzimet për kujdesin shëndetësor. Sali Berisha ka kursimet e veta, të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Nuk është marrë kurrë me administrimin e tyre, edhe të miat edhe të Lilit, i administron vajza jonë, Argita Malltezi.
Lidhur me shërbimet shëndetësore. Po ju rrëfej një sekret. Në të gjitha rastet në mënyrë absolute ajo ka marrë një porosi nga unë; këto shpenzime do ti marrësh nga kursimet e mi. Ajo nuk e ka zbatuar këtë porosi. Ajo ka gjykuar se këto shpenzime ti përballojë me kursimet e saj. Dhe unë i jam shumë mirënjohës për këtë, asaj, Abit dhe cilido që ka kontribuar. Ne jemi një familje me solidaritet të madh familjar, si çdo familje shqiptare. Unë nuk mund të them se do ta shtyja më tutje këtë problem, me fëmijët e mi.
Përsa i përket pagesave për avoketërit. Ato janë pagesa të cilat janë bërë ashtu siç thua ti, po duhet të kuptoni një gjë: janë të gjitha hua të 4 personave që janë në procesin e shpalljes ‘non grata’ nga lotimi korruptiv i Edi Ramës, Xhorxh Soros, McGonigal dhe jo vetëm, pranë sekretarit të Shtetit, Blinken.
Lidhur me ndonjë transferentë që ka bërë Jamarbër Malltezi, me porosi të Argita Malltezit, e cila nuk ka qenë në Shqipëri, ata i kanë zgjidhur problemin fill mbrapa dhe është çdo gjë në këtë kuadër. Pra nuk ka në mënyrë absolute asnjë shkelje ligjore.
Dhe ata që mendojnë se, është ryshfet solidariteti familjar, ata nuk kanë familje, nuk dinë çfarë është familja. Ata edhe po të jenë prind, por prindër nuk janë. Ata mund të jenë nëna, baballarë, por të tillë se meritojnë. Solidariteti familjar, është solidaritet. E rëndësishmja është kjo; nga vijnë këta para? Dhe Argita e Jamarbër Malltezi i kanë të gjitha të deklaruara qindarkë për qindarkë në ILDKPI. Aq të deklaruara dhe të sakta i ka, sa mercenarët e Skapit duke mos pasur këkund të kapen, shkojnë e nxjerrin transaksione të 30 viteve më parë, mes Abi Malltezit që në atë kohë merrje me real estate dhe biznesmenit Damir Fazlliq. Dhe vetëm e vetëm për të krijuar lajme në media, për një akt 100% normal. Pa asnjë lidhje me klubin Partizanit dhe asgjë. Por qeniet monstra të fëmijëve tanë, qenie mjerane të Skapit, pasi kanë shitur çdo të vetes së tyre, janë të aftë të shkruajnë dhe bëjnë gjithçka.
Lajme nga rajoni
Prishtinë: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq në ditën e finales historike të Kosovës
“Sot rivalë, por gjithmonë MIQ”: Kafe dhe çaj falas për tifozët turq – e keni paguar “borxhin” në vitin 1999!
Në prag të një ndeshje historike për Kosovën, një bar në Prishtinë ka ndërmarrë një iniciativë simbolike, të ofrojë kafe dhe çaj falas për të gjithë tifozët e Turqisë.
Ky gjest vjen si shenjë mirënjohjeje për mbështetjen që Turqia i ka dhënë Kosovës në vitin 1999. Mesazhi i shpërndarë është i qartë: “E keni paguar në vitin 1999 – sot nuk keni asnjë borxh”.
Edhe pse sot dy ekipet përballen si rivalë në fushë, ky veprim rikujton se lidhjet mes popujve mbeten të forta përtej sportit. Atmosfera në kryeqytet pritet të jetë festive, me tifozë nga të dyja palët që do ta ndjekin ndeshjen në një frymë respekti dhe miqësie.
Ky gjest i vogël, por domethënës, po vlerësohet si një shembull i bukur i solidaritetit dhe respektit ndërmjet dy popujve./TVShenja
Lajme nga rajoni
Qeveria e Kosovës miraton vendimin: Ndahen 500 mijë euro për lojtarët e kombëtares
Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin.
Kjo pas suksesit historik në Bratislavë.
Lajme nga rajoni
Plagoset me thikë një infermier në Morgun e Spitalit të Elbasanit
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, i dyshuar për një akt dhune të ndodhur në lagjen “5 Maj”.
Sipas informacioneve zyrtare, 30-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin E. G., i cili ushtron detyrën si infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të detyrës së viktimës.
Si pasojë e sulmit, infermieri ka pësuar dëmtime të lehta dhe ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka ndërhyrë pas njoftimit dhe ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, ndërkohë që vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për vijimin e veprimeve ligjore.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 30 vjeç, pasi në lagjen “5 Maj” ka goditur me mjet prerës, për shkak të detyrës, shtetasin E. G., infermier në Institutin e Mjekësisë Ligjore, i cili është dëmtuar lehtë”, tha policia.
Ajo shtoi se materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë me Juridiksion të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Vitet e fundit Morgu i Spitalit të Elbasanit, është vënë vazhdimisht nën akuzë se është kthyer në qendër biznesi. Punonjësit e këtij morgu, janë denoncuar se bëjnë pazare kundrejt pagesash, me familjarë apo të afërmit e viktimave që vdesin në spital apo në aksidente, por dhe për ata njerëz që vdesin në mënyrë natyrale në shtëpitë e tyre. Në denoncimet ka pasur dhe raste kur një natë në këtë morg paguhet 30 mijë lekë të reja.
Në një tjetër denoncim, një qytetar nga Elbasani u ankua se për tërheqjen nga morgu i këtij spitali të një të afërmi të tij i cili kishte ndërruar jetë i kishin kërkuar 500 mijë lekë të vjetra.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

