Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut.
Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga pjesa juglindore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri 16, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 14 deri 20 gradë celsius.
Nga DPHM njoftojnë se edhe në ditët në vijim moti do të jetë i ndryshueshëm dhe me reshje të shiut.
Lajme nga vendi
Një person ka djegur disa vetura në një autoservis në Shkup

Herët në mëngjes, rreth orës 4, ka shpërthyer zjarr në një autoservis në lagjen Pintija në Shkup, përcjell TV21. Sipas dëshmitarëve, fatmirësisht është shmangur një katastrofë.
“Herët në mëngjes, para orës 4:00, shpërtheu një zjarr i madh në një servis automjetesh para Pintijës (mbi Staklarën, në vendin e quajtur Kamenik), ku kishte disa automjete, vaj dhe sende të tjera të ndezshme. Brigada e Shkupit për Mbrojtje nga Zjarri menjëherë doli në vendngjarje dhe me 8 automjete, pas një beteje të vështirë, zjarri u shua para orës 6:00”, deklaroi për Kanal 5 drejtori i DMSH-së, Stojançe Angellov.
Lajme nga vendi
Gjashtë muaj nga tragjedia në “Pulse”

Sot bëhen saktësisht gjashtë muaj nga tragjedia në diskoteken Pulse në Koçan, në të cilën humbën jetën 62 të rinj.
Me këtë rast, prindërit e të vdekurve po organizojnë “Marsh për Engjëjt”.
Marshimi do të fillojë në orën 15:35 nga “Parku i Revolucionit” dhe do të ndjekë itinerarin e përcaktuar tashmë – ndërtesa komunale, Drejtoria e të Ardhurave Publike, policia, gjykata e Koçanit dhe zyra e prokurorit, dhe do të përfundojë përsëri në “Parkun e Revolucionit”.
Ndryshe, Prokuroria tashmë ka ngritur aktakuza për personat që dyshohen se janë përgjegjës për tragjedinë në Koçan.
Lajme nga vendi
OSBE do t’i ndjek zgjedhjet me 274 vëzhgues

Misioni Vëzhgues i OSBE-së do të ndjek zgjedhjet lokale të 19 tetorit me 274 vëzhgues, ashtu që 250 vëzhgues janë afatshkurtër.
“Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve do të ndjekë zbatimin e zgjedhjeve lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të caktuara për datën 19 tetor 2025, me angazhimin e 24 vëzhguesve afatgjatë dhe 250 vëzhguesve afatshkurtër”, njoftoi Enti Shtetëror për Revizion.
Kryetari i Entit, Maksim Acevski, sot zhvilloi takim me shefin e misionit vëzhgues të OSBE-ODIHR, Matteo Mekaçi. Aty u diskutua edhe për financimin e partive politike gjatë fushatave zgjedhore.
Ndryshe, përderisa korniza ligjore ofron bazën për zgjedhje demokratike, asaj i mungon rregullimi i mjaftueshëm për një garë presidenciale, vlerëson raporti përfundimtar i OSBE-ODIHR i publikuar më 23 shtator për zgjedhjet presidenciale dhe të parakohshme parlamentare të Maqedonisë së Veriut të vitit 2024. Raporti i ofron 25 rekomandime Maqedonisë së Veriut për të përmirësuar procesin zgjedhor dhe për të mbështetur përpjekjet për ta sjellë atë më tej në përputhje me angazhimet e marra nga të gjitha shtetet e OSBE-së, si dhe me detyrimet dhe standardet e tjera ndërkombëtare për zgjedhje demokratike.
Fushata zgjedhore fillon më 29 shtator dhe do të zgjasë deri më 17 tetor. Më 19 tetor, votimi do të zhvillohet në 80 komuna dhe në Qytetin e Shkupit në 3,480 vendvotime. Rrethi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet më 2 nëntor.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve