Connect with us

Lajme nga vendi

Nga 1 janari 100 euro gjobë për patentë shofer me emrin “Republika e Maqedonisë”

Published

on

Urdhërpagesë kundërvajtëse dhe gjobë në shumën prej 100 euro do të marrë shoferi i cili nuk ka leje të vlefshme të vozitjes me emrin e ri të shtetit, kjo sipas Ligjit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor. Patentë shoferët me emrin e vjetër të shtetit “Republika e Maqedonisë” nuk do të jenë të vlefshme pas datës 31.12.2024, andaj MPB-ja apelon këto ditë që ato të zëvendësohen me të reja, përkatësisht, emri që do të figurojë në to duhet të jenë “Republika” e Maqedonisë së Veriut”.

“Ministria e Brendshme, pasi përmes një sërë aktivitetesh arriti të anulojë të gjitha problemet e mundshme të hasura me ndryshimin e dokumenteve personale dhe të sjellë proceset në normalitet (sipas normave ligjore), ka nisur një fushatë për lejet e vozitjes, njoftim dhe informim të qytetarëve, për të kryer zëvendësimin deri në afatin e zgjatur 31.12.2024. Sportelet e shërbimeve administrative funksionojnë me kapacitet të plotë dhe mund t’u shërbejnë qytetarëve për ndërrim të patentë shoferëve në afat të rregullt pa vonesa dhe turma”, thanë për Meta.mk nga MPB.

Në bazë të nenit 317 të Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, me rastin e drejtimit të mjetit motorik, shoferi është i detyruar të ketë me vete patentë shoferin dhe librezën e vlefshme të vozitjes, të cilat është i detyruar t’i tregojë me kërkesë të zyrtarit policor. Nëse nuk ka leje të vlefshme, do të duhet të paguajë gjobë prej 100 eurosh në denarë.

Në shkurt të këtij viti, u krijua kaosin gjatë dhënies së dokumenteve personale dhe dokumenteve të udhëtimit për shkak se qindra qytetarë po tentonin të caktonin termine për fotografim para afatit të 12 shkurtit. Ata mezi gjenin takime për shkak të numrit të madh të qytetarëve që aplikonin. Në atë periudhë nuk funksiononin as linjat telefonike për caktimin e terminit. Më pas reagoi Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, nga ku kanë vlerësuar se institucionet e shtetit sillen jashtëzakonisht poshtëruese ndaj qytetarëve të tyre, jo vetëm për shkak të gjithë kaosit që ka rreth nxjerrjes së dokumenteve, por edhe në lidhje me shkeljen e të drejtave kushtetuese të qytetarëve, prandaj kërkuan që institucionet të gjejnë sa më parë zgjidhjet e duhura dhe të amortizojnë dëmet që u shkaktojnë qytetarëve.

Kujtojmë se më 1 shkurt të këtij viti, Kuvendi miratoi në procedurë të shkurtuar ndryshimet ligjore sipas të cilave afati për ndërrimin e patentë shoferëve me emërtimin “Republika e Maqedonisë” do të jetë deri në fund të vitit, përkatësisht 31 dhjetor 2024.

Advertisement

Ndryshimi i dokumenteve buron nga Marrëveshja e Prespës, e nënshkruar ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë më 17 qershor 2018, e cila u dha fund mospajtimeve të kamotshme mes dy shteteve.

Lajme nga vendi

Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria

Published

on

Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.

Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.

Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.

Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Published

on

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.

Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Continue Reading

Më të lexuarat