Connect with us

Sport

Liga e dytë: Arsimi kthehet me fitore nga Prilepi, Bashkimi barazon me Bellasicën në Kumanovë

Published

on

Një fitore e vendasve, tre barazime dhe katër fitore të ekipeve mysafire me  gjithësejt  me 17 gola të shënuar është epilogu i ndeshjeve të javës së katërt në Ligën e dytë të futbollit vendor.

 Arsimi i Çegranit kthehet me fitore të madhe ndaj Pobedës në Prilep me rezultat 1-2, me golat e Albin Ramadanit dhe Besart Rexhepit. Fitorja  u arrite me  një lojë shkëlqyeshme  të futbollistëve  të trajnerit Vildan Saliju  sidomos në pjesën e dytë të ndeshjes duke  fituar 3 pikë shumë të mëdha në një terren shumë të rëndë.

Këtë fitore ekipi i Arsimit ia dedikon trajnerit Labinot Musliu i cili sot feston ditëlindjen .

 Nga ana tjetër Bashkimi në Kumanovë  barazoi me Bellasicën duke luajtur 1-1 mirëpo drejtuesit e  skuadrës kumanovare  janë të pa kënaqur me  ndarjen e drejtësisë. Ato në faqen e fejsbukkit  pos tjerash kanë shkruajtur :

 ~Dy  ndeshje si vendas, dy referime skandaloze. Edhe me skandaloze eshte fakti qe kete po e beni ne terenin tone, duke provokuar ne menyre direkte edhe tifozerine tone te zjarrte e shume sportdashes. Po provokoni ata, qe Bashkimin e kane kult e dashuri pa interes. Po provokoni, qe situata te dale jashte kontrollit dhe te keni me lehte pastaj ne qellimet tuaja.

Advertisement

Kurre nuk kemi deshte ndihme, duam vetem drejtesi e referim korekt, per te gjithe!

Klubi yne, ne menyre te orkestruar po demtohet vetem e vetem qe kemi ambicje per tu rikthyer atje ku e kemi vendin dhe na takon.

Ndeshja kunder Makedonise, ndeshja me Ohrin dhe tash ndeshja kunder Belasices, shenon edhe mbushjen e kupes ndaj padrejtesive dhe referimeve me porosi“.

Liga e dytë: Java e 4-të, Rezultatet:

Bashkimi –  Belasica  1-1

Advertisement

FK Skopje – Kozhufi   1-1

Kamenica Sasa – Borec 2-0

Novaci  –  Makedonija Gj.P 0-0

Osogova – Detonit Plaçkovica 1-3

Pobeda – Arsimi 1-2

Advertisement

Vardari (N) –  Ohri  0-1

Vardarski –  Bregallnica  1-2

Tabela: 1.Bregallnica 13 pikë, 2.Arsimi 12, 3, Makedonija Gj.P  11, 4.Kozhufi 11, 5 Detonit Plaçkovica 10, 6.Bashkimi 10, 7.Novaci 7, 8.Skopje 6, 9.Kamenica Sasa 5, 10.Pobeda 4, 11.Bellasica 4, 12.Vardar (N) 4, 13.Ohri 4, 14.Boreci 3, 15.Vardarski 2 , 16.Osogova 2 pikë

Në xhiron e 6-të, më 28 shtator (e shtunë), në ora 14:00, takohen: Skopje – Bregallnica , Kamenica Sasa – Arsimi, Kozhufi – Detoniot Plaçkovica,  Novaci – Bellasica, Osogova – Boreci,  Vardar i(N) – Ohri,  Pobeda – Ohri,  Vardari (N) – Bashkimi,, Vardarski – Makedonija Gj.P  / TV KOHA /Shaban Sinani

Advertisement

Sport

UEFA NDRYSHON ORARIN E FINALES SË LIGËS SË KAMPIONËVE

Published

on

UEFA ka njoftuar një ndryshim historik për finalen e Champions League, e cila këtë vit do të zhvillohet më 30 maj, në Budapest. Nga ky edicion, ndeshja më e rëndësishme e futbollit të klubeve nuk do të nisë më në orën 21:00, siç ka ndodhur që prej vitit 2010, por në orën 18:00.

Sipas UEFA-s, ky vendim synon të përmirësojë përvojën e tifozëve, skuadrave dhe qyteteve pritëse, duke optimizuar logjistikën dhe operacionet gjatë ditës. Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, theksoi se nisja më herët do të lejojë që ndeshja të përfundojë në kohë të arsyeshme, pavarësisht nga shtesat apo penalltitë, dhe tifozët të mund të shijojnë mbrëmjen me familjen dhe miqtë.

Vetë UEFA e ka shpjeguar kështu zgjedhjen e saj: “Vendimi është marrë për ta përmirësuar përvojën e përgjithshme të ditës së ndeshjes për tifozët, si dhe për ekipet dhe qytetet pritëse, duke e optimizuar logjistikën dhe operacionet. Qëllimi është që dita e ndeshjes të jetë një përvojë për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin pjesë, duke e krijuar një atmosferë të arritshme për familjet dhe fëmijët. Për tifozët mysafirë, kjo do të thotë akses më i mirë në transportin publik, veçanërisht pas ndeshjes dhe një kthim më të sigurt dhe më të përballueshëm nga stadiumi. Për qytetet pritëse, kjo do ta rrisë ndikimin ekonomik duke u dhënë tifozëve mundësinë për t’i vazhduar festimet”, njoftoi shtëpia e futbollit evropian. 

Continue Reading

Sport

LIGA E PARË: SHKUPI – VARDARI HAPIN JAVËN E IV-të

Published

on

Kampionati në Ligën e pare pjesa vjeshtore vazhdon me ndeshjet e  javës së katërt  që do të zhvillohen  të premten të shtunën dhe të dielën.  Nesër në Strumicë përballen Shkupi – Vardari. Të gjitha ndeshjet nisin në  ora 16:30

 Me ndeshjen Shkupi – Vardari  që do të zhvillohet  në stadiumin ‘’Mladost’’ të  Strumicës nesër me fillim në orën 16:30 hapet sipari i xhiros  së tretë të sezonit  vjeshtor në Ligën e  pare të  futbollit vendor. Komisioni  për gara  në kuadër  të FFM-së ka  publikuar  një njoftim  ku  thuhet: ‘’ “Komisioni i garave në kuadër të Federatës së Futbollit të Maqedonisë informon opinionin publik se ndeshja e xhiros së 4-të në Ligën e Parë mes ekipeve FC Shkupi dhe KF Vardar do të zhvillohet më 29 gusht (e premte) në stadiumin ‘Mladost’ në Strumicë, me fillim nga ora 16:30”,

 Në  bazë  të  këtij njoftimi  kuptohet  se  stadiumi i i Çairit  nuk  u  përmbush  kushtet  për m vendosjen e  sistemit  WAR, prandaj mbetet   që  kjo skuadër  në  afatin  sa më të shkrt  të  zgjidhë këtë problem

Të shtunën do të zhvillohen  dy  ndeshje  të  javës së katërt  dhe  atë në Gostivar  ku  takohen: Arsimi – Sileksi  dhe Bashkimi – Struga  Trim Lum , ndërsa tre takimet e fundit  zhvillohen të  dielën, takohen: Makedonija Gj.P – Pelisteri, Rabotniëki – Shkëndija dhe Tikveshi – AP brera. Të gjitha ndeshjet e xhiros  së katërt fillojnë në ora 16:30

SHABAN SINANI – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Sport

EUROPA LEAGUE: SHKËNDIJA SONTE ZHVILLON NDESHJE HISTORIKE

Published

on

Shkëndija me epërsi 2:1 nga ndeshja e parë sonte hynë në duelin e kthimit të play off-it të Liga Evropës, përballë kampionëve të Bullgarisë, Ludogorets. Ndeshja Ludogorets – Shkëndija  në ora   19:30. 

Shkëndija sonte në Razgrad të Bullgarisë luan takimin e kthimit të play off-it të Europa Liga me Ludogoretsin, ndërsa në pritjet të këtij dueli mbrëmë  zhvilloi  seancën  e fundit  stërvitore me çka  mbyllën përgatitjet për ndeshjen e kthimit të play off-it të kundër  kampionit të bullgarisë Ludogorets. Para sencës stërvitorë  në press konferencën  zyrtare  para gazetarëve folën trajneri  Jeton Beqiri  dhe  futbollisti  Liridon  Latifii.

Trajneri Jeton Beqiri  edhe  nj;her; potencoi se Ludogoretsi mbetet favorit, por jo gjithmonë në fushë fiton ekipi favorit

Patjetër që ekipi i Ludogoretsit është favorit, por futbolli është i bukur, pasi jo gjithmonë në fushë fiton favoriti. Ne shohim çdo natë, ekipe që kualifikohen dhe fitojnë kundërshtarë me buxhete shumë më të mëdha dhe me futbollist shumë më cilësor. Jetojmë në një epok që distancat janë afruar, nuk ka dallime shuëm të mëdhaja ndërmjet skuadrave, pavarësisht se kemi të bëjmë me një kundërshtarë që është i organizuar jashtëzakonisht mirë, me një përvojë të madhe në Kupat Europës dhe për ne është kënaqësi të përballemi me kundërshtarë të këtij niveli” deklaroi trajneri Jeton Beqir.

Për   formacionin  që  do të zbret  fushë. Trajneri  Beqiri  tha se të  gjithë janë  gatshëm  për njëmbëdhjetëshin  e parë do të vendos  para  fillimit të ndeshjes

Advertisement

 I gjithë ekipi është i gatshëm. Kemi disa futbollist me probleme të vogla, por do të vendosim për ata futbollist para fillimit të ndeshjes. Normalisht unë besoj se çdo njëri nga futbollistët është i gatshëm që të jep maksimumin. I vetmi futbollist që nuk është me ne dhe që nuk ka të drejtë të luaj është Atdhe Mazari. Të gjithë futbollistët tjerë janë në kombinim dhe vetëm para ndeshjes do të vendosim për 11-shën e parë dhe cilët futbollist tjerë do të na ndihmojnë nga pankina. Por e rëndësishme është se si ekip të jemi shumë të motivuar, çdo futbollist është i rëndësishëm te Shkëndija, veçanërisht kemi treguar se ata që futen nga pankina, në momente të veçanta janë edhe më të rëndësishëm se ata të formacionit të parë tha Beqiri

 Futbollisti Liridon  Latifi i cili në arenën ‘’Todor Proeski’’në Shkup shënoi euro  gol  nga  goditja e lirë  dhe solli kthesën për përmbysjen e rezultatin  për ndeshjen e sotme u shpreh optimist 

 “Ashtu siç e tha edhe trajneri më herët, favorit do të jetë Ludogoretsi. Por, ne do të bëjmë maksimumin tonë që të arrijmë rezultatin që ne e dëshirojmë. Ne kemi punuar gjatë kësaj jave, për një rezultat pozitiv që shpresojmë ta arrijmë.deklaroi Liridon Latifi

 Latifi  foli  edhe për goditjet e lira që janë edhe specialitet i tij

Mendoj se ndërprerjet mund të jetë një nga pikat e tona të forta, pasi ne i kemi ushtruar ato gjatë gjithë kohës në seancat stërvitore. E dimë saktësisht se çfarë do të bëjmë dhe sa i përket goditjes time nga gjuajtja e lirë në ndeshjen e kaluar, atë e kam ushtruar që nga fëmijëria dhe normal se nuk është asgjë e rastit”. tha futbollisti Latifi

Advertisement

 Ndeshja  Ludogorets – Shkëndija,  luhet sonte me fillim në ora 18:30, ndërsa  drejtësi  do të ndaj zvicerani Simon Schnyder.

 

SHABAN SINANI – TV KOHA

Continue Reading

Më të lexuarat