Lajme nga vendi
Durmishi: Nesër hyn në fuqi Ligji për praktikat e padrejta tregtare, presim ulje shtesë të çmimeve të produkteve bujqësore dhe ushqimore
“Ligji për praktikat e padrejta tregtare në zinxhirin e furnizimit të produkteve bujqësore
dhe ushqimore fillon më 28 shtator 2024, respektivisht nesër.
Kjo do të thotë se nesër është afati i fundit që blerësit dhe furnizuesit të lidhin kontrata
të reja për furnizimin e produkteve bujqësore dhe ushqimore, në të cilat zbritja dhe
kostot shtesë, respektivisht kompensimit, kufizohen në 10%. Lista e produkteve
bujqësore dhe ushqimore përmban 2548 shifra tariforë. Këtu janë produktet që janë me
5% TVSH dhe 10% TVSH, tha në deklaratën për mediat ministri i Ekonomisë dhe
Punës Besar Durmishi.
Siç informoi ministri Durmishi, kompensimet lejohen të jenë jo më të larta se 10% të
qarkullimit të realizuar në vitin rrjedhës, për:
-vendosje të rafteve në vendin e shitjes të blerësit,
– reklamimi i produkteve bujqësore dhe ushqimore,
– marketing të produkteve bujqësore dhe ushqimore,
– angazhim të personelit për pajisjen e hapësirave të blerësit në të cilat bëhet shitja e
produkteve bujqësore dhe ushqimore
– rabat (përcaktim kombëtar)
“Dua të theksoj se ky ligj nuk rregullon marzhin tregtar, por ndalon kostot shtesë
(kompensimet) që furnizuesit kanë qenë të detyruar t’i paguajnë në mënyrë që
produktet e tyre të shiten nga blerësit. Me zbatimin e këtij ligj, ne presim rezultate në
afat të gjatë dhe ulje të çmimeve të këtyre produkteve në listën deri në së paku 10%,
respektivisht presim rezultatet e para me çmime të ulura deri në fund të tetorit, kur
presim të harxhohen rezervat nga kontratat paraprake dhe do të të fillojnë të shiten
produktet në përputhje me kontratat e reja. Ligji siç e dini është miratuar më 20 mars të
vitit 2024 dhe tregtarët dhe furnizuesit kishin afat prej gjashtë muajve për të
harmonizuar kontratat, respektivisht për të lidhur kontrata të reja, jo më vonë se 27
shtator. Që do të thotë se nesër fillon zbatimi efektiv i këtij ligji”, tha ministri.
Ky ligj është miratuar në bashkëpunim me të gjitha palët e interesuara, tregtarët,
prodhuesit dhe shpërndarësit, dhe nuk do të ketë prolongim në zbatimin e tij. Kontroll
mbi zbatimin e këtij ligji ushtron Komisioni për mbrojtjen nga konkurrenca.
Në koordinim, Komisioni për mbrojtjen nga konkurrenca në tre muajt e ardhshëm,
respektivisht deri në fund të vitit, në mënyrë që t’u dalë në ndihmë të gjitha palëve të
interesuara, nëse përcaktohet se dispozitat e Ligjit nuk do të respektohen gjatë lidhjes
së kontratave të reja, do të ketë paralajmërime, respektivisht nuk do të kalohet
menjëherë në dënim.
Respektivisht, në periudhën e ardhshme prej 3 muajsh ose deri në fund të vitit 2024, do
të bashkëpunohet me kompanitë për të përcaktuar nëse kontratat janë lidhur siç duhet
ose nëse dispozitat e ligjit janë përfshirë në mënyrë adekuate.
Nga viti 2025, do të ushtrohen kontrollet e rregullta nga Komisioni për Mbrojtjen e
Konkurrencës.
Ndërkohë, për të mbrojtur qytetarët nga goditjet e çmimeve derisa të ndjehen rezultatet
e para të Ligjit për praktikat e padrejta tregtare, miratuam vendimin për kufizimin e
marzhit në 10% në tregtinë me shumicë dhe tregtinë me pakicë të 73 produkteve
themelore ushqimore.
Vendimi është duke u zbatuar, respektivisht, sipas analizave të para të Ministrisë së
Ekonomisë, çmimet e këtyre produkteve ulen mesatarisht nga 5-10%,
Te disa produkte ulja është më e vogël dhe te disa produkte mungon sepse në ato
produkte marzhi nuk ka qenë më i lartë se 10%.
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

