Lajme nga rajoni
Presidentja e Kosovës i liston takimet në New York, e veçon atë me Bidenin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përmbledhur aktivitetet që ka realizuar gjatë qëndrimit të saj në New York.
Osmani i ka listuar disa nga takime më të rëndësishme atje.
Në mesin e shumë takimeve dhe ngjarjeve, ajo e ka veçuar diskutimin me presidentin e ShBA-së, Joe Biden, në kuadër të pritjes vjetore të liderëve nga Shtëpia e Bardhë, për nder të javës së nivelit të lartë të Kombeve të Bashkuara.
“Pjesëmarrjen në Samitin për Ukrainën, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë, ku Kosova u radhit në mesin e fuqive botërore në mbrojtje të vlerave demokratike; Pjesëmarrjen në samitin global për luftën kundër drogave sintetike, me ftesë nga Shtëpia e Bardhë; Vizitën, takimet dhe diskutimet në akademinë ushtarake West Point; Pjesëmarrja në drekën e punës organizuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian në New York, për liderët e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar e para e shtetit të Kosovës në “Facebook”.
Lajme nga rajoni
Kriza institucionale në Kosovë, Gjykata Kushtetuese vendos sot për konstituimin e Kuvendit

Të premten, më 8 gusht, përfundon afati i masës së përkohshme të vendosur nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Ky vendim pritet të publikohet, pasi muajin e kaluar Kushtetuesja urdhëroi deputetët të mos ndërmerrnin asnjë vendim dhe veprim deri më 8 gusht në lidhje me konstituimin e Kuvendit, derisa po i shqyrton dy lëndë.
Kushtetuesja tha se po i shqyrton si lëndë të përbashkëta kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilat kishin kërkuar sqarime për çështjet kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit.
Nuk është e qartë nëse ajo do ta shqyrtojë kërkesën e presidentes Vjosa Osmani, në lidhje me atë se çfarë do të ndodhte nëse Kuvendi i Kosovës nuk do të konstituohej deri më 26 korrik – afati i përcaktuar nga gjykata më herët përmes një aktgjykimi – pasi presidentja e tërhoqi kërkesën më 5 gusht, për shkak të gjyqtarit Radomir Llaban.
Në aktgjykimin e saj të parë për çështjen e konstituimit të Kuvendit, të cilin deputetët e shpërfillën, Kushtetuesja nuk kishte treguar pasojat juridike të mosrespektimit të vendimit të saj.(BalkanWeb)
Lajme nga rajoni
Arrestimet e shqiptarëve të Kosovës nga Serbia, Osmani i kërkon Soronsenit reagim ndërkombëtar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, takoi sot Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.
Gjatë takimit, Osmani diskutoi edhe për procesin e formimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera, duke theksuar rëndësinë që këto institucione të funksionojnë në mënyrë demokratike për të arritur qëllimet e përbashkëta.
Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për arrestimet e padrejta të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë, duke kërkuar që komuniteti ndërkombëtar të ndërhyjë për të ndaluar këto veprime të paligjshme ndaj qytetarëve kosovarë.
Në anën tjetër, disa qytetarë të Kosovës janë arrestuar gjatë kalimit në territorin e Serbisë, dhe për këtë kanë reaguar edhe autoritetet e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
Lajme nga rajoni
Komisioni Qendror Zgjedhor i Bosnjë Hercegovinës i heq mandatin Dodikut

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bosnjë Hercegovinë vendosi sot unanimisht të revokojë mandatin e Presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik.
Mbrojtja e Dodikut ka të drejtë të apelojë këtë vendim në Divizionin e Apelit të Gjykatës së BiH, e cila shqyrton ankesat zgjedhore. Pas përfundimit të procesit të apelimit, vendimi do të jetë përfundimtar, shkruan Euronews.ba.
Bosnje dhe Hercegovina e mori këtë vendim duke vepruar në përputhje me vendimin përfundimtar me të cilin Dodik u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim të aktivitetit politik, për mungesë respekti ndaj përfaqësuesit të lartë të paligjshëm Christian Šmit.
Sipas ligjeve të Bosnjës dhe Hercegovinës, dënimi me burg mund të zëvendësohet me gjobë. Dodik tha se nuk do ta respektojë vendimin e Gjykatës së Apelit, ndërsa avokati i tij tha se do të apelojë në Gjykatën Kushtetuese dhe do të ndërmarrë të gjitha mundësitë ligjore që vendimi i dhënë kundër Presidentit të Republikës Srpska të shpallet i pavlefshëm.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve