Connect with us

Lajme nga vendi

Kallëzim penal ndaj 12 policëve dhe gjashtë punonjës të Rrugëve Shtetërore në RMV

Published

on

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit – Departamenti i Specializuar për Ndjekjen e Krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve ka paraqitur kallëzim penal kundër 18 zyrtarëve (12 – dymbëdhjetë janë policë – pjesëtarë të Njësisë mobile për siguri në komunikacionin rrugor, ndërsa gjashtë të tjerët janë të punësuar si zyrtarë në aksin e pagesës Romanov në Ndërmarrjen Publike për Rrugë Shtetërore) për të dyshimit se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe kompetencave zyrtare”.

Pas marrjes së masave, u konstatua se gjashtë zyrtarë nga kabina e pagesës së Romanov, me listë të përgatitur paraprakisht të targave të automjeteve private, kanë lejuar 959 herë të kalojnë pa pagesë 12 punonjës policie në periudhën nga 01.01.2024 deri më 15.08.2024. d.m.th., kanë shfrytëzuar pozitën e tyre zyrtare si policë dhe kanë përfituar përfitime materiale duke mos paguar biletë për kalimin e autostradës Romanov në autostradën Kumanovë – Milladinovci dhe anasjelltas.

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime penale dhe standarde profesionale, në përputhje me kompetencat e tij, kundër punonjësve të policisë do të paraqesë propozim për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe do të shqiptojë masa të detyrueshme për largim nga vendi i punës deri në datën përfundimin e procedurës disiplinore.

Advertisement

Lajme nga vendi

Tetovë, arrestohen dy persona të dyshuar për përdhunimin e dy vajzave të mitura

Published

on

Më datë 02.07.2025, në dy aksione të ndara të realizuara në orën 15:30 dhe 22:55, zyrtarë policorë nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dhe Stacioni Policor Kamjan kanë privuar nga liria dy persona, A.E. (18) dhe një të mitur, të dy nga Tetova.

Veprimet policore janë ndërmarrë pas një kallëzimi të paraqitur nga një grua 37-vjeçare nga Tetova, e cila ka raportuar se në disa raste të dyshuarit kanë kryer marrëdhënie seksuale pa pëlqim me dy vajzat e saj të mitura. Sipas denoncimit, ata gjithashtu kanë realizuar video-incizime me telefon celular dhe njërën nga të miturat e kanë detyruar të përfshihet në marrëdhënie seksuale me persona të tjerë.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe pas dokumentimit të plotë, do të ngriten kallëzimet penale përkatëse ndaj personave të dyshuar.

“Prokurori publik është njoftuar dhe pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohen kallëzime përkatëse”, shtojnë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

UT SHËNON 4 KORRIKUN DITËN E PAVARËSISË SË SHBA-ve

Published

on

Univeristiieti i Tetovës  me  dy aktivitet  sportive Tur me biçikleta dhe  Volejboll në rërë  shënon  249 vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së.

 Me rastin 249 vjetorit  të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara  të Amerikës – 4 Korrikut, Fakulteti i Kulturës Fizike  i Universitetit të Tetovës  ka  organizuar  aktivitet  sportive  si  Volejbolli në  rërë  dhe  Tur me  biçikleta   që për  synim  kanë  të nderojnë vlerat e lirisë , miqësisë  dhe bashkëpunimit ndërmjet  popujve  si dhe  promovimin  e jetesës  aktive  dhe  shëndetit përmes sportit. Në aktivitetin e sotëm Tur me biçikleta ku starti  ishte  nga  sheshi i Universitetit  derri në sheshin Iliria   dhe anasjelltas  pjesëmarrës  ishin stafi  drejtues i UT-së, profesor  dhe  student

 ’Universiteti i Tetovës  në kuadër të ushtrimit të veprimtarisë së tij si kurse  arsimore, shkencore siç e shihni tani edhe kreative ka  mjaftë partner . Sigurisht  një partneritet mjaft  të rëndësishëm edhe me komunitetin ndërkombëtar me theks të veçantë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sikurse  është ambasada e SHBA-ve  këtu në Shkup, Këndi amerikan. Por  ne kemi bashkëpunim jashtë zakonisht të mirë me shumë universitet  nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për të çmuar, për të respektuar partneritetin tonë , miqtë tanë natyrisht këto  ditë    kemi disa  aktivitete sportive, kreative  me të  cilat shënojmë edhe ditën e pavarësisë të SHBA-ve për të qenë përkrahë miqëve tanë për ta shfaqur  atë solidaritetin  dhe për të qenë në kuadër të afirmimit të vlerave të cilat kanë të bëjnë sikurse me  sferën e arsimit po ashtu edhe me respektimin e të drejtave të qytetarëve  në nivel botërorë, me  sundimin e ligjit, zhvillimin e demokracisë. Pra të jemi përkrahë botës së civilizuar dhe  ti çmojmë  miqtë tanë‘’ deklaroi rektori i  UT-së  prof.Dr. Jusuf Zejneli

 Aktivitetet e   sportive   që  organizohen me rastin  4 Korrikut ditës së Pavarësisë  së  SHBA-ve  përfundojnë  me  ndeshjet  finale të Volejbollit  në rërë  ditën e  nesërme  me fillim në ora   18:30

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

“BGNES”: Parlamenti Evropian do të heqë “gjuhën dhe identitetin maqedonas” nga raporti për Maqedoninë e Veriut

Published

on

Fjalët “identitet maqedonas” dhe “gjuhë maqedonase” duhet të hiqen nga draft-raporti i progresit për Maqedoninë e Veriut. Një marrëveshje e tillë u arrit nga tre forcat më të mëdha politike në Parlamentin Evropian, njofton media bullgare “BGNES”.

Shumica në seancën plenare në Strasburg pritet të mbështesë ndryshimet në raport javën e ardhshme.

Komiteti i Punëve të Jashtme i PE-së miratoi raportin për Maqedoninë, i cili përmend drejtpërdrejt “identitetin dhe gjuhën maqedonase” në katër vende, një temë që ka shkaktuar reagime të ashpra nga Sofja zyrtare në të kaluarën. Në Nenin 2 të Raportit, një pikë thotë:

“(Parlamenti Europian…) i bën thirrje Këshillit Europian t’i japë mbështetje publike dhe të qartë Maqedonisë së Veriut se synon të marrë shpejt dhe pa kushte një vendim pozitiv për të hyrë në fazën tjetër të negociatave të pranimit pas përmbushjes së kushteve të Përfundimeve të saj të 18 korrikut 2022, në respekt të plotë të gjuhës dhe identitetit maqedonas”.

I njëjti artikull, me amendamentin e miratuar të martën, më 24 qershor, thotë si më poshtë:

Advertisement

“Riafirmon rëndësinë e njohjes dhe respektit të qartë për gjuhën dhe identitetin maqedonas si pjesë integrale e trashëgimisë së kombit, rendit kushtetues, por edhe të vlerave evropiane; vëren se institucionet evropiane, në raportet e tyre për vendin dhe dokumentet zyrtare, vazhdimisht i referohen gjuhës maqedonase në përputhje me njohjen dhe zbatimin ndërkombëtar të Marrëveshjes së Prespës; konfirmon se respekti për identitetin gjuhësor, kulturor dhe kombëtar është një komponent themelor i procesit të anëtarësimit në BE dhe një gur themeli i shoqërive demokratike, gjë që do të konfirmohet më tej me anëtarësimin në familjen e kombeve evropiane”.

Continue Reading

Më të lexuarat