Lajme nga vendi
Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare mjeku I njohur nga Tetova Ilmi Mustafai
Ka ndërruar jetë në moshën 77 vjeçare mjeku I njohur nga Tetova Ilmi Mustafai.Lajmi është bërë I ditur nga familjarët ku njoftohet se në orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme ndërroi jetë mjeku specialist Ilmi Mustafai Pneumoftiziolog.Doktor Ilmi Mustafai lindi në fshatin Çegran të Gostivarit në vitin 1947. Shkollën fillore dhe të mesme e ka kryer né Tetovë. Fakultetin e Mjekësisê dega Mjekësi e Përgjithshme e kreu në Nish në vitin 1973. Fill pas fakultetit së pari punoi në fshatrat e Tetovës si Mjek i Përgjithshëm dhe prej vitit 1978 në Spitalin e Tetovës. Specializimin e Pneumoftiziologjise e kreu në Shkup në vitin 1986. Ai punoi si mjek deri né vitin 2012 kur edhe u pensionua. Pas vetes la 2 fëmijë dhe bashkëshorten.Në praninë e shumë familjarëve ai u varros sot në varrezat e qytetit të Tetovës.
Lajme nga vendi
Ajdari: Korridori 8 projekti më i rëndësishëm në historinë e vendit po pengohet për shkak të lidhjes së shqiptarëve
Deputetja e BDI-së, Rina Ajdari tha se VMRO-DPMNE kur ka ardhur në pushtet ka ardhur me idenë për t’i bërë një revizion korridorit 8.
Ajo tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm infrastrukturor për edhe për lidhjen e shqiptarëve.
“Përmes këtij korridori bëhet lidhja e Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian. Është ndoshta në historinë e vendit projekti më i madh dhe më i rëndësishëm edhe financiarisht më i kushtueshëm. Por edhe atëherë nëse ju kujtohet në komisionin për çështje ekonomike, revolta ka qenë e madhe ndaj këtij projekti pikërisht për këto arsye”, tha Ajdari.
Ajo tha se me këto qëndrime dhe ide, së po lidhen shqiptarët qëndrojnë anëtarët e VMRO-së, pavarësisht deklaratave eksponentëve të VLEN-it.
Ajdari tha se mjetet për korridorin 8 janë shkurtuar, ndërsa mandej kanë dalë edhe problemet për largimin e punëtorëve nga puna dhe ndryshimi i trasesë.
“Është absurde nëse është prioritet strategjik i një qeverie është e palogjikshme të mos ndash dhe të mos planifikosh ndarjen e mjeteve për realizimin e të projektit”, deklaroi Ajdari.
Ajdari i cilësoi edhe si skandaloze deklaratat e kryeministrit Mickoski se korridori 8 nuk do të dale në Qafë Thanë dhe Strugë, duke pyetur se nëse nuk del aty “ku do të dale atëherë”.
“Është e çuditshme se si aty kryetari i Strugës qëndroj i heshtur, këta edhe zë nuk kanë për t’i mbrojtur të drejtat e shqiptarëve”, shtoi më tej Ajdari.
Lajme nga vendi
Bastisje në Gostivar! Kapet drogë, armë dhe municion
Gjatë ditës së djeshme, policia në Gostivar arrestoi L.Gj. (39) pas bastisjeve në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse në rrugët “Balindolska” dhe “Ilindenska”. Gjatë aksionit u sekuestruan 13 qese me substancë pluhurore të bardhë, një peshore digjitale, rreth 150 copë municione të ndryshme, një pistoletë sinjalizuese, fishekë për pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore, përcjell TV21.
“Më 30.03.2026 në orën 18:30 në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria L.Gj. (39) nga Gostivari. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse në rr. “Balindolska” dhe në banesën e tij në rr. “Ilindenska”, të realizuara me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 13 qese me substancë pluhurore të bardhë, një peshore digjitale, rreth 150 copë municione të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë sinjalizuese, fishekë për pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.




Lajme nga vendi
LSDM: Mickoski po shet interesat kombëtare të vendit, shkoi te Orbani për të negociuar kthimin e Gruevskit
LSDM akuzon kryeministrin, Hristijan Mickoski se po shet interesat kombëtare të vendit.
“Orbani, i cili tashmë është fishkëllyer nga mbështetësit e tij në tubime, është simbol i një politike që Bashkimi Evropian nuk e toleron më. Një politikë korruptive që i shërben biznesit dhe interesave ruse, në vend të vlerave evropiane dhe të ardhmes së qytetarëve të saj. Ndërsa qytetarët e Hungarisë po zgjedhin rrugën evropiane, Mickoski po e shtyn Maqedoninë në drejtimin e kundërt – drejt izolimit, pasigurisë dhe regresit që do të zgjasë me dekada”, thotë LSDM për vizitën e kryeministrit Hristijan Mickoski në Budapest dhe takimin me kryeministrin hungarez.
Sipas LSDM-së, siç thonë ata, Mickoski po shet interesat kombëtare maqedonase dhe sot ai shkoi te Orbani për të negociuar kthimin e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Çfarë marrëveshjesh të tjera po bëhen pas dyerve të mbyllura? Çfarë do të ndodhë me 40% të mediave në Maqedoni kur të bjerë Orbani, të cilat kontrollohen nga OBRM-PDUKM-ja? Çfarë do të ndodhë me bizneset e Orbanit në Maqedoni, në energji dhe telekomunikacion”, thonë nga LSDM.
Në takim, siç informojnë nga Qeveria, “u konfirmua vendosmëria e përbashkët për të thelluar partneritetin strategjik midis dy vendeve”.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni5 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota5 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

