Connect with us

Lajme nga vendi

MEXHITI VËZHGOI PUNIMET NË NDËRTIMIN E KANALIT ATMOSFERIK NË HARAÇINË

Published

on

Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti sot nga afër vëzhgoi punimet në për ndërtimin e kanalit periferik të Haraçinës, që ka për qëllim parandalimin e vërshimeve si dhe mbrojtjen e popullatës gjtaë rreshjeve të mëdha, si dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për banorët e kësaj ane.

Mexhiti gjatë vizitës tha se ky projekt është shumë i rëndësishëm për katër komuna, dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

‘Ky projekt rajonal është i një rëndësie të jashtëzakonshme për mbrojtjen e vendbanimeve dhe tokave të punueshme nga vërshimet, jo vetëm në komunën e Haraçinës por edhe komunat Gazi Babë, Ilinden dhe Petrovec, dhe ësshtë i gjatë 27 kilometra, ndërsa për momentin është duke u realizuar rregullimi i një pjese të kanalit periferik me mbështetje financiare nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në vlerë prej rreth 64 milionë denarë’, tha Mexhiti.

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Izet Mexhiti informoi se me këto mjete ndërhyhet në pjesën e urës në rrugën rajonale Shkup-Kumanovë në gjatësi rreth 300 metra, ndërsa vetë projekti duhet të përfundojë deri në qershor të vitit të ardhshëm.

‘Sipas asaj që pamë në terren, projekti po ecën sipas planit dinamik dhe deri më tani ka përfunduar 38 për qind e projektit. Besoj se ky projekti i yni do të kontribon shumë në mbrojtjen e popullatës nga vërshimet dhe në përmirësimin e kushteve të jetesës së popullatës, veçanërisht për shkak se kanali që kalon nëpër komunën e Haraçinës ka pasur rrezik të lartë nga vërshime’, deklaroi para interesit të madh të mediave Mexhiti.

Advertisement

 Sipas informacioneve nga terreni, nëpër kanalin periferik të Haraçinës kanë përfunduar sasi të konsiderueshme mbetjesh nga shishet plastike dhe ambalazhe të tjera, të cilat ulnin qarkullimin e tij dhe përveç kësaj, kanali ishte i tejmbushur me bimësi.

Ministria e Mjedisit Jetësor për këtë arsye i është drejtuar komunës për të mbështetur rregullimin e kanalit, me qëllim rikthimin e rolit të tij për sigurimin e kushteve për një rrjedhë më të mirë të ujërave atmosferikë nëpër vetë fshatin dhe mbrojtjen e vendbanimit nga vërshimet.

 

Lajme nga vendi

Tre persona të vdekur, policia jep detaje nga aksidenti në rrugën Tetovë – Shkup

Published

on

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin në rrugën Tetovë – Shkup.

Siç thonë nga SPB, në aksidentin në mes një autobusi dhe një makine kanë ndërruar jetë tre persona.

“Informacionet fillestare lidhur me aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës, në mes të veturës Opel me targa të Tetovës dhe një autobusi. Në vend ngjarje kanë ndërruar jetë dy persona një burrë dhe një grua, kurse një grua ka ndërruar jetë në Spitalin klinik të Tetovës, ku gjithashtu është dërguar edhe një fëmijë i lënduar të cilit i ofrohet ndihma mjekësore”.

“Prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë më vendin e ngjarjes për të kryer hetimet. Për detaje tjera më të hollësishme pasi të dokumentohet rasti”, thonë nga SPB Tetovë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kasami: Iniciativa për parkun përkujtimor në Spitalin Modular është në koordinim me familjarët e viktimave

Published

on

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur për iniciativën për të vendosur pllakë përkujtimore për nder të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës, ndërsa tha se kjo iniciativë sot ka kaluar në Këshillin e Komunës së Tetovës.

Kasami theksoi se iniciativa formalisht ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do të jem pjesë e kësaj iniciative. Është e përbashkët nga Komuna e Tetovës, Spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Formalisht është dërguar në komunë nga Ministria e Shëndetësisë dhe sot kaloi dhe u miratua nga këshilli komunal”.

“Ministria e Shëndetësisë iniciativën për parkun e ka bërë në bashkëpunim me familjarët. Komunikimi ynë me Ministrinë e Shëndetësisë është se ideja ka qenë në koordinim me familjarët”, tha mes tjerash Kasami.

Ai gjithashtu theksoi se duhet përfundimisht organet e hetuesisë të vendosin drejtësi për zjarrin tragjik më 8 shtator të vitit 2021.

Advertisement

“Organet e hetuesisë të tejkalojnë presionet politike që mund të kenë qenë në të kaluarën, dhe procesi për spitalin modular të vazhdojë në drejtim të zbardhjes së fajtorëve të vërtetë të tragjedisë, e cila nuk duhet të përsëritet. Nëse drejtësia nuk vjen në vend, rrezikojmë që këto raste të na përsëriten”, tha Kasami.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Gashi: Zgjedhjet do të shpallen në afatin e fundit, duhet të mbërrijmë afatet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kreut të Anti-korrupsionit

Published

on

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot ka folur për afatet për shpalljen e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

Ai tha se pret që zgjedhjet lokale të shpallen në afatin e fundit ligjor.

Jemi në afat të ngushtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, kështu që do të shohim që të shpallim zgjedhjet në afatin e fundit ligjor”.

““Për shkak të kësaj që e tash pak më herët në lidhje me afatet që zgjasin për Avokatin e Popullit dhe kryetarit të Anti-korrupsionit, po mundohemi që t’i mbërrijmë të gjitha afatet, të mos biem ndesh me afatin e shpalljes së zgjedhjeve , prandaj ende nuk e kemi definuar saktë datën, po kjo do të jetë me siguri në pjesën e parë të muajit gusht, që të arrihet afati për zgjedhjet”, u shpreh Gashi.

Continue Reading

Më të lexuarat