Connect with us

Lajme nga vendi

MEXHITI: USAID PARTNERE NË SHUMË PROJEKTE MJEDISORE QË PËRMIRËSOJNË STANDARDIN JETËSOR TË QYTETARËVE

Published

on

Zëvendës kryeministri i Parë dhe Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti priti sot në një takim pune delegacionin të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) të kryeasuar nga zonja Jeri Dible, përfaqësuese për Maqedoninë e Veriut.

Zonja Jeri Dible shprehu gatishmërinë e USAID-it për të mbështetur projekte që kanë të bëjnë me përmirësimin e ndryshimeve klimatike dhe mjedisit në vend, përmes programeve të ndryshme, dhe përcjelljen e përvojave pozitive nga vende të ndryshme në botë ku vepron Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Mexhiti falënderoi USAID-in për realizimin e shumë projekteve në Maqedoninë e Veriut, si dhe për interesin për bashkëpunim në projektetet prioritare të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, që kanë të bëjnë me masat ndaj ndryshimeve klimatike, dhe sistemit të monitorimit.

Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) është e pranishme në Maqedonisë e Veriut që nga pavarësimi i vendit, dhe mbështet synimin e vendit për t’u bërë një shoqëri më e zhvilluar ekonomikisht, më demokratike dhe gjithëpërfshirëse përmes programeve që promovojnë rritjen ekonomike dhe konkurrencën, rritjen e angazhimit të të rinjve për të ulur papunësinë si dhe zvogëlimin e korrupsionit.

Lajme nga vendi

Izet Mexhiti: 11 milionë euro investime për Çairin, 68 projekte në më pak se një vit

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, ka bërë të ditur se Komuna e Çairit ka përjetuar një transformim të dukshëm falë realizimit të mbi 68 projekteve infrastrukturore dhe investimeve që kapin vlerën mbi 11 milionë euro, përcjell Zhurnal.mk.

“Sot ishim në Dizhon për të mbikëqyrur punimet që po ecin me ritme të shpejta dhe të sigurta. Çdo projekt është në vijë, çdo investim po kthehet në realitet për qytetarët e Çairit,” theksoi Mexhiti.

Ai shtoi se ndryshimi tashmë ndihet në çdo lagje, rrugë dhe shtëpi, duke nënvizuar se ky është transformimi i premtuar për Çairin, i cili po bëhet i prekshëm çdo ditë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Fetai: Taravari thoshte se Ahmeti ia dha 6 komuna, doli se mori pak më pak

Published

on

Arben Fetai nga VLEN ka komentuar shpalljen e kandidaturave për zgjedhjet lokale të ASH-Taravarit. Fetai thotë se kandidatët në fjalë janë kandidatë të BDI-së, pasi do të garojnë së bashku, me lista të përbashkëta.

“Ai vazhdimisht ka thënë se Ali Ahmeti ia jep gjashtë komuna, doli se i dha pak më pak. Ia dha katër. Emrat kanë qenë të ditur, i kemi ditur qysh në dhjetor-mars, që këta emra do të dalin, me përkrahje të BDI-së. Pra këta janë kandidatë të BDI-së, do të ketë lista të përbashkëta me BDI dhe shkrirje të Arben Taravarit në BDI. I urojmë fat Arben Taravarit, por e shohim se fundi i tij do të jetë i njëjtë me atë të z. Sela një vit para tij. Është për keqardhje që dy kryetarë të ASH-së përfundojnë në prehrin e kundërshtarit tonë kryesor për dy dekada me radhë”, tha mes tjerash Fetai, duke shtuar se liderët e VLEN-it do të mblidhen sot, për të finalizuar emrat e kandidatëve nga VLEN për zgjedhjet lokale.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI: Qeveria të anulojë vendimin, me të cilin ulet numri i këshilltarëve në komuna me shumicë shqiptare

Published

on

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kërkojnë që Qeveria të anulojë vendimin, me të cilin sipas tij ulet numri i këshilltarëve në disa komuna me shumicë shqiptare. Shtojnë se edhe pse Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkelje në ndarjen e qytetarëve në rezidentë dhe jo rezident, qeveria nuk ka ndërmarrë hapa për të korrigjuar vendimin.

“Kanë kaluar ditë me radhë që kur u denoncua publikisht zvogëlimi i numrit të këshilltarëve në më shumë se 20 komuna ku praktikisht shlyhet mërgata, dhe Qeveria nuk ka dhënë asnjë sqarim, asnjë ndjesë, asnjë sinjal për përmirësim. Heshtja e tyre është dëshmi e qartë se diskriminimi institucional po ndodh me vetëdije dhe me bekimin e Qeverisë. Sot, opinioni publik e di se ky vendim është ndërmarrë në shtator të vitit 2024, ku me një veprim të njëanshëm, është përjashtuar padrejtësisht diaspora, pra është goditur kryesisht mërgata shqiptare, duke ulur artificialisht përqindjen e shqiptarëve nga 29.5% në 24.3%. Gjykata Kushtetuese tashmë ka konstatuar se ky vendim bie ndesh me Kushtetutën. Megjithatë, Qeveria vazhdon të heshtë, ndërsa përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, të cilët gjoja janë aty për të përfaqësuar interesat tona, heshtin me zell, me qetësi dhe me nënshtrim”, thonë nga BDI.

Continue Reading

Më të lexuarat