Lajme nga vendi
Normalizohet komunikacioni në rrugën Shkup-Veles
Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njofton se është normalizuar komunikacioni në rrugën Shkup-Veles
Nga atje thonë se komunikacioni po zhvillohet pa pengesa dhe në rrugë të thata.
“Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet të moderuar.
Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, thonë nga MPB.
Në aksidentin e mbrëmshëm në rrugën Shkup-Veles humbën jetën tre persona.
“Në orën 17:45. raportohet se një furgon është përmbysur në autostradën Shkup-Veles, para tunelit. Deri më tani janë deklaruar të vdekur tre persona, ndërsa pesë janë dërguar në spital për mjekim. Në vendngjarje janë dërguar ekipe policore dhe prokurori publik”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Lajme nga vendi
DO TË KETË PRITJE NË KUFI: NIS ZBATIMI I SISTEMIT PËR HYRJE-DALJE NË BE!
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nga 10 Prilli fillon evidenca elektronike dhe kontrolli në pikat kufitare për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian. Siç thuhet në komunikatë, si pasojë, mund të ketë rritje të kohës së pritjes në pikat kufitare gjatë hyrjes në BE.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga data 10.04.2026 fillon zbatimi i plotë i sistemit të hyrje-daljes në Bashkimin Evropian (EES – Entry/Exit System).
Ky sistem sjell një mënyrë të re, të digjitalizuar të regjistrimit dhe kontrollit të shtetasve nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, të cilët udhëtojnë për qëndrim afatshkurtër.
Me vendosjen e sistemit EES, hyrjet dhe daljet do të regjistrohen në mënyrë elektronike, ndërsa sistemi do të përpunojë edhe të dhëna bazë biometrike (gjurmë gishtash dhe fotografi), me qëllim identifikimin më të shpejtë dhe monitorimin më efikas të qëndrimit të lejuar sipas rregullit “90 ditë brenda 180 ditëve”.
Si pasojë, mund të ketë rritje të kohës së pritjes në pikat kufitare gjatë hyrjes në BE.
Njëkohësisht, bëhet e ditur se Policia Kufitare e vendit ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, duke vënë në funksion të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore, për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë dhe të pandërprerë të udhëtarëve në pikat kufitare.
Policia Kufitare do të jetë me angazhim të shtuar në terren, do të monitorojë vazhdimisht situatën, do të ndërmarrë masa për ruajtjen e rrjedhshmërisë së trafikut dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të rëndësishëm lidhur me zbatimin e këtij sistemi.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijesim për të gjithë aktorët politik
Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, lidhur me protestën që do të mbahet nesër nga ana e studentëve, ku kërkohet që provimi i Jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, ka shkruar se kjo protestë, është thirrje për vetëdijesim për të gjithë aktorët politik e shoqëror të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend.
“Në shtetet multietnike siç është Maqedonia e Veriut, elitat shoqërore, në veçanti klasa politike ka për detyrë që në vazhdimësi të punojë në ndërtimin politikave të qëndrueshme ligjore e institucionale të cilat do ta reflektojnë karaktetin multietnik dhe frymën e diversitetit të shtetit në çdo sferë të shoqërisë. Politika gjuhësore në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq, është rregulluar me një ligj gjysmak. Ligjet gjysmake japin zgjidhje gjysmake.
Prandaj protesta e nesërme është thirrje për vetëdijësim për të gjithë aktorët politikë e shoqërorë të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend.
Në vend të politizimit, bëj thirrje për ndërgjegjësim, sepse protestat studentore gjithmonë janë alarm për dukuritë shoqërore të cilat strukturat politike kanë për obligim t’ i trajtojnë në tërësi”, ka shkruar Mexhiti.
Lajme nga vendi
VLEN: Protesta e studentëve po e nxjerr në shesh mashtrimin 20-vjeçar
Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “kur studentët dalin në protestë, kjo flet më shumë për dështimin e atyre që për vite kishin pushtetin, sesa për ata që sot po punojnë për të gjetur zgjidhje”.
Nga VLEN gjithashtu thonë se BDI sot po e instrumentalizon pakënaqësinë e studentëve dhe po përpiqet të përfitojë politikisht nga një problem që vetë e ka lënë zvarrë.
“Kjo është skandaloze. Kishte ministra, institucione, mekanizma dhe gjithë pushtetin e nevojshëm për ta mbyllur këtë çështje njëherë e mirë. Nuk e bëri. Jo pse nuk mundi, por sepse ishte e zënë me hajni, me Soravi, me blerje pronash dhe me pazare për llogari të klikës së vet. VLEN e konsideron protestën e studentëve si shprehje legjitime ndaj një padrejtësie që nuk duhej të zgjaste kaq shumë. Zëri i tyre duhet dëgjuar, jo të përdoret si vegël propagandistike nga ata që vetë e krijuan problemin”.
“Ne nuk do të bëjmë atë që është bërë për vite me radhë. Të flitet shumë dhe të mos zgjidhet asgjë. Për çështjen e mundësisë që të diplomuarit në juridik ta japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, tashmë po punohet seriozisht për një zgjidhje të qëndrueshme, ligjore dhe institucionale. Jo arnim. Por zgjidhje. Politika gjuhësore në vend është ndërtuar mbi zgjidhje gjysmake. Dhe ligjet gjysmake japin padrejtësi të plota. Pikërisht për këtë, sot nevojitet vullnet për ta mbyllur këtë plagë, jo lot krokodili nga ata që e mbajtën hapur për dy dekada”, thonë nga VLEN.
“Dallimi është si toka me qiellin. BDI i përdori shqiptarët si mburojë për të vjedhur, për t’u pasuruar dhe për ta mbrojtur korrupsionin e vet, ndërsa ne i trajtojmë si amanet. Andaj, u bëjmë thirrje të gjithë faktorëve politikë të mos fshihen pas studentëve dhe të mos i përdorin për interesa ditore”, thonë nga VLEN.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

