Lajme nga vendi
Policia jep detaje të reja për aksidentin në autostradën Shkup-Veles ku humbën jetën tre persona

Tre persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar në aksidentin tragjik i cili ndodhi pasditen e djeshme në autostradën Shkup-Veles afër tunelit në Katllanovë, transmeton TV21.
Siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, aksidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 17:35, automjeti i pasagjerëve “Ford” me targa të Shkupit, i drejtuar nga 32 vjeçari O.D. nga Velesi ka dal nga rruga dhe është rrokullisur.
“Nga plagët e marra në vendin e ngjarjes kanë ndërruar jetë, A.N (37), J.A (47) dhe D.C. (66), që të tre nga Velesi. Ndërsa, me lëndime të rënda ka mbetur shoferi O.D. dhe pasagjerët të tjerë Z.S. (59) B.Z. (67) H.H. (33) dhe B.P. (41), të gjithë nga Velesi”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Kontroll në vendin e ngjarjes kanë kryer ekipi inspektues nga SPB-Shkup dhe prokurori publik, me urdhër të të cilit trupat e të ndjerëve janë dërguar për obduksion.
Prokuroria njoftoi dje se në vendngjarje është thirrur eksperti rrugor për të përcaktuar shkaqet e aksidentit.
Lajme nga vendi
Tre persona të vdekur, policia jep detaje nga aksidenti në rrugën Tetovë – Shkup

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë ka dhënë informacionet e para në lidhje me aksidentin në rrugën Tetovë – Shkup.
Siç thonë nga SPB, në aksidentin në mes një autobusi dhe një makine kanë ndërruar jetë tre persona.
“Informacionet fillestare lidhur me aksidentin në autostradën Tetovë-Shkup, në dalje të Tetovës, në mes të veturës Opel me targa të Tetovës dhe një autobusi. Në vend ngjarje kanë ndërruar jetë dy persona një burrë dhe një grua, kurse një grua ka ndërruar jetë në Spitalin klinik të Tetovës, ku gjithashtu është dërguar edhe një fëmijë i lënduar të cilit i ofrohet ndihma mjekësore”.
“Prokurori publik, ekipet e zjarrfikësve dhe policia janë më vendin e ngjarjes për të kryer hetimet. Për detaje tjera më të hollësishme pasi të dokumentohet rasti”, thonë nga SPB Tetovë.
Lajme nga vendi
Kasami: Iniciativa për parkun përkujtimor në Spitalin Modular është në koordinim me familjarët e viktimave

Kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami, ka folur për iniciativën për të vendosur pllakë përkujtimore për nder të viktimave në zjarrin tragjik në Spitalin e Tetovës, ndërsa tha se kjo iniciativë sot ka kaluar në Këshillin e Komunës së Tetovës.
Kasami theksoi se iniciativa formalisht ka ardhur nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Do të jem pjesë e kësaj iniciative. Është e përbashkët nga Komuna e Tetovës, Spitalit dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Formalisht është dërguar në komunë nga Ministria e Shëndetësisë dhe sot kaloi dhe u miratua nga këshilli komunal”.
“Ministria e Shëndetësisë iniciativën për parkun e ka bërë në bashkëpunim me familjarët. Komunikimi ynë me Ministrinë e Shëndetësisë është se ideja ka qenë në koordinim me familjarët”, tha mes tjerash Kasami.
Ai gjithashtu theksoi se duhet përfundimisht organet e hetuesisë të vendosin drejtësi për zjarrin tragjik më 8 shtator të vitit 2021.
“Organet e hetuesisë të tejkalojnë presionet politike që mund të kenë qenë në të kaluarën, dhe procesi për spitalin modular të vazhdojë në drejtim të zbardhjes së fajtorëve të vërtetë të tragjedisë, e cila nuk duhet të përsëritet. Nëse drejtësia nuk vjen në vend, rrezikojmë që këto raste të na përsëriten”, tha Kasami.
Lajme nga vendi
Gashi: Zgjedhjet do të shpallen në afatin e fundit, duhet të mbërrijmë afatet për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kreut të Anti-korrupsionit

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, sot ka folur për afatet për shpalljen e zgjedhjeve lokale, si dhe zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarin e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.
Ai tha se pret që zgjedhjet lokale të shpallen në afatin e fundit ligjor.
Jemi në afat të ngushtë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe kryetarit të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit, kështu që do të shohim që të shpallim zgjedhjet në afatin e fundit ligjor”.
““Për shkak të kësaj që e tash pak më herët në lidhje me afatet që zgjasin për Avokatin e Popullit dhe kryetarit të Anti-korrupsionit, po mundohemi që t’i mbërrijmë të gjitha afatet, të mos biem ndesh me afatin e shpalljes së zgjedhjeve , prandaj ende nuk e kemi definuar saktë datën, po kjo do të jetë me siguri në pjesën e parë të muajit gusht, që të arrihet afati për zgjedhjet”, u shpreh Gashi.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve