Lajme nga vendi
Taravari: Sela ka mbetur me një grup njerëzish! Unë s’e braktisa rrugën e Arbërit për të shkuar te Ali Ahmeti
Arben Taravari thotë se, jo vëtëm zyrtarisht, por edhe për shkak të ruajtjes së kauzës, ai është kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Në një intervistë për gazetën LAJM, Taravari tha se ai nuk hoqi dorë asnjëherë nga kauza e Alencës për Shqiptarët, që kishte të bënte me largimin e BDI-së nga pushteti.
“Aleanca për Shqiptarët, nuk është as e Arbenit, as e Ziadinit. Të gjitha anketat që bëhen dhe votat që analizohen gjatë zgjedhjeve është pa dyshim, edhe tani që i shetisim degët dhe nëndegët, nga ana e z.Selan kanë mbetur vetëm një grusht njerëzish. Unë besoj se ne e kemi dhënë provimin tek anëtarësia sepse e kemi mbajtur vijën politike, atë që jemi thirrur si parti politike, kur u formuam si fraksion I PDSH-së, thirreshim në rrugën e Arbër Xhaferit. Rruga e Arbër Xhaferit ishte rruga që sillte ndryshime te shqiptarët. Ne që jemi zyrtarisht Aleanca për Shqiptarët e mbajtëm rrugën e ndryshimit. Edhe ne mundëshim të shkojmë t’i bashkangjiteshim Ali Ahmetit, të shkriheshim në BDI, por partia do të kishte mabruar sepse nuk do të kishte as legjitimitet as kauzë. Por, ne ndihmuam për ta sjellë ndryshimin dhe me këtë jam shumë krenar për të gjithë anëtarët e partisë. Besoj se kemi shkruar një histori duke sjellur ndryshimin te shqiptarët pas 22 vjetësh politikë“, tha Taravari në një intervistë për gazetën LAJM.
Lajme nga vendi
Kasami: Përgëzime studentëve për protestën, premtoj se provimi i jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!
Kryetari i Tetovës dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Bilall Kasami, ka uruar studentët për protestën e organizuar sot, duke premtuar se çështja e jurisprudencës do të zgjidhet dhe provimi do të jepet në gjuhën shqipe.
“I përgëzoj studentët për protestën dinjitoze dhe vetëdijen e lartë qytetare që e dëshmuan sot.
Kërkesa e tyre është e drejtë dhe, siç ju kam premtuar edhe në takimin tonë të parë, këtë çështje do ta zgjidhim. Për herë të parë pas pavarësisë së shtetit Provimi i Jurisprudencës do të mbahet edhe në gjuhën shqipe!
Ndërsa elita milionere e ish-pushtetit, e cila tentoi të kontrabandohet në krye të kauzës së pastër studentore, sot dështoi keq. Ky popull i njeh mirë. Tinëzitë e tyre nuk kalojnë”, ka shkruar Kasami.
Lajme nga vendi
Mickoski paralajmëron ndryshime të mundshme në Qeveri pas ristrukturimit partiak
Kryeministri i Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, nuk përjashton mundësinë e ndryshimeve në përbërjen e Qeverisë, por thekson se për momentin është ende herët për të dhënë detaje konkrete.
I pyetur nëse do të ketë zëvendësime të ministrave dhe nëse është i pakënaqur me punën e ndonjërit prej tyre, Mickoski u shpreh se do të duhet durim.
“Të kemi durim për disa javë ose muaj. Derisa të jem i sigurt për atë që e them, nuk do të them as emër dhe as proces”, deklaroi ai.
Kryeministri bëri të ditur se fokusi aktual është te ristrukturimi i partisë që ai drejton, proces që pritet të përfundojë deri në fund të prillit ose në fillim të majit.
“Pres që deri në fund të prillit ose fillim të majit ta mbyllim strukturën e brendshme dhe më pas, në maj-qershor do t’i përkushtohemi marrëveshjeve ndërkoalicionuese, lëvizjeve kadrovike, freskimeve dhe rokadave institucionale”, shtoi Mickoski.
Sipas tij, periudha maj-qershor do të jetë vendimtare për çdo ndryshim të mundshëm në ekzekutiv, duke lënë të hapur mundësinë për rikonfigurim të koalicionit qeveritar dhe rifreskim të përbërjes së institucioneve.
Lajme nga vendi
Protesta e studentëve shqiptarë në RMV, Hoxha: Përdorimi i gjuhës amtare, e drejtë themelore
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar sot lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët kërkojnë të drejtën për të zhvilluar provimet në gjuhën shqipe.
Në një postim në rrjetin social X, Hoxha thekson se përdorimi i gjuhës amtare përbën një të drejtë themelore, të garantuar nga Kushtetuta dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve në Maqedoninë e Veriut.
“E kam ndjekur me vëmendjen më të madhe shqetësimin e shprehur dhe kërkesën e drejtë dhe legjitime të studentëve shqiptarë në Maqedoninë e Veriut për dhënien e provimit në gjuhën shqipe”, shkruan Hoxha.
Ai thekson se, “përdorimi i gjuhës amëtare është një e drejtë themelore, e garantuar nga Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut dhe Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, e cila nuk mund dhe nuk duhet të ngushtohet apo vonohet nga asnjë procedurë”.
Hoxha nënvizon se, nëse procedurat rezultojnë të mangëta apo të paqarta, është detyrim institucional që të gjenden zgjidhje të drejta dhe të qëndrueshme.
“Kjo është një çështje që kërkon trajtim të matur dhe të përgjegjshëm, larg çdo përpjekjeje për politizim. Ajo duhet adresuar me seriozitet institucional dhe në frymën e respektimit të të drejtave themelore”, shton më tej ministri Hoxha.
Hoxha thekson se, “demokracitë jo vetëm që kanë mekanizmat, por edhe pjekurinë e nevojshme për të gjetur zgjidhje ku harmonizohen shteti ligjor, legjislacioni dhe të drejtat e qytetarëve”.
“Studentët meritojnë përgëzim për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre. Kjo kërkon një përgjigje me të njëjtin standard përgjegjshmërie, përmes dialogut konstruktiv dhe zgjidhjeve që respektojnë plotësisht të drejtat e garantuara”, thekson Hoxha.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

