Lajme nga vendi
Velesi sot ka shpallur ditë zie për shkak të vdekjes tragjike të tre bashkëqytetarëve në aksidentin e trafikut
Velesi sot ka shpallur ditë zie për shkak të vdekjes tragjike të tre bashkëqytetarëve në aksidentin e trafikut që ndodhi më 16 tetor 2024 në autostradën Shkup-Veles.
“Familjeve të qytetarëve tanë të vdekur u shpreh ngushëllimet më të thella, ndërsa të lënduarve u uroj shërim të shpejtë dhe kthim sa më të shpejtë në jetën normale”, tha kryetari i komunës së Velesit, Marko Kolev.
Prokuroria themelore publike në Shkup ka lëshuar urdhër për autopsi të trupave të tre të vdekurve, për të përcaktuar shkaqet.
Katër nga të lënduarit në aksidentin në tunelin afër Katllanovës janë transferuar në KARIL, dy prej tyre janë ende në gjendje kritike për jetën.
Aksidenti ka ndodhur pardje pasdite kur për arsye të panjohura është përmbysur një furgon pasagjerësh, ku humbën jetën tre persona.
Lajme nga vendi
ULJA E AKCIZAVE: LIROHET BENZINA, DIZELI ME ÇMIM TË NJËJTË!
Nga mesnata hyjnë në fuqi masat e reja të Qeverisë për uljen e çmimeve të derivateve të naftës.
Sipas tyre, çmimi i naftës (dizelit) do të mbetet i pandryshuar, ndërsa benzina do të ulet për dy denarë për litër.
Qeveria ka vendosur të ulë akcizën për dizelin me katër denarë, ndërsa për benzinat me dy denarë.
Njëkohësisht, vazhdon të zbatohet masa për uljen e TVSH-së për karburantet nga 18% në 10%.
Gjithashtu, me kompaninë OKTA është arritur marrëveshje që të vazhdojë edhe zbritja shtesë – dy denarë për benzinat dhe tre denarë për dizelin, të paktën deri në fund të muajit prill.
Sipas Qeverisë, këto masa synojnë të zbusin presionin e çmimeve mbi qytetarët dhe të ruajnë standardin jetësor.
Ai theksoi se, pavarësisht rritjes së ndjeshme të kërkesës – veçanërisht në rajonet kufitare, ku është trefishuar shitja e derivateve të naftës – për momentin nuk ka nevojë për kufizimin e sasisë së karburanteve që blejnë shtetasit e huaj.
Nëse kriza vazhdon, Qeveria po shqyrton edhe masa shtesë, përfshirë uljen e TVSH-së për produktet bazë ushqimore nga 5% në 0%, si dhe riaktivizimin e masës për ngrirjen e marzheve.
Gjithashtu po analizohet mundësia që efektet e kësaj mase të zgjasin edhe pas heqjes së saj formale, me qëllim që të parandalohet një rritje e menjëhershme e çmimeve.
Lajme nga vendi
DO TË KETË PRITJE NË KUFI: NIS ZBATIMI I SISTEMIT PËR HYRJE-DALJE NË BE!
Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se nga 10 Prilli fillon evidenca elektronike dhe kontrolli në pikat kufitare për shtetasit e vendeve jashtë Bashkimit Evropian. Siç thuhet në komunikatë, si pasojë, mund të ketë rritje të kohës së pritjes në pikat kufitare gjatë hyrjes në BE.
Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se nga data 10.04.2026 fillon zbatimi i plotë i sistemit të hyrje-daljes në Bashkimin Evropian (EES – Entry/Exit System).
Ky sistem sjell një mënyrë të re, të digjitalizuar të regjistrimit dhe kontrollit të shtetasve nga vendet që nuk janë anëtare të BE-së, të cilët udhëtojnë për qëndrim afatshkurtër.
Me vendosjen e sistemit EES, hyrjet dhe daljet do të regjistrohen në mënyrë elektronike, ndërsa sistemi do të përpunojë edhe të dhëna bazë biometrike (gjurmë gishtash dhe fotografi), me qëllim identifikimin më të shpejtë dhe monitorimin më efikas të qëndrimit të lejuar sipas rregullit “90 ditë brenda 180 ditëve”.
Si pasojë, mund të ketë rritje të kohës së pritjes në pikat kufitare gjatë hyrjes në BE.
Njëkohësisht, bëhet e ditur se Policia Kufitare e vendit ka ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, duke vënë në funksion të gjitha kapacitetet teknike dhe njerëzore, për të siguruar një qarkullim sa më të shpejtë dhe të pandërprerë të udhëtarëve në pikat kufitare.
Policia Kufitare do të jetë me angazhim të shtuar në terren, do të monitorojë vazhdimisht situatën, do të ndërmarrë masa për ruajtjen e rrjedhshmërisë së trafikut dhe do të informojë qytetarët për çdo zhvillim të rëndësishëm lidhur me zbatimin e këtij sistemi.
Lajme nga vendi
Mexhiti: Protesta e studentëve është thirrje për vetëdijesim për të gjithë aktorët politik
Kryetari i komunës së Çairit dhe njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Izet Mexhiti, lidhur me protestën që do të mbahet nesër nga ana e studentëve, ku kërkohet që provimi i Jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, ka shkruar se kjo protestë, është thirrje për vetëdijesim për të gjithë aktorët politik e shoqëror të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend.
“Në shtetet multietnike siç është Maqedonia e Veriut, elitat shoqërore, në veçanti klasa politike ka për detyrë që në vazhdimësi të punojë në ndërtimin politikave të qëndrueshme ligjore e institucionale të cilat do ta reflektojnë karaktetin multietnik dhe frymën e diversitetit të shtetit në çdo sferë të shoqërisë. Politika gjuhësore në Maqedoninë e Veriut, për fat të keq, është rregulluar me një ligj gjysmak. Ligjet gjysmake japin zgjidhje gjysmake.
Prandaj protesta e nesërme është thirrje për vetëdijësim për të gjithë aktorët politikë e shoqërorë të cilët duhet të kontribuojnë për zgjidhje më të mira ligjore dhe politika afatgjate institucionale në vend.
Në vend të politizimit, bëj thirrje për ndërgjegjësim, sepse protestat studentore gjithmonë janë alarm për dukuritë shoqërore të cilat strukturat politike kanë për obligim t’ i trajtojnë në tërësi”, ka shkruar Mexhiti.
-
Lajme nga rajoni2 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota2 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga vendi2 months ago20-vjecari nga fshati Novo Sellë е Tetovës drejtonte mjetin pa leje i sekuestohet përkohësisht “BMV”

