Lajme nga vendi
Rregullohet kanali dhe tereni sportiv në fshatin Pirok
Në fshatin Pirok të komunës së Bogovinës banorët e lagjes që ndodhen në pjesën e poshtme të rrugës regjionale vite me rradhë kishin patur probleme me përmbytjet ngase mungonte kanali për grumbullimin e ujrave.Paraprakisht ujrat nga grumbullimi I rreshjeve atmosferike kishin përfunduar nëpër oborret e shtëpive dhe kishin shkaktuar dëme. Krahas kësaj, uji ishte grumbulluar edhe përgjatë rrugës dhe shpesh herë rruga bllokohej për qarkullim. Kryetaru I komunës së Bogovinës Besnik Emshiu ka bërë të ditur se përmes një projekti nga Byroja për Zhvilllim Rural kanali në këtë fshat është përfunduar dhe është evituar rreziku për përmbytje nëpër shtëpi të një pjese të këtij fshati. “Projekti për ndërtimin e kanalit në vendbanimin Pirok është gati.Projekti është kryer, gjithashtu është finansuar nga Byroja për Zhvilllim Rural dhe komuna e Bogovinës dhe ka kushtuar mbi 3 milion denarë. Tashmë në atë lagje është shmangur rreziku për përmbytje të shtëpive gjatë rreshjeve të shiut”Në ndërkohë, edhe në pjesën tjetër që ndodhet afër shkollës fillore të këtij fshati do të vendoset kanal për grumbullimin e ujrave nëntokësore dhe është një projekt që ka për qëllim të evitojë vërshimet në pjesën mbi shkollën fillore, ndërsa më pas do të ketë edhe një hapësirë për nxënësit e kësaj shkolle. Në këtë vendbanim, është rregulluar edhe tereni sportiv afër shkollës fillore “Sami Frashëri” I cili ka përfunduar së ndërtuari dhe është gati për shfrytëzim për nxënësit.Deklarata për sportin Kur jemi tek tereni sportiv, së fundmi në rrjetet sociale janë paraqitur disa fotografi të dëmtimit të rrjetës në pjesën për basketboll nga persona të pandërgjegjshëm. TV KOHA
Lajme nga vendi
Në pranga edhe pronari i “Sante Plus” në Shkup, Bilall Kara si dhe Geriana Arapi, po i kërkonte edhe Shqipëria
Pronari i spitalit privat “Sante Plus”, Bilal Kara, është një prej personave të arrestuar në operacionin e zhvilluar në Maqedonisë së Veriut, në kuadër të një hetimi për abuzime me Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.
Ai ishte shpallur në kërkim edhe nga autoritetet shqiptare që prej muajit shtator të vitit të kaluar, me dyshimin se nuk kishte deklaruar të ardhurat e përfituara në vlerën e 1 milion eurove, ndërsa në klinikë u gjetën edhe medikamente, të cilat dyshohet se kishin skaduar, por që përdoreshin nga stafi shëndetësor.
Sipas mediave maqedonase, bashkë me Bilal Kara u arrestuan edhe shtatë persona të tjerë, të cilët dyshohen për përfshirje në abuzime me procedurat e operacioneve në sy. Sipas hetimeve, dyshohet se për këto ndërhyrje kirurgjikale janë kryer pagesa si nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, ashtu edhe nga vetë pacientët. Mes personave të arrestuar, sipas mediave maqedonase është edhe Geriana Arapi, ish-drejtoresha e spitalit “Sante Plus”, e cila po ashtu ishte në kërkim prej më shumë se një viti nga autoritetet shqiptare, që pas bllokimit të klinikës “International Medicare” në Tiranë. Arrestimi i tyre në Maqedoninë e Veriut pritet të pasohet nga zhvillime të tjera lidhur me procedurat ligjore dhe kërkesën e autoriteteve shqiptare për ta.
Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale të shiut. Në disa lugina do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së mëngjesit. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 6 deri në 12 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 12 deri në 19 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht me vranësira, në orët e mëngjesit do të ketë kushte për shfaqjen e mjegullës së lehtë. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga veriu. Temperatura minimale do të ulet në 10, ndërsa maksimale do të arrijë në 15 gradë.
Lajme nga vendi
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, nuk ka vonesa në pikat kufitare
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar.
Nuk ka vonesa të gjata në pikat kufitare në anën RMV-së për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe menaxhimin e kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

