Lajme nga vendi
Kontroll në Shtip, gjenden armë dhe municione luftarake, dy persona të privuar nga liria

Më datë 23.10.2024 në ora 07:00 në fshatin Selcë, të Shtipit, nga ana e punonjësve policorë të Sektorit për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe Armëve në SPB Shtip, u është hequr liria A.M (54) dhe D.M (32).të dy nga Selca e Shtipit. Gjatë kontrollit në shtëpinë e D.M. në Shtip, të kryer me urdhër të gjykatës, i është gjetur një pushkë gjuetie “Baikal”, për të cilën nuk ka pasur leje. Më pas, po ashtu me urdhër të gjykatës, është bërë kontrolli në banesën dhe automjetin “Lada” të babait të tij A.M., gjatë të cilit janë gjetur dhe konfiskuar 69 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 289 gëzhoja, 34 fishekë manovrimi, pako barut, pako me të shtëna plumbi, mjete piroteknike, mjet për mbushje manuale të municioneve, një pushkë gjuetie “IZH” 18 kalibër 12 mm dhe gëzhoja gjuetie.
Me urdhër të prokurorit, personat janë ndaluar në stacionin policor. Kundër A.M. pas procedurës së shpejtë është parashtruar kallëzim penal nga neni 396 paragrafi 2 – “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar i armëve apo lëndëve shpërthyese” nga neni 396 i Kodit Penal. Ndërsa nga gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore të Shtipit i është shqiptuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kundër D.M. do të bëhet kallëzim penal sipas procedurës së rregullt nga neni 396 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Lajme nga vendi
Temperaturat e larta, rritet numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore

Temperaturat e larta kanë rritur numrin e pacientëve që kërkojnë ndihmë mjekësore. Përveç rrezikut nga dehidrimi, mjekët theksojnë se gjatë kësaj periudhe organizmi dobësohet dhe bëhet më i ndjeshëm ndaj viruseve të ndryshme. Mjekja Safjane Bellçishta shpjegon se, përveç vapës, edhe ahengjet dhe grumbullimet e shumta të njerëzve kontribuojnë në përhapjen e sëmundjeve. Sipas saj, pothuajse çdo javë shfaqen viruse të reja që prekin qytetarët.
“Javën e kaluar ishin me bark qitje ose vjellje, kurse këtë javë u paraqitën më tepër me dhimbje të fytit, dhimbje të veshëve, kokë dhembje, marramendje, që na detyroi të bëjmë analiza për të parë se cili është shkaku. Shkaku më tepër është si pasojë e temperaturave të larta, që te disa persona rrezet UV të japin një temperaturë në trupin e njeriut”, deklaroi Safjane Bellçishta, Mjeke amë.
Këtë javë, një numër i konsiderueshëm pacientësh që kanë kërkuar ndihmë mjekësore në këtë klinikë janë diagnostikuar me një mutacion të virusit COVID-19.
“Këtë javë më tepër u konstatua se është paraqit virusi me analizat që kemi bërë, mund të jetë një lloj i virusit Covid 19, mirëpo me mutacione që jep dhimbje në kokë, marramendje, temperaturë të lartë dhe temperatura është vetëm 1 ditë, nga 37,5 që është një temperaturë shumë e keqe, që në atë kohë organizmi ynë mundet më lehtë të merr ndonjë virus tjetër apo ndonjë bakterie”, tha Safjane Bellçishta, Mjeke amë.
Mjekët rekomandojnë kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe, duke këshilluar konsumimin e ushqimeve të lehta dhe të freskëta, marrjen e sa më shumë lëngjeve dhe shmangien e daljes në orët më të nxehta të ditës. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Zëvendëskryeministri Arben Fetai pret në takim zëvendësdrejtorin e ri të Byrosë për Zhvillimin e Arsimit, Shenasi Toci

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka zhvilluar sot një takim me Shenasi Tocin, i cili së fundmi është emëruar zëvendësdrejtor i Byrosë për Zhvillimin e Arsimit.
Gjatë takimit, Fetai ka theksuar angazhimin e plotë të Qeverisë për të arritur ekselencën në sektorin e arsimit, duke investuar vazhdimisht në modernizimin e infrastrukturës shkollore, përditësimin e kurrikulave dhe digjitalizimin e procesit mësimor. Ai ka nënvizuar se një nga prioritetet kryesore mbetet mbështetja për mësuesit, të cilët i konsideroi “zemra e sistemit arsimor”.
Sipas tij, përmes programeve të trajnimit profesional, rritjes së pagave, incentivave dhe mundësive për zhvillimin e aftësive digjitale, synohet krijimi i kushteve që mësuesit të ndihen të vlerësuar dhe të motivuar për të frymëzuar brezat e ardhshëm.
Fetai e përshkroi Shenasi Tocin si një figurë të dëshmuar në fushën e arsimit, me një histori të pasur angazhimi dhe përkushtimi ndaj përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies dhe zhvillimit institucional, duke theksuar se kontributi i tij do të jetë vendimtar për realizimin e vizionit të një arsimi modern, gjithëpërfshirës dhe inovativ.
Lajme nga vendi
Revizioni konstaton shkelje të shumta tek N.P Pyjet shtetërore

Enti Shtetëror i Revizionit kreu revizionin e raporteve financiare së bashku me revizionin e pajtueshmërisë të Ndërmarrjes Publike për menaxhimin me pyjet shtetërore. Në raport janë konstatuar gjendje, parregullsi dhe mos-harmonizim në punën e ndërmarrjes publike dhe për shkak të rëndësisë së tyre është shprehur opinion i pavolitshëm për realitetin dhe objektivitetin e raporteve financiare për vitin 2023 dhe për pajtueshmërinë me rregullativën ligjore, udhëzimet dhe politikat e vendosura.
Mjetet biologjike nuk vlerësohen sipas vlerës së tyre objektive, përkatësisht nuk zvogëlohen ose zhvlerësohen për sipërfaqet që ndodhen brenda kufijve të Parkut Nacional të Sharrit dhe janë të rregulluara me plane të veçanta ekonomike pyjore, si dhe sipërfaqet e prekura nga zjarret pyjore në të cilat fondi pyjor është shkatërruar plotësisht.
Në fund të vitit 2023, Ndërmarrja publike ka deklaruar detyrime ndaj Buxhetit të Shtetit për riprodhim të zgjeruar në shumën prej 450.844 mijë denarë përkatësisht 7.307.000 euro, ndërsa për riprodhim të thjeshtë nuk është hapur llogari e veçantë dhe nuk janë paguar mjete në shumën prej 250.186 mijë denarë, përkatësisht 4.055.000 euro. Njëkohësisht ndërmarrja kërkon 164.275 mijë denarë, përkatësiht 2.662.000 euro nga shteti bazuar në pjesëmarrjen në aksionin “Dita e Drurit”.
“Nga revizioni i kryer kemi konstatuar se 95% ose 37.672 mijë denarë nga kërkesat ndaj të punësuarve, rrjedhin nga periudha para vitit 2018 dhe kanë të bëjnë me: mungesa të drurit teknik dhe drurit për ngrohje, avanse të pakthyera, qarkullim ditor të papaguar nga shitjet, shfrytëzimi i shërbimeve katering dhe të tjera. Për shkak të mosmarrjes së masave për arkëtimin e tyre dhe afatit të përgjithshëm të parashkrimit, ekziston pasiguri e madhe që shuma prej 36.460 mijë denarësh përkatësisht 590.920 euro (deri në 5 dhe mbi 5 vite) të mos arkëtohet”, thuhet në raport.zhurnal
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve