Connect with us

Lajme nga vendi

Kryeministri Mickoski e priti kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen

Published

on

Kryeministri Hristian Mickoski e ka pritur para Qeverisë kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, e cila është për vizitë shtetërore në kuadër të turneut nëpër gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor.

Për momentin në Qeveri po mbahet takimi kokë më kokë i kryeministrit Mickoski dhe kryetares së KE-së, Fon der Lajen, pas së cilës do të mbahet takim bilateral ndërmjet dy delegacioneve.

Pas takimit, në Qeveri do të mbahet konferencë e përbashkët për media e kryeministrit Mickoski dhe kryetares Fon der Lajen.

Sipas njoftimeve, gjatë vizitës në Shkup, Fon der Lajen do të ketë takim edhe me presidenten Gordana Siljanovska Davkova.

Në prag të vizitës së Fon der Lajenit në rajon, Komisioni Evropian dje i miratoi agjendat reformuese të Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Kosovës, Serbisë dhe Malit të Zi, lidhur me Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor, me të cilat ato obligohen për reforma socio-ekonomike dhe fundamentale që do t’i zbatojnë në periudhën prej vitit 2024 deri në vitin 2027 për të nxiturs rritje dhe ndërlidhje me BE-në. Miratimi i agjendave reformuese ishte hap kyç që të mundësohen pagesat e mjeteve në kuadër të Mekanizmit për reforma dhe rritje të Ballkanit Perëndimor, vlera e prëgjithshme e të cilave është gjashtë miliardë euro.

Advertisement

Siç informoi dje zëvendësja e zëdhënësit kryesor të KE-së, Ariana Podesta, mu Plani për rritje, si dhe përparimi në rrugën evropiane të vendeve të Ballkanit Perënidmor do të jenë tema kryesore nët akimet e Fon der Lajenit me nikoqirët e saj gjatë turneut në rajon. 

Lajme nga vendi

Nesër dhe të premten moti shumë i nxehtë me temperatura të larta

Published

on

Nesër dhe të premten moti do të jetë shumë i nxehtë. Temperatura e ditës kudo do të jetë mbi 30 gradë Celsius, ndërsa në disa vende nesër pritet të kalojë edhe 40 gradë. Vlera e indeksit UV do të jetë 9, paralajmërojnë nga Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

Të premten pasdite dhe në orët e natës në disa vende do të ketë paraqitje të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formë të motit të ligë me erë të fuqishme dhe kushte për paraqitje të breshrit.

Në ditët e fundjavës do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar veriore, ndërsa temperaturat e ditës do të bien për 5-7 gradë në krahasim me ato të nesërmet.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Filipçe: Siç ka filluar VMRO-DPMNE, më e keqja ende nuk ka ardhur

Published

on

Kreu i LSDM-së, Venko Filipçe foli për vitin e parë të VMRO-së, duke paralajmëruar se vendi po fundoset, ndërsa zyrtarët qeveritarë fshihen pas fjalëve boshe dhe sukseseve të rreme.

“Pasi kuptoi se pakënaqësia po rritet dhe qytetarët ndihen të mashtruar, VMRO-DPMNE thotë se më e mira ende nuk ka ardhur. Pas katër vitesh qeverisje lokale dhe një qeverie qendrore, VMRO-DPMNE thotë: mos shikoni se çfarë kemi bërë deri më tani, por shikoni drejt së ardhmes”, tha Filipçe nga Kavadari.

Filipçe reagon ndaj, siç theksoi ai, përpjekjeve të qeverisë për të relativizuar dështimin e vet.

“Por kam një mesazh për Mickoskin, pasnesër dihet. Dhe mëngjesi që duhej të sillte shpresë, krenari dhe perspektivë, solli vetëm poshtërim, pakujdesi, arrogancë dhe kokëfortësi. Ndërsa Mickoski mban konferenca për shtyp për “sukseset” që askush nuk i ka parë, fermerët mbeten pa asnjë qindarkë mbështetje, ekonomia është e bllokuar, me rritje negative.

Nuk ka rimbursim të TVSH-së për kompanitë, nuk ka rritje të pagave. Nuk ka reforma në gjyqësor. Nuk ka masa për çmimet. Ka vetëm borxhe, 7 miliardë euro borxh të ri në një vit. Ka edhe inflacion galopant, në një kohë kur autoritetet po na bindin se jemi një ‘tigër’ ekonomik”, shtoi Filipçe, duke theksuar absurditetin e narrativave të qeverisë në krahasim me realitetin.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Borisov: PPE do të propozojë amendamente në të cilat Bullgaria këmbëngul në Raportin për Maqedoninë e Veriut

Published

on

“Amendamentet që përmendëm në Raportin për Republikën e Maqedonisë së Veriut do të propozohen nga Partia Popullore Evropiane (PPE)”, tha sot kreu i GERB-it dhe ish-kryeministri bullgar, Boyko Borisov.

Ai tha se kishte folur edhe me Manfred Weber dhe PPE-në dhe se raporti i PE-së nuk është detyrues.

“Amendamentet do të propozohen nga e gjithë PPE-ja, ndërsa ‘propozimi francez’, siç e quajmë ne, nuk do të anashkalohet”, tha Borisov, duke shtuar se PPE-ja nuk është vetëm partia më e madhe, por edhe më e fuqishme dhe, siç thotë ai, “ne do të arrijmë ta bëjmë këtë për të mbrojtur historinë dhe vendin tonë”.

Ai falënderoi të gjithë eurodeputetët në Parlamentin Evropian.

“Ne po bëjmë përpjekje si nga ana e qeverisë ashtu edhe nga ana e Parlamentit Evropian. Është e vërtetë, nëse do të isha kryeministër, kjo nuk do të kishte ndodhur”, shtoi Borisov.

Advertisement

“Nuk mund të thoshim se kush do të ishte raportuesi, di vetëm se katër ose pesë vjet më parë kjo nuk mund të kishte ndodhur. Pastaj Maqedonia nënshkroi një Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë, shkuam së bashku te Papa, unë shkova në Maqedoni për festat, kryeministri i tyre erdhi këtu, pastaj erdhi ai. Ne vazhdojmë me ndryshimet në pushtet, ata filluan të hapnin fluturime me Shkupin, ata fluturuan një herë dhe ky ishte fundi i gjithë diplomacisë Bullgari-Maqedoni e Veriut”, tha Borisov.

Continue Reading

Më të lexuarat